Connect with us

Sport

Dalin pamjet e reja nga acarimi mes Mbappes dhe Neymarit se kush duhej ta gjuante penalltinë

Published

on

Dalin pamjet e reja nga acarimi mes Mbappes dhe Neymarit se kush duhej ta gjuante penalltinë

Paris Saint-Germain arriti dy fitore nga dy në Ligue 1 të shtunën në mbrëmje.

Pasi shkatërroi Clermont 5-0 në ndeshjen e tyre hapëse të sezonit 2022/23, kampionët e Francës mundën Montpellier 5-2 në “Parc de Princes”.

Neymar ishte heroi i mbrëmjes për skuadrën e Christophe Galtier, braziliani që shënoi dy gola të tjerë.

Ish-lojtari i Barcelonës ka rifituar një formë të mirë, e cila do të shqetësojë kombëtaret e tjera të futbollit ndërsa i afrohemi Kupës së Botës “Katari 2022”.

Goli i parë i Neymar në mbrëmje ishte një penallti e realizuar në minutën e 43-të dhe ishte edhe më shumë provë se ai është një nga më të mirët nga 11 metra.

Megjithatë, pati një element polemikash rreth goditjes nga pika e bardhë.

Njëzet minuta para se Neymar të mposhtte Jonas Omlin në portën e Montpellier, Kylian Mbappe humbi një penallti ndërsa rezultati ishte 0-0.

Por, pavarësisht faktit se ai kishte dështuar në herën e parë të përpjekjes, Mbappe kërkoi që t’i jepej një mundësi e dytë.

Janë shfaqur pamjet e reja të sagës së fundit në PSG dhe duhet të shqetësojnë vërtet ata që janë në pushtet në klub.

Mbappe gjithashtu u përplas me Lionel Messin ndërsa po shkonte te Neymar për të bërë kërkesën e tij, diçka për të cilën shtatë herë fituesi i Topit të Artë nuk dukej shumë i kënaqur.

Marrëdhënia mes francezit dhe Neymar thuhet se është prishur në mënyrë dramatike kohët e fundit, gjë që mund të shkaktojë probleme të mëdha për Galtier. /Telegrafi/

Continue Reading

Lajme

Shorti për “EURO 2024”, Maqedonia e Kosova në vazon e katërt

Published

on

By

Shorti për “EURO 2024”, Maqedonia e Kosova në vazon e katërt

Përfaqësuesja e Maqedonisë, do të jetë në vazon e katërt para shortit për Kampionatin Evropian të vitit 2024 në Gjermani, i cili do të zhvillohet më 9 tetor.

Tani më është e sigurtë se Maqedonia, nuk do të përballet me kombëtaret e Turqisë, Greqisë, Gjeorgjisë, Kazakistanit, Azarbejxhanit, Ishujt Faroe, Bullgarinë dhe Kosovën. Të gjitha këto kombëtare janë pjesë e vazos së katërt.

Ndërkohë Shqipëria, do të jetë në vazon e tretë së bashku me Ukrainën, Slloveninë, Norvegjinë, Islandën, Irlandën, Islandën, Malin e Zi, Rumaninë, Suedinë dhe Armeninë.

Hedhja e shortit do të zhvillohet më 9 tetor në Shtutgart, ndërsa në një grup nuk mund të jenë Armenia dhe Azarbejxhani, Bjellorusia dhe Ukraina, Gjibraltari dhe Spanja, Kosova dhe BeH, si dhe Kosova dhe Serbia.

Continue Reading

Kosovë

Rrezikohet stafi dhe lojtarët e Ballkanit, aeroplanit i plasaritet xhami

Published

on

By

Rrezikohet stafi dhe lojtarët e Ballkanit, aeroplanit i plasaritet xhami

Ekipi i Ballkanit është detyruar të kthehet në Pragë, pasi aeroplanit me të cilin ishin duke u kthyer për në Kosovë iu është plasaritur xhami i përparmë.

Gjatë kthimit urgjent në Pragë, plasaritja është zmadhuar, transmeton Klankosova.tv.

I gjithë ekuipazhi që ndodhej në aeroplan është në gjendje të mirë shëndetësore.

Skuadra e Ballkanit po kthehej për në Prishtinë pas ndeshjes me Slavia Praga, ku ekipi kosovar humbi me rezultat të ngushtë, 3-2.

Continue Reading

Sport

Është rikthyer me fitore ekipi shqiptar Bad News Eagles pas pushimit të shkurtër veror

Published

on

By

Është rikthyer me fitore ekipi shqiptar Bad News Eagles pas pushimit të shkurtër veror

Është rikthyer me fitore ekipi shqiptar Bad News Eagles pas pushimit të shkurtër veror, duke e mposhtur ekipin portugez FTW në ndeshjen çerekfinale të turneut kualifikues Flow FiReLeague.

Këtë ndeshje Bad News Eagles e fituan pa ndonjë vështirësi të madhe, me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa. Në mapin e parë ‘Nuke’ fituan me lehtësi 16-5, ndërsa në mapin e dytë ‘Ancient’ e përmbyllën me rezultat 16-12.

Pas kësaj fitore ekipi shqiptar ka kaluar në gjysmëfinale të turneut kualifikues Flow FiReLeague, ku do të takohet me ekipin MASONiC. Ndeshjen gjysmëfinale ndaj ekipit MASONiC do ta zhvillojnë ditën e premte duke filluar nga ora 19:10, në formatin ‘Bo3’.

Continue Reading

Aktuale