Connect with us

Sport

Chelsea apo Barcelona? Merr fund telenovela e verës për mbrojtësin francez

Published

on

Jules Kounde sezonin e ardhshëm do të jetë një futbollist i Barcelonës me katalanasit që arrijnë një tjetër goditje të bujshme në këtë merkato pas transferimit të Robert Lewandowskit, Kessie apo Christensen e Raphinha.

Presidenti Joan Laporta e lajmëroi se do të fokusohej tek transferimi i një mbrojtësi dhe në fund ia doli të mposhtte konkurrencën e Chelsea që prej kohësh ishtë në tratativa me Sevillan madje duke ofruar edhe 55 milionë paund.

23-vjeçarin ka arritur marrëveshjen personale me Barcelonën të dielën ndërsa vendimtar në këtë “operacion” të suksesshme të spanjollëve ka rezultuar edhe vetë ndërhyrja e trajnerit Xavi Hernandes i cili bindi francezin me idenë e rikthimit të bluagranave sërish në majën e futbollit europian. Ndërkaq, ende nuk bëhen të ditura shifrat e transferimit, megjithatë pritet që në orët e ardhshme të zbardhen të gjitha detajet të cilat bënë që Kounde sezonin e ardhshëm të luajë në Camp Nou.

Continue Reading

Sport

Pique pranon ta reduktojë pagën për t’i ndihmuar Barcës

Published

on

By

Pique pranon ta reduktojë pagën për t’i ndihmuar Barcës

​Gerard Pique do të bëjë pjesën e tij për ta ndihmuar Barcelonën.

Një nga lojtarët më të vjetër në skuadrën e Barcelonës, Gerard Pique është i gatshëm të pranojë një reduktim në pagë.

‘Catalunya Radio’ bën të ditur se Pique edhe formalisht ka njoftuar Barcelonën se është gati ta shfuqizojë kontratën e re dhe ta firmosi një me pagë më të ulët.

Barca ka nevojë të reduktojë pagat e klubit, në mënyrë që t’i regjistrojë lojtarët e rinj.

Një nga opsionet që mund të shfrytëzohen mund të jetë edhe leva e katërt

Continue Reading

Sport

​Messi mund të rikthehet në Barcelonë

Published

on

By

​Messi mund të rikthehet në Barcelonë

Ylli i PSG-së dhe autori i dyfishtë i golave në ndeshjen e fundit, Lionel Messi mund të largohet nga parisienët.

Përkatësisht, siç shkruan Forbes, Barcelona dhe Messi kanë rinisur negociatat për rikthimin e argjentinasit të madh në radhët e klubit katalanas në vitin 2023.

Sipas mediave të huaja, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta tashmë ka kontaktuar me babanë dhe agjentin e Messi-t.

Kontrata e Messi-t me PSG-në skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm, ndonëse ekziston mundësia për ta zgjatur edhe për 12 muaj të tjerë.

Forbes shkruan gjithashtu se shpresat për kalimin e mundshëm të Messit tek Inter Miami amerikan janë shuar.

Nëse ai nuk e zgjat kontratën me PSG-në vitin e ardhshëm, Messi mund të nënshkruajë për Barcelonën si lojtar i lirë në moshën 36-vjeçare.

Pasi Laporta deklaroi se ka një detyrim ndaj shtatë herë fituesit të Topit të Artë, zërat për rikthimin e Messi-t në Camp Nou u bënë edhe më të forta.

Continue Reading

Sport

“Ballistët” kërkojn dorëheqjen e kryetarit të Shkëndijës, Besnik Ibrahimi

Published

on

Tifo grupi “Ballistët” përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të klubit KF Shkëndija të Tetovës, Besnik Ibrahimi.

Postimi i plotë:

“Ishte lutja dhe djersa jonë në vitin 2013 që Ekologu të jetë pranë Shkëndijës dhe Ballistëve!

A e meritojnë tani Ballistët këtë injorrancë dhe përbuzje nga Kryetari aktual Besnik Ibraimi, i cili me meritën tonë e gëzon atë post ?!

Ne kemi vetëm një vendim:

Të largohet sa më shpejt prej aty dhe të jep dorëheqje sa më parë nga klubi i zemrës !!!

Përndryshe do të vazhdojmë me sjellje radikale dhe aktivitete të vazhdueshme deri në aritjen e qëllimit!

Më konkretisht do ti shpalosim të gjitha pisllëqet të cilat i ka bërë në Shkëndijë gjatë periudhës si Kryetar i klubit!!!

Ne Ballistët, jo ti “Besniku i famshëm pasanik” !!!, theksojn nga tifo grupu Ballistët Tetovë 1992.

Continue Reading

Aktuale