Connect with us

Komente

Ibraimi: Deputetët e BDI-së me shumë kënaqësi po luftojnë për identitetin maqedonas

Published

on

Shkruan Selim Ibraimi

Deputetët e BDI-së me shumë kënaqësi po luftojnë për gjuhën maqedonase në BE dhe shihni sa të lumtur janë kur flasin në debatet televizive dhe konferenca shtypi. Këta deputetë dhe diplomatë të BDI-së në të vërtetë e kanë rregulluar statusin e shqiptarëve, të gjuhës dhe tash ka mbetur të luftojnë për çështje identitare të huaja.

Të mos flasim për largimin e 20 për qindëshit ku nuk ka asnjë debat se çka më tej. Në çfarë gjendje e kanë lënë gjuhën shqipe në MV, kjo as që vërehet. Përdorimi dhe zbatimi i gjuhës shqipe është për të ardhur keq dhe nuk ka gjasa që një ditë kjo gjuhë të bëhet zyrtare e të mos flasim gjuhë e njëjtë edhe për përdorim të jashtëm, ku po aty deputetët e rinj dhe të vjetër të partisë së Ahmetit po luftojnë aq shumë për gjuhën dhe identitetin maqedonas.

Deputetë më të fortë dhe më të zëshëm që nga viti 1991 nuk kemi pasur në parlamentin e Maqedonisë. Lufto për çështje të huaja dhe për të tuat mos fol asgjë. Është për tu habitur se nga e kanë marrë këtë politikë këta deputetë të partisë së Ahmetit?! E gjithë kjo situatë ma kujton kohën kur gjatë RSFJ-së, në Kuvendin Federativ kishim një përfaqësues -deputet me emrin Hisen Ramadani nga rrethina e Tetovës që i “përfaqësonte” me të vërtetë interesat tona në Beograd./cssd.ngo

Continue Reading

Komente

Nebiu: Falë politikave vasale e korruptive të BDI-së, në tokën tonë na llogarisin si mysafirë dhe të dorës së dytë!

Published

on

Shkruan: Mr.sc. Driton Nebiu

Kur shqiptarët protestonin per drejtësi, për një dritare të thyer u dënuan me dy-tre vite burg efektiv.

Protestojnë maqedonasit, thyejnë e lëndojnë edhe dhjetëra policë, ndërsa dënohen apo më mirë të themi, shpërblehen me dënime me kusht.

Në tokën tonë po na llogarisin si mysafirë dhe të dorës së dytë, falë politikave vasale e korruptive të BDI-së.
Realitet i hidhur, por ja që po e jetojmë!

Continue Reading

Komente

Xhaferi: Sa u zgjidhën këto vrasje e krime si Durmo Tours, Besa Trans, Modulari aq edhe Zhan Mitrev

Published

on

Aktivisti i shoqërisë civile, Arianit Xhaferi përmes një postim në facebook ka komentuar lidhur me skandalin që shpërtheu me klinikën private “Zhan Mitrev” në Shkup, ku kishte parregullsi dhe ekpserimentime gjatë trajtimit të pacientëve me Covdi-19 janë trajtuar me metodën e hemofiltrimit, që në shumë raste ka rezultuar fatale për ta.

Postimi i plotë i Arianit Xhaferi:

“Sa u zgjidhën këto vrasje e krime:
Sante Plus
Durmo Tours
Besa Trans
Modulari në Tetovë
(etj)

Aq do zgjidhet edhe krimi ZAN MITREV. Shtet muti me gjyqësor të udhëhequr nga kriminelë të niveleve më të larta”, ka shkruar Xhaferi.

Continue Reading

Komente

Alfred Cako me parashikim trishtues për Maqedoninë e Veriut

Published

on

Konspiracionisti, Alfred Cako përmes një postimi në rrjetet sociale ka dal me një parashikim të tmerrshëm për Maqedoninë e Veriut, duke shkruar se ky vend fqinj po shkon drejt shkatërrimit, pasi që sipas tij, e pret kolapsi dhe falimentimi.

Ja postimi i Cakos, që është pjesë e stafit të emisioneve të Top-Channel në emisionin e të dielave të pasdites:

“Ky shtet artificial me ne fund do te shkatrrohet nga Illuminati, Monkeydonia do te ndahet mbrenda keto 2 viteve qe po hyjm.

Shqiptaret do te armatosen nga Izraeli dhe Amerika. Maqedonet do te joshen nga Serbia dhe Rusia. Ne loj do te futet Bullgaria per ta mare gjysmen e maqesonise deri ne prilep por surpriza do jet greqia e cila dhe ajo do nje pjes te saj.

Por Kabala mendon se ne at kohe Greqine ta futin ne luftte shpejt blic me turqine ne menyre qe mos te merret me madedonine. Tel Avivi ka derguar disa spiun te Mossad, per ta mbajt gjendjen nen kontroll. Anen tjeter Mali i Zi dhe Bosnja e kan punen shum keq dhe drejt kolapsit. Ballakani po riformesohet dhe po vjen ne gjendjen qe ishte 1000 vjet me parë. Shqiptare Armatosuni, bleni arme, o sot o kurr ta bejm shqiperine Etnike.”, ka shkruar Cako.

Continue Reading

Aktuale