Connect with us

Shëndeti

Ja çfarë i ndodh lëkurës kur digjemi nga dielli

Published

on

Gjithçka lidhet me kontaktin e rrezeve ultraviolet me sipërfaqen e lëkurës. Nga ky kontakt dëmtohet struktura e shtresës së parë të qelizave të lëkurës. Këto rreze kur lëkura është e pambrojtur, përthithen nga qelizat e ADN-së, duke shkaktuar kështu një deformim në lidhjen e gjeneve të ADN-së

Pothuajse të gjithë e kanë provuar djegien nga dielli kur e ekzagjerojmë me ekspozimin në diell. Lëkura skuqet dhe në rastin më të keq krijohen disa flluska të mbushura me ujë të cilat dhembin. Përveç dhimbjes, djegia nga dielli ka dhe pasoja në shëndetin e organizmit të njeriut. Por cilat janë pasojat që shkakton djegia e diellit?

DËMTIMI I ADN-së

Djegia nga dielli përcaktohet nga ekspertët si djegie nga radiatimi i tepërt. Gjithçka lidhet me kontaktin e rrezeve ultraviolet me sipërfaqen e lëkurës. Nga ky kontakt dëmtohet struktura e shtresës së parë të qelizave të lëkurës. Këto rreze kur lëkura është e pambrojtur, përthithen nga qelizat e ADN-së, duke shkaktuar kështu një deformim në lidhjen e gjeneve të ADN-së. Nga ky deformim qelizat nuk arrijnë të rigjenerohen dhe fillojnë të shkatërrohen me ritëm më të shpejtë.

SULMI NË SISTEMIN IMUNITAR

Në momentin që qelizat e shtresës së parë të lëkurës kuptojnë që ‘sulmohen’ nga rrezet e dëmshme ato fillojnë të prodhojnë molekulat mbrojtëse. Këto molekula nxisin enët e gjakut që të mbushin hapësirat mes qelizave dhe strukturave të tjera të lëkurës. Ky vërshim i lëngjeve si gjaku dhe limfa, shkakton ënjtjen dhe skuqjen e lëkurës, si dhe ndjesinë e nxehtësisë dhe ndjeshmërinë e lartë. Një proces i tillë fillon që në momentin që ju jeni duke qëndruar në plazh dhe zgjat për disa ditë, prandaj dhe ju duket sikur gjendja e lëkurës suaj po përkeqësohet. Disa qeliza mbrojtëse pastrojnë lëkurën nga zonat e dëmtuara ndërsa të tjera merren me eliminimin e kimikateve që shkaktojnë dëmtimin e mëtejshëm të lëkurës. Aksioni i tyre mund të shkaktojë dhe një reagim alergjik, prandaj dhe ju keni nevojë që të kruheni.

PËRGATITENI VETËN PËR TË PARANDALUAR NJË HERË TË DYTË

Në momentin që inflamacioni fillon të qetësohet, lëkura fillon të ndërtojë një shtresë të shëndetshme. Ky proces njihet nga shumica si rënia e lëkurës së vdekur apo rrjepja. Dëmtimi nga rrezet e diellit gjithashtu nxit trupin që të prodhojë melaninë, pigmentin që i jep ngjyrë lëkurës dhe flokëve tuaj. Melanina na dhuron ngjyrën e bukur të nxirjes që të gjithë e synojmë. Por edhe pse skuqja ka kaluar në nxirrje nuk do të thotë që lëkura juaj tanimë është imune ndaj rrezeve të diellit.

MASAT MBROJTËSE

Është shumë e rëndësishme që gjatë kohës që jeni në plazh të pini sa më shumë lëngje dhe fruta. Pasi këto të dyja ndihmojnë lëkurën tuaj të jetë e hidratuar dhe e shëndetshme. Nëse digjeni përdorni kompresa të freskëta duke i vendosur lehtë në zonat ku jeni djegur. Gjithashtu kosi është një nga produktet e përsosura që freskon dhe ndihmon shërimin e shpejtë të lëkurës nga dielli. Por mos hezitoni të përdorni edhe kremra të cilët përdoren pas diellit. Nëse ndjeni marrje mendsh, të vjella apo dhimbje të forta koke këshilloheni që të kërkoni menjëherë ndihmën e një mjeku.

Continue Reading

Shëndeti

Teknika e re ‘pioniere’ që mund të dallojë kancerin e syrit – i duhet ‘më pak se një sekondë’

Published

on

Pengesa më e madhe për përmirësimin e shkallës së mbijetesës së kancerit është vonesa në zbulimin.

Fatmirësisht, përparimet e teknologjisë po ndihmojnë për të ngushtuar hendekun midis zbulimit dhe diagnostikimit.

Studiuesit kanë zhvilluar një pajisje “pioniere” 3D e cila mund të ndihmojë në zbulimin e kancerit të syrit në një mënyrë të shpejtë, efikase dhe të lirë.

Pajisja me kosto të ulët, e cila mund të kapë imazhe 3D të syrit, mund të ndihmojë gjithashtu në zbulimin e glaukomës – një gjendje tjetër e syve që përfiton nga zbulimi i hershëm. Pajisja mund të kapë imazhe të retinës, pjesës së pasme të syrit dhe kornesë dhe mund të shtohet në një llambë të çarë e cila përdoret zakonisht nga optometristët për të kontrolluar shëndetin e syrit.

Makinat ekzistuese për imazhe 3D mund të kushtojnë deri në 118 mijë euro gjë që shpesh i bën ato shumë të shtrenjta për përdorim në shkallë të gjerë të popullsisë.

Një version i modifikuar i teknologjisë mund të bëjë të mundur që njerëzit të bëjnë “selfie” të retinës së tyre, që do të thotë se makina mund të përdoret në mjedise jo të mbikëqyrura si farmacitë. Pajisja është zhvilluar nga Doktor Mario Giardini, Doktor Ian Coghill dhe Kirsty Jordan, në Departamentin e Inxhinierisë Biomjekësore të Universitetit të Strathclyde.

Doktor Giardini tha: “Pacientët mund të fotografohen lehtësisht dhe me kosto të ulët, pa nevojën e pranisë së një specialisti. Pajisja jonë merr imazhe 3D në mënyrë të besueshme dhe është e rehatshme dhe e shpejtë, në më pak se një sekondë”.

“Teknologjia ka potencialin të revolucionarizojë ekzaminimin dhe ndjekjen brenda komunitetit të kushteve të tilla si glaukoma, siç mund ta përballonte çdo optometrist, kudo në botë. Kjo punë e bën diagnostikimin e syve më të aksesueshëm, duke reduktuar pabarazitë”.

Continue Reading

Shëndeti

Dy sëmundjet nga të cilat rrezikoheni nëse flini me dritë ndezur në dhomën e gjumit

Published

on

Nuk janë të paktë ata që janë mësuar të flenë me dritë në dhomën e tyre.Diçka që është e dëmshme për shëndetin tonë, sipas një studimi të ri shkencor nga Universiteti Northwestern.

Në mënyrë të veçantë, u vu re se çdo ekspozim ndaj dritës gjatë natës lidhej me një rrezik më të lartë të obezitetit, presionit të lartë të gjakut (hipertensionit) dhe diabetit tek të rriturit e moshuar.

“Pavarësisht nëse është telefoni juaj apo televizori i lënë ndezur gjatë kohës që flini, edhe ndotja nga drita e qytetit të madh, mund të rrisë rrezikun e diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare, veçanërisht për njerëzit e moshuar”, thotë bashkëautori i studimit dhe asistent profesor i neurologji në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Northwestern Feinberg dhe një mjek i Mjekësisë Veriperëndimore.

Continue Reading

Shëndeti

Ja sa dëm i shkaktoni trupit kur nuk hani mëngjes

Published

on

Mos e lini mëngjesin pa ngrënë është këshilla e përjetëshme e nënave dhe gjysheve.

Shpesh konsiderohet si një nga vaktet më të rëndësishme të ditës i cili ju mban të ngopur e të fortë për gjatë gjithë ditës.

Por si qëndron e vërteta për këtë vakt të ditës?

A është vertëtë mëngjesi kaq i rëndësishëm për t’u konusmuar?

Në këtë artikull nga AgroWeb.org ju tregojmë se përse ky vakt konsiderohet më i rëndësishëm se dreka dhe darka.

Zgjidhni ushqimet dhe jo vaktin
Kjo është e vërtetë dhe funksionon për persona të caktuar edhe sipas ekseprtëve.

Nëse nuk keni dëshirë të konsumoni një vakt të plotë sapo zgjoheni në mëngjes për disa persona mund të jetë e pranueshme.

E rëndësishme është të zgjidhni se çfarë do të konsumoni në mëngjes.

Në vend të një pjatë të mbushur me petulla apo drithra me sheqer, zgjidhni të konsumoni shumë proteina.

Mjafton një gotë me lëng frutash apo një frut për të mbushur stomakun tuaj plot me shëndet.

Nëse konsumoni që në mëngjes ushqime të pasura me fibra do të ndiheni të ngopur për një kohë më të gjatë dhe kjo do të ndihmojë më energjinë tuaj gjatë gjithë ditës.

Nga ana tjetër nëse e detyroni veten të mos konsumoni mëngjes edhe kur keni uri rrezikoni të ulni nivelin e sheqerit në gjak që prek më pas prodhimin e insulinës duke shkaktuar një sërë problemesh në trupin tuaj.

Kur qëndroni shumë pa ngrënë do të ndiheni të lodhur, trupi juaj do të sforcohet më shumë dhe kjo pa dyshim që është e dëmshme.

Në rast se nuk po praktikoni një regjim strikt, atëhere lënia e mëngjesit pa ngrënë në këtë rast do të ishte shumë e dëmshme për organizmin dhe do t’ju bënte të irritoheshit më shpejt gjatë ditës tuaj.

Po kur nuk keni uri?
Në rastet kur nuk keni uri sipas ekspertëve përgjigja e duhur për trupin do të ishte të mos konsumoni çdo gjë sapo zgjoheni në mëngjes.

Gjithsesi është e rëndësishme të kuptoni arsyen se përse nuk keni uri në mëngjes, ndoshta po konsumoni darkën shumë vonë.

Ndoshta po konsumoni për një kohë të gjatë vakte të rënda të cilat stomaku juaj i tret me vështirësi.

Nëse nuk doni të vraponi menjëherë në kuzhinë sapo zgjoheni atëherë mos e bëni.

E rëndësishme është të konsumoni diçka 2-3 orët e para pasi jeni zgjuar.

Ekspertët këshillojnë që t’i konsumoni të tre vaktet në një ditë, por që gjithashtu të dëgjoni edhe trupin tuaj e të zgjidhni gjithnjë ushqimet më të shëndetëshme.

Continue Reading

Aktuale