Connect with us

Lajme

Serbia ua ndalon pushimet vjetore punëtorëve në veri të Kosovës, shkak “situata politike”

Published

on

“Na ndihmoni!” Këto janë fjalët e një punonjësi shëndetësor në njërën nga katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës. Ky sektor, por edhe institucionet tjera në këtë pjesë të Kosovës, të cilat i financon Serbia, kanë marrë një “paralajmërim verbal” këtë javë se nuk mund t’i shfrytëzojnë pushimet e tyre vjetore në periudhën e ardhshme.

Si arsye për një gjë të tillë është theksuar “situata politike“.“Të gjithë jemi të çuditur”, tha bashkëbiseduesi.

“Njerëzit kanë paguar mijëra euro për aranzhimet verore”, shton ai.

Identiteti i punëtorit është i njohur për redaksinë e Radios Evropa e Lirë, por ai insistoi që të mbetej anonim për shkak të frikës se mund ta humbte vendin e punës.

“Në takimin e shefave të reparteve me kryeinfermieret u tha fjalë për fjalë, se pushimet vjetore janë rreptësisht të ndaluara. Në rast se ndonjëri prej shefave të reparteve ia miraton punonjësit të tij (pushimet), ai do të zëvendësohet menjëherë”, thotë një tjetër bashkëbisedues i REL-it, po ashtu nga fusha e shëndetësisë.

Zemërimi dhe dëshpërimi për ndalimin e pushimeve

Zemërimin nuk e fshehin as punëtorët në sektorë të tjerë, sikurse në arsim, të cilët kërkuan të mos identifikohen.“Drejtori na tha dje se nuk ka pushim deri në një njoftim të dytë dhe se jemi të detyruar të paraqitemi në punë, pa shpjegime. Siç thuhet, ky është urdhër i Ministrisë së Arsimit (të Serbisë). Jemi të pafuqishëm, na është përzier frika, zemërimi dhe hidhërimi”, tha një punonjës nga sistemi i arsimit.

“Kush e dha këtë urdhër? A e dha shteti? A është shpallur gjendje e jashtëzakonshme? Kjo nuk është normale. Për tre vjet nuk kemi lëvizur askund, ndërkaq tash, ndalohemi. Kush po na ndalon dhe pse?”, pyet një punonjës tjetër në sistemin serb në Kosovë, duke shtuar se të gjithë janë “të neveritur dhe të zemëruar”.

“Prej se jam lindur, nëpër protesta, barrikada, fushëbeteja… edhe fëmijët e mi kanë të drejtën për det, për gëzim, për verë. Asgjë më nuk më lidh për këtë Kosovë. Ma kanë neveritur”, shtoi ai.

Kjo po ndodh pasi Qeveria e Kosovës, më 29 qershor i vendosi Serbisë masat reciproke lidhur me dokumentet personale, si dhe vendimin për riregjistrimin e veturave me tabelat e qyteteve në Kosovë të lëshuar nga autoritetet e Serbisë – në tabela RKS (Republika e Kosovës).Ato targa që përdoreshin kryesisht në veri të Kosovës, Prishtina zyrtare i konsideronte të paligjshme për vite me radhë, por nuk ka reaguar, siç po reagon kësaj radhe.

“Paralajmërime për luftë dhe për persekutimin e serbëve”

Ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës ka reaguar ashpër presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me pretendimet se përfaqësuesit e Listës Serbe e kanë njoftuar atë se nuk do të durojnë më asnjë “kërcënim”.

“Qëllimi është dëbimi i serbëve, sidomos nga veriu i Kosovës dhe Metohisë, për të bërë një ‘Stuhi’ të re”, ka thënë Vuçiq dhe ka shtuar se Beogradi nuk do ta lejojë këtë.
Ndërkaq, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka vlerësuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke e “përgatitur fillimin e një konflikti të madh dhe sulmin ndaj serbëve, në fund të shtatorit”.

Pas kësaj, u ndalua shfrytëzimi i pushimeve vjetore për të gjithë ata që paguhen nga buxheti i Serbisë në veri të Kosovës.

Kompetentët heshtin

REL-i nuk ka arritur të marrë përgjigje 

nga autoritetet në veri të Kosovës lidhur me ndalimin e pushimeve për shkak të situatës politike.
Shefi i administratës së shkollës Ivan Zaporozhac dhe drejtori i Qendrës Spitalore Klinike, Zlatan Elek, nuk iu përgjigjën thirrjeve dhe as mesazheve telefonike, më 1 korrik.

Përgjigja nuk ka ardhur nga Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, as nga Ministria e Arsimit dhe as nga ajo e Shëndetësisë e Qeverisë së Serbisë.

Agjencitë turistike “në kaos”

Nenad Stojakoviq, pronar i agjencisë turistike “Holiday plus” nga Mitrovica e Veriut, konfirmon se një numër i madh i njerëzve thërrasin për të anuluar aranzhimet në momentin e fundit.

“Është problem i madh, si do të kthehen paratë. Ky është problem i madh, më shumë se 100 njerëz (kanë kërkuar anulimin e pushimeve)”, tha Stojakoviq.

Si shembull, ai thekson se një familje është dashur që më 30 qershor të udhëtojë për në Egjipt, por në momentin e fundit e ka anuluar udhëtimin.

“Ata e humbën hotelin që e kanë paguanin në muajin shkurt. Si t’i kompensoni ato para?”, thotë pronari i agjencisë turistike “Holiday plus”.

Ai sqaron se tashmë kanë pësuar humbje për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe përsërit se tash është krijuar një problem i madh për shkak të anulimit të papritur të pushimeve vjetore.

Një numër i madh i serbëve në Kosovë janë të punësuar në institucionet serbe, gjegjësisht ekzistenca e tyre varet nga pagat që ua siguron Beogradi.

Nga buxheti i Serbisë, i vitit 2021, për Kosovën janë ndarë rreth 91.8 milionë euro dhe pjesa më e madhe e kësaj shume, rreth 67.7 milionë euro, shkon për Zyrën për Kosovën.

Fondet për Kosovën ndahen jo vetëm përmes Zyrës së Qeverisë, por edhe përmes ministrive të caktuara.

Punonjësit e institucioneve serbe, shpeshherë e kishin obligim pune të dilnin në protesta për shkak të situatës politike, apo në barrikada, madje edhe në zgjedhjet e Kosovës kur duhej të mbështesnin Listën Serbe, partinë kryesore politike serbe në Kosovë.

“Detyrat e punës” në fusha të ndryshme

Për shembull, në shtator të vitit 2021, ata kishin “detyrim pune” që të merrnin pjesë, me ndërrime, në bllokimin e pikave kufitare Jarinjë dhe Bërnjak. Në atë kohë duhej të mbylleshin objektet hoteliere, në mënyrë që të dilnin sa më shumë njerëz në barrikada.

Vitin e kaluar, popullata vendase nga komunat e veriut të Kosovës, ka bllokuar pikat kufitare për dy javë, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për të vendosur masa reciproke për targat e Serbisë. Përfaqësuesit e Listës Serbe, partia udhëheqëse e serbëve të Kosovës, e cila ka mbështetjen e Beogradit, gjatë gjithë kohës kanë qenë me vendasit nëpër barrikada.

Më pas të dyja palët arritën një marrëveshje për uljen e tensioneve dhe një marrëveshje të përkohshme për targat, sipas së cilës simbolet shtetërore mbulohen me letra ngjitëse të bardha.

Frikësimi i serbëve

Organizatat ndërkombëtare dhe vendore me vite kanë vënë në dukje se serbët në Kosovë i nënshtrohen frikësimit dhe për këtë, shumica kanë frikë të flasin publikisht për pikëpamjet e tyre politike.

Diçka të tillë e ka treguar edhe hulumtimi “Analiza e trendëve” nga organizata joqeveritare Aktiv nga Mitrovica e Veriut.

Kjo organizatë, gjatë gjashtë viteve të fundit ka bërë këtë hulumtim, i cili ka për qëllim që të përcjellë pikëpamjet e komunitetit serb në Kosovë, për çështje të ndryshme dhe nga sfera të ndryshme të jetës.

Raporti i vitit 2021 thotë se 70 për qind e të anketuarve në komunat me shumicë serbe të Kosovës thanë se “nuk ndihen të lirë të shprehin publikisht pikëpamjet politike”.

Miodrag Miliçeviq, drejtor ekzekutiv i organizatës joqeveritare Aktiv, vlerëson se përqindja kaq e madhe e atyre që nuk ndihen të lirë është sepse “çdo ditë e vuajnë presionin”.

“Si rrjedhojë ka vetëcensurë dhe vetëbllokim për të folur publikisht për disa qëndrime, gjegjësisht për pasojat që kanë disa politika”.

Miliqeviq thotë se mungesa e lirisë së fjalës është jashtëzakonisht e dëmshme për komunitetin serb në Kosovë, i cili tashmë është “rraskapitur dhe torturuar në 20 vitet e fundit”.

“Kjo gjendje është vërtet e papranueshme dhe se liria e fjalës është një pasuri e shoqërisë sonë në tërësi”, nënvizon Miliçeviq.

Ai beson se promovimi i lirisë së fjalës te komuniteti serb në Kosovë duhet të bëhet jo vetëm nga politikanët, por nga shoqëria në tërësi.

Ndërkohë bashkëbiseduesi ynë, nga fillimi i këtij rrëfimi, thotë:

“Po na i shkatërrojnë jetët”. 

Continue Reading

Lajme

Ballistët reagojnë ndaj dëmit qe ju bë dje tetovarëve në Shkup

Published

on

Mbrëmë në Shkup, u dëmtuan disa vetura të tifozëve të KF Shkëndija. Gjatë ndeshjes KF Shkëndija vs AIK Fotboll, dikush ka shpërthyer gomat e veturave të tifozëve. Dhjetëra vetura me goma të shpërthyera ishin ndërkaq tifo grupi Ballistëst gjatë ditës së kanë reaguar për këtë përmes një postimi në faqen e tyre.

Reagimi i plotë:

“REAGIM NGA QYTETARËT E TETOVËS

Drejtuar klubit të futbollit Shkëndija

Komunës së Tetovës

Qeverisë së Republikes se Maqedonisë

Partive Shqiptare në kuvendin e Maqedonisë

Dje në ndeshjen mes Shkëndijes se Tetovës dhe AIK nga Suedia në prani te mbi 7000 te pranishmëve nga te gjitha trojet shqiptare, Shkëndija nuk pati fat ne gjuajtjet e penaltive dhe u eliminua ne xhiron e tretë te Conference League. Diçka e pazakontë ka ndodhur ne parkingun që gjendet pas ambasadës së Shteteve te bashkuara te Amerikës, ku mbi 30 veturave u janë shpuar gomat e veturave dhe disave gjithashtu u janë thyer edhe xhamat. Është per te ardhur keq pasi e njejta ka ndodhur edhe më herët ne vitet 2015-2018 në ndeshjet e Shkëndijës ne Evropë, ku veturat që parkoheshin „andej ures“ diku afër kopshtit zoologjik kishin problemet e njejta, e dje kjo ka ndodhur edhe në parkingun ku deri sot nuk ka pasur probleme te tilla.Ngjarje të tilla janë të turpshme për këdo që e realizon, qoftë ai i pales shqiptare apo maqedone pasi kjo shkakton revoltë tek Tetovarët sepse nesër mund te pësojnë edhe bizneset e ndryshme që punojnë dhe veprojnë në Tetovë. Tetova është qyteti ku ka lindur universiteti, qyteti i luftës dhe qyteti ku janë themeluar të gjitha partitë politike! Mjaftë duruam…DUAM STADIUM !!”, thuhet në reagimin e Ballistëve.

Continue Reading

Lajme

Të ndalohen shantazhet me kontrata pune nga ana e partive që kanë pushtet

Published

on

By

Të ndalohen shantazhet me kontrata pune nga ana e partive që kanë pushtet

Të nderuar gazetarë, falemnderit që iu përgjigjët kësaj ftese për konferencë për shtyp, ku duam të shprehim shqetësimin tonë si parti politike e njëherësh edhe si qytetarë të këtij vendi për mënyrën se si po shkallon fushata zgjedhore në një fushatë kontratash.

Sikurse e dimë të gjithë, jemi në një kampanjë parazgjedhore për Këshillin e Komunës së Tetovës dhe në këtë fushatë në vend që të kemi një garë reale platformash, ofertash e vlerash njerëzore, për fat të keq nga ana e partive që kanë pushtet, qoftë lokal a qendror, po zhvillohet një garë se kush do të ofrojë më shumë kontrata pune, të cilat kontrata po shndërrohen në mjet kërcënues e shantazhues për qytetarët.

Kjo praktikë e nisur moti nga BDI, tani po përdoret edhe nga partitë e tjera që kanë pushtet qoftë lokal a qendror. Mjafton të kenë një drejtori dhe në çast e shndërrojnë atë në dyqan punësimesh të përkohshme.

Ne si Aleancë për Shqiptarët e dënojmë këtë dukuri të shëmtuar që e devijon ofertën e vërtetë politike në një ofertë devalvuese kontratash më tepër fiktive se reale. Ne duam që në garë të jenë platformat, projektet, mundi dhe vizioni i politikës për ta ndërtuar vendin dhe për ta bërë qytetin tonë një vend të jetueshëm, ku artikulohen njëmendi mundësitë e tij.

Për fat të keq në vend të një oferte të këtillë, në vend të një fushate urbane që e meritojnë qytetarët tanë, ata përballen me kërcënimin më johuman, sic është vendi tyre i punës.

Qytetarët tanimë e kanë kuptuar arsyen pse vazhdojnë të mbahen aq shumë punëtorë me kontratë në vepër. Ata e dinë se përmes këtyre kontratave i shtrëngojnë për ta dhënë votën. Kjo është një dukuri tepër e shëmtuar që i fyen njerëzit duke tentuar të improvizojnë skllavopronarinë në shekullin XXI.

Ta mbash peng punësimin e një njeriu dhe ta thërrasësh në biseda informative se ç’do të bëjë dhe ç’duhet të bëjë ai me votën e tij, përtej presionit, është fyerje dhe shkelje dinjiteti. Rastet i dinë vetë qytetarët dhe revolta e tyre do të artikulohet në ditën e tyre, në ditën kur do të votojnë. Ta mbash peng punësimin e një njeriu që ta kesh në dorë kur të duhet, është si ta pështysh në fytyrë, është si t’ia shkelësh me këmbë kafshatën e gojës.

Përvec kërcënimit me nxjerrje nga puna, viteve të fundit ka ngritur krye një mënyrë tjetër shantazhimi me punësim, ai i kontratave fiktive që bëhen e ndalen për disa muaj, duke i keqpërdorur paratë e qytetarëve, duke i ngulfatur instutucionet, duke i bërë institucionet të punojnë vetëm për paga të votuesve të tyre potencialë e duke i gënjyer në fund edhe vetë ata, duke mos u gjetur vend real pune, e duke ua ndërprerë më pas kontratat, duke ua nxjerrë emrat në listat e turpit si njerëz që kanë marrë rroga, ku pastaj futen në një thes edhe ata që kanë shkuar në punë edhe ata që nuk kanë shkuar, edhe ata që janë munduar e punuar vërtet, edhe ata që kanë punuar nëpër seli të partive e në shtëpitë e funksionarëve. Sepse për fat të keq as që u shkon ndërmend për integritetin e njerëzve, për ndjenjat e tyre.

Të nderuar qytetarë kjo listë problemesh është shumë e gjatë. Sikurse është e gjatë rruga e punëve të mira që duhet ta bëjme. Por para se ta fillojmë angazhimin e vërtetë duhet bërë pastrimi nga devijacioni kolektiv.

Prandaj, i ftoj partitë politike që janë pjesë e pushteteve ta ndalojnë presionin dhe prodhimin e kontratave gënjyese të çastit, për shumë arsye. Por në radhë të parë për ta ngritur nivelin garues, sepse ky popull s’meriton të përulet kështu dhe e dyta për të vendosur një standard të mirëfilltë ofertash të programeve që e rrisin cilësinë e jetës sonë, sikurse e meritojnë qytetarët.

Po ashtu i ftoj qytetarët që masovikisht t’ua prishim kontratën e rehatisë personale që e kanë lidhur kahmot pushtetarët në kurrizin tonë, në kurrizin e secilit prej nesh.

Continue Reading

Lajme

ASH: Mos i keqpërdorni institucionet për t’i shpëtuar të korruptuarit dhe të dështuarit

Published

on

By

Mos i keqpërdorni institucionet për t’i shpëtuar të korruptuarit dhe të dështuarit

Krimi, korrupsioni, keqpërdorimi dhe partizimi i institucioneve nga BDI po kalon çdo kufi të turpit dhe degradimit.

Sukseset e Ansamblit të këngëve dhe valleve i takojnë popullit shqiptar dhe gjithë pjesëtarëve të ansamblit dhe për këtë përgëzime të gjithë meritorëve.

Por, defilimet dhe lëpirja e drejtorit para këmbëve të një kryetari partie është e turpshme dhe e patolerueshme. Akoma më e turpshme bëhet kjo kur i detyron anëtarët e ansamblit për të shkuar në një seli partie, për t’u shërbyer nevojave të drejtorit dhe për t’u vënë në agjenda partiake propagandistike.

Fotografitë e publikuara në selinë e BDI-së dhe me kryetarin e kësaj partie dëshmojnë qartë se kush qëndron mbrapa të gjitha aferave korruptive, kush i mbron drejtorët e dyshuar për keqpërdorim të parave dhe institucionit dhe pse rastet e këtilla nuk kanë epilog të drejtë.

– Aleanca për Shqiptarët –

Continue Reading

Aktuale