Connect with us

Kosovë

Raporti për vitin 2021 publikohet nga Specialja, shpaloset ecuria e të gjitha proceseve në Hagë

Published

on

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, publikuan të martën raportin e punës për vitin 2021.

Sipas këtij dokumenti, gjatë vitit 2021, gjykatësi i procedurës paraprake, gjykatësit e trupit gjykues I dhe trupit gjykues II, si dhe gjykatësit e panelit të Apelit, të ngarkuar me apelet e ndërmjetme, nxorën rreth 800 vendime dhe urdhra.

Si e arritur në raport, përmendet fillimi i dy gjykimeve dhe i dy çështjeve të tjera që sipas dokumentit, po përparojnë në fazën e procedurës paraprake.

“Në muajt mars dhe prill, u arrestua i akuzuari i tetë dhe u transferua në objektin e paraburgimit në Hagë”, shkruan në këtë raport të Dhomave të Specializuara.

Dokumenti vë në pah se në vitin 2021, njëzet dëshmitarë, dëshmuan në mënyrë të sigurt përpara gjykatës dhe 30 viktima u pranuan të marrin pjesë në proces në tri prej çështjeve.

“Po në të njëjtin vit, u mbajtën 67 seanca publike dhe u transmetuan në internet me përkthim simultan në tri gjuhët zyrtare të Gjykatës si dhe pati më shumë se 70 mijë shikime të faqeve të transmetuara”, saktëson raporti.

“Gjatë vitit 2021 u përkthyen 895 dokumente që përfshijnë më shumë se 12 mijë e 200 faqe”.

Në këtë dokument, shpaloset ecuria e të gjitha proceseve të deritanishme të ndërmarra nga Specialja.

Që prej vitit 2020, Specialja deklaron se statusi i viktimës pjesëmarrëse u është miratuar 30 personave në tri çështje gjyqësore, 1 në çështjen kundër Shalës, 9 në çështjen kundër Mustafës dhe 20 në çështjen kundër Thaçit e të tjerëve.

“Gjatë vitit 2021, gjashtë nga personat kërkesat e të cilëve për pjesëmarrje si viktima në çështjen Thaçi dhe të tjerë u refuzuan, e apeluan vendimin me ndihmën e një mbrojtësi kujdestar. Paneli i Gjykatës së Apelit konfirmoi vendimin e Gjykatësit të Procedurës Paraprake dhe përsëri ua refuzoi statusin e viktimave pjesëmarrëse”, shkruan në raport.

Gjatë fjalës për ecurinë e proceseve gjyqësore, kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, citohet në raport të jetë shprehur se ky institucion vazhdon të jetë i përkushtuar për kryerjen e punës në përputhje me standardet më të larta të drejtësisë penale ndërkombëtare.

Në dokument saktësohet se numri i punonjësve të Dhomat e Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë është rritur nga 244 që ishin më 31 dhjetor 2020 në 268 punonjës më 31 dhjetor 2021.

Sa i përket vendeve, më së shumti ka nga Holanda, Rumania, pastaj SHBA-ja, Franca e Gjermania.

Raportin e plotë mund ta gjeni KËTU.

Continue Reading

Kosovë

Intervista e plotë e Kurtit për ‘La Repubblica’ që bëri bujë të madhe: ‘Rrezikojmë luftë, pas Serbisë qëndron Putini’

Published

on

By

Intervista e plotë e Kurtit për ‘La Repubblica’ që bëri bujë të madhe: ‘Rrezikojmë luftë, pas Serbisë qëndron Putini’

Rreziku që të shpërthejë një konflikt i ri midis Kosovës dhe Serbisë është i lartë. Do të isha i papërgjegjshëm nëse do të thoja të kundërtën, mbi të gjitha pasi bota pa se çfarë bëri Rusia me Ukrainën. Kryeministri kosovar Albin Kurti, 47 vjeç, lider i socialdemokratëve, e ka meritën që nuk fshihet pas stilit të diskutimit. Në tavolinën e studios së tij, në ndërtesën më të lartë në Prishtinë ka dosjen që dokumenton dorën e zgjatur të Moskës në Beograd që do të thotë edhe tek serbët në veri të Kosovës.

Linja e vendosjes së reciprocitetit të trajtimit midis shqiptarëve dhe serbëve, duke ia nisur nga procedurat e kalimit të kufirit midis dy vendeve po i sjell frytet: në zgjedhjet e shkurtit VETËVENDOSJE! fitoi 50.2% të votave duke u bërë partia më e votuar në të historinë e Kosovës së pavarur. Sukses i justifikuar edhe nga indikatorët ekonomikë të vitit të fundit: BPV + 10.53 %, Eksportet + 83%, investimet e huaja + 22%.

Sa i lartë është rreziku për një konflikt të ri?

Nuk do të thoja shumë i lartë, ngase këtu kemi kontingjentin e NATO-s, por i lartë është sigurisht. Në fund të fundit jemi një demokraci që jemi në kufi me një autokraci.

Para pushtimit të Ukrainës gjasat kanë qenë të pakta, tani situata ka ndërruar. Episodi i parë, rrjedhojë e idesë fashiste të pansllavizmit që ka Kremlini ishte Ukraina. Nëse do të ketë një episod të dytë, për shembull në Transnistria, atëherë gjasat që një luftë e tretë të ngjajë në Ballkanin perëndimor, e në Kosovë veçanërisht, janë shumë të larta.

Çfarë elementësh keni kur thoni se Moska komandon Beogradin në raport me Kosovën?

Në 25 nëntorin e kaluar Presidenti Vuçiq ishte në Sochi, ishte takimi i nëntëmbëdhjetë me Putinin në dhjetë vite, mesatarisht takohen nga dy herë në vit. Nuk është normale për drejtues shtetesh. Në ata rast Vuçiqi pati thënë se: folëm për standardet e dyfishta dhe për hipokrizitë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Putin është i vetëdijshëm. Unë ia tregova në hartë veriun e Kosovës.

Që Serbia është në orbitën ruse nuk është diçka e re. Çfarë ka ndryshuar?

Në shtator të vitit 2021 nën optikën e reciprocitetit mora vendim të vendoseshin targat e përkohshme për serbët që do të hynin në Kosovë, ata u përgjigjën duke ngritur në fluturim MIG29 në kufirin tonë, ku dhe shkoi ambasadori rus dhe Ministri i Mbrojtjes i Serbisë. Kujtoj se qendra humanitare Serbo-Ruse e ndërtuar në 2012 gjendet 160 km larg zyrës ku ju dhe unë jemi duke folur. Dhe 151 nga 250 deputetë të Kuvendit të Serbisë janë anëtarë të grupit të miqësisë Serbi – Rusi.

Nga pikëvështrimi ushtarak a keni vënë re lëvizje që ju shqetësojnë?

Vitin e kaluar patën planifikuar 91 ushtrime ushtarake të përbashkëta, e i realizuan 104 të tilla. Dy më të rëndësishmet quhen “Mburoja sllave” dhe “Vëllazëria sllave”. Nga gusht të vitit 2001 Serbia ka vendosur përreth kufirit me Kosovën 48 baza të avancuara operacionale, 28 të ushtrisë dhe 20 të xhandarmërisë. Veteranët serbë janë bërë të gjithë pro rus. Si të thuash, rreziku është aty dhe po e paralajmërojmë.

Ju e shtytë zbatimin e masës për targat dhe dokumentet kosovare për 1 shtator masa që provokuan protestat në veriun e Kosovës me shumicë të popullsisë serbe. Do t’i ndryshoni këto masa apo do t’i mbani të njëjtat?

Në javën e tretë të gushtit do të ketë një takim mes nesh dhe serbëve në Bruksel mbi marrëdhëniet Kosovë – Serbi. Shpresoj të kontribuojë në uljen e tensioneve.

Gjykuar nga deklarimet e eksponentëve të Listës Serbe ata do të mbeten kundër. Por reforma do të hyjë megjithatë në fuqi?

Ndërrimi i targave të vendosura nga Millosheviqi është vendim i qeverisë time. I kanë dy muaj kohë. E njëjta vlen për dokumentet, të dielën për ato pak orë që ishte në fuqi, në pikat kufitare ku qarkullohen lirshëm, u dhanë 2679 leje pa asnjë incident. Kjo është arsyeja pse ju është dashur të thërrasin dikë për barrikadat. Protesta nuk u bë spontanisht nga poshtë, por u organizua nga Beogradi dhe u mbështet nga Rusia.

Të dielën pati persona të maskuar nëpër rrugë. A e keni një ide më të saktë tani?

Prokuroria është duke shqyrtuar filmimet e publikuara në rrjetet sociale aktualisht. Ishin njerëz në listën e pagave të Beogradit, të cilët punojnë në strukturat ilegale në veriun e Kosovës. Disa prej tyre janë kriminelë, të vendosur vitin që shkoi në listën e zezë të Departamentit të thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Po i referohem Radojçiqit dhe Veselinoviqit. Ishte një deja vu, metodë e përdorur nga serbët në fillim të viteve ’90 gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë.

Por Kosova sot është një vend demokratik dhe ata mund të bëjnë fare pak. Janë të frustruar ngase edhe pse nuk na njohin si shtet, ekonomia jonë po lulëzon.

A nuk mendoni se hyrja në NATO si objektivi juaj i deklaruar ka për të shkaktuar tensione të tjera me Serbinë?

E kundërta është e vërtetë. Partneriteti ynë me Programin e Paqes dhe hyrja në NATO do të kontribuojë në ruajtjen e paqes afatgjatë. Dhe është e bazuar në vlerat euroatlantike. /LaRepubbica.it

Continue Reading

Kosovë

Taravari viziton Kosovën, takohet edhe me Kurtin

Published

on

By

Taravari viziton Kosovën, takohet edhe me Kurtin

Kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari ka qendruar për vizitë në komunën e Kamenicës në Kosovë. Ai është shoqëruar nga deputeti i ASh-së, Halil Snopçe dhe deputeti në Kuvendi e Serbisë, Shaip Kamberi.

“Së bashku me deputetin Halil Snopçe dhe deputetin e Kuvendit të Republikës së Serbisë, Shaip Kamberi, ishim mysafir të Kryetarit të Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, në turnamentin tradicional të futbollit “Rogana 2022”.
Pata nderin e veçantë që në këtë ngjarje të takoj edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti”, shkruan Taravari në rrjetet sociale.

Continue Reading

Kosovë

Mbytja makabre e 7-vjeçares në Himarë që tronditi Shqipërinë dhe Kosovën

Published

on

By

Mbytja makabre e 7-vjeçares në Himarë që tronditi Shqipërinë dhe Kosovën

Dje në mesditë, një 7-vjeçare, u godit nga një skaf në plazhin e Potamit në Himarë, i cili po drejtohej nga oficeri i Policisë, Arjan Tase. Sipas mediave në Shqipëri, vogëlushja Jonada Avdia që kishte ardhur me prindërit nga Anglia për pushime, për shkak të lëndimeve të marra, ka vdekur në vendin e ngjarjes. Vdekja e saj tragjike tronditi gjithë Shqipërinë e Kosovën.

Gazetari britanik që ka raportuar nga Kosova ka një kërkesë për KFOR’in – …
Pas ngjarjes tragjike, polici Arjan Tase, është arrestuar, ndërsa më vonë kreu i Policisë së Shtetit e ka përjashtuar atë nga radhët e Policisë së Shtetit.

Një veprim tjetër është ndërmarrë edhe sot. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Gledis Nano, pas “analizës së hollësishme, bazuar në konkluzionet e nxjerra nga analiza e situatës”, mori vendimin për shkarkimin nga detyra të të gjithë zinxhirit komandues dhe të personave përgjegjës në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë.

Abcnews.al dje raportoi se oficeri i Policisë ndodhej me pushime në Himarë dhe duke drejtuar një mjet lundrues skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur vajzën 7-vjeçare të familjes Avdia, e cila për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në vendngjarje.

Në media qarkulluan disa fotografi ku shihet se babai i Jonadës nga tronditja e madhe bie në gjunjë.

Të shumta kanë qenë reagimet për vdekjen e 7-vjeçares.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se ‘uron’ që fajtori ta marrë ndëshkimin e merituar, derisa pati një porosi për Policinë.

“Tragjedia e familjes së të miturës në Himarë është rrëqethëse dhe s’ka fjalë ngushëlluese për dhimbjen.Uroj që fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit të nxjerrin mësimet e duhura e t’u japin mësimin e duhur trupave përgjegjëse!”, ka thënë Rama.

Reagim për këtë ngjarje të rëndë pati edhe kreu i PD-së, Sali Berisha. Ai tha se nuk ka siguri në plazhe.

“Siguria në plazhe ZERO! Për ligjin nuk pyet njeri. Krim i tmerrshëm! Skafisti, shef policie në Elbasan, A. Tase merr jetën e një fëmije 5 vjeç në det, në Himarë. I shpreh ngushëlimet më të ndjera familjes për engjëllin që humbi. Dënoj me forcën më të madhe këtë krim të tmerrshëm nga ata për të cilët ligji nuk ekziston. Dënoj gjithashtu mungësen e plotë të sigurisë në plazhet tona”, ka thënë Berisha.

Ndërsa edhe ish-presidenti, tani kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kërkuar hetime të thella dhe ndëshkim të ashpër për shkelësit e ligjit.

“Thellësisht i tronditur nga ngjarja tragjike në plazhin e Himarës, ku zyrtari i lartë i Policisë së Elbasanit A.T i mori sot jetën një vajze të mitur 7-vjeçare, e cila kishte ardhur me familjen për pushime në Shqipëri. Duke ju shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të afërmve për humbjen e vogëlushes së tyre të shtrenjtë, dënoj me forcën më të madhe situatën katastrofike të sigurisë publike në plazhe, në pikun e sezonit turistik, fatkeqësisht me pasoja kaq tragjike të përsëritura. Hetim i menjëhershëm i thelluar dhe ndëshkim të ashpër për shkeljen e ligjit nga drejtuesit e Policisë së Shtetit! Mjaft arrogancës dhe papërgjegjshmërisë në Policinë e Shtetit!”, ka shkruar Meta.

Një postim prekës për vdekjen e Jonadës e ka bërë gazetari Blendi Fevziu.

“Një familje nuk do ta shohë më kurrë vajzën 7 vjeçare. Nuk do të zgjohet në mëngjes me buzëqeshjen e saj. Nuk do t’i thotë “natën e mirë”. Nuk do të ulen as bashkë në tavolinën e drekës dhe as do të shohin TV. Një familje është gjymtuar sot duke humbur engjëllin e saj 7 vjeçar”, ka shkruar Fevziu në Facebook.

Gjithashtu, Fevziu tha se prej 15 vitesh, çdo sezonë flet me ministrat e Brendshëm dhe drejtorat e Policisë, për shkak se është “i trembur” nga kjo “barabari”.

“Nuk i di rrethanat e aksidentit dhe nuk merrem dot me to pa pasur më shumë detaje. Por e di shumë mirë që kjo është një nga historitë e paralajmëruar çdo ditë. Që prej më shumë se 15 vitesh flas çdo sezon personalisht me ministrat e Brendshëm dhe Drejtorat e policisë i trembur nga kjo barbari. Si notar dhe zhytës i përditshëm jam i tmerruar nga imazhet që shoh. Deti shqiptar është një xhungël ku ligjin nuk e bën as policia, as pushteti lokal, as ministria e turizmit, as marina dhe askush tjetër”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, në mbrëmje qytetarët kanë ndezur qirinj të kryeministria, ku kanë kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano dhe Ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

E pas kësaj ngjarje tragjike, familja Avdiu ka hapur dyert e të pames. Një nga familjarët ka njoftuar se varrimi do të bëhet të mëkurën në ora 15:00.

“Shokë dhe miq, ju njoftojmë me hidhërim të thellë vdekjen e mbesës tonë Jonada Bledar Avdia, në moshën 7 vjeçare, nga një aksident tragjik në plazhin e Himarës. Varrimi bahet dt. 03.08.2022, ora 15:00, në adresën: Familja Avdia, Rruga “Stanislav Zuber”, afër Intesa San Paolo Bank Laprake”, ka shkruar Ismet Avdia, i cili ka publikuar fotografinëe Jonadës.

Detaje tjera për vdekjen e Jonadës ka ndarë gazetarja, Esmeralda Keta.

Sipas gazetares pas tragjedisë askush nga pushuesit nuk kishte zemër e guxim të nxirrte nga deti trupin e pajetë të vogëlushes, veç një pushuesi holandez i cili punonte tek ndihma e shpejtë.

Ajo ka shkruar se nëna e Jonadës u ka thënë pushuesve që ta mbanin fort njëri-tjetrin.

Për vdekjen e Jonadës, nesër nga ora 19:00 do të organizohet një protestë para Ministrisë së Brendshme me moton “Nuk e vrau varka, por shteti”. /GazetaExpress/

Continue Reading

Aktuale