Connect with us

Lajme

Petkov dha dorëheqje, Borisov kërkon zgjedhje të reja

Published

on

Kryeministri bullgar Kiril Petkov sot në mëngjes dha dorëheqje pasi javën e kaluar u votua mosbesim ndaj qeverisë së tij dhe ai humbi shumicën në parlament, shkruan Alsat.

Presidenti i vendit, Rumen Radev, tashmë ka filluar konsultimet me partitë më të mëdha parlamentare, në përpjekje për formimin e Qeverisë së re pa shkuar në zgjedhje. Radev thotë se me gjithë sfidat aktuale nuk është koha për krizë politike. Në konsultime te presidenti, të parët që u paraqitën ishin deputetët e partisë GERB të Bojko Borisov dhe njoftuan se nëse do t’u jepej mandati për të formuar qeveri, do ta kthenin atë.

“A shihni potencial të mjaftueshëm në këtë Kuvend Kombëtar për të formuar një shumicë të re qeverisëse?”, pyeti Rumen Radev – President i Bullgarisë

“Nuk ka potencial për koalicion të bazuar në parime, ndërsa për koalicione pa parime, potenciali është ndoshta i madh. Nuk besoj se një shumicë e tillë do të ishte e qëndrueshme”, deklaroi Tomislav Donçev – GERB.

Borisov më parë theksoi se është e nevojshme të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare sa më shpejt të jetë e mundur dhe në ndërkohë, mohoi informacionet se ai po përgatitet për pension politik.

Ndryshe, deputetët e partisë së Petkovit dhe socialistëve bullgarë sot shkuan te presidenti Radev, për shkak të, siç theksuan, aktiviteteve në Kuvend rreth rishikimit të buxhetit. Për ta zgjedhjet nuk janë opsion dhe shpresojnë të formojnë qeveri.

“Ne në PSB besojmë se në kushte të tilla është më mirë që Bullgaria të bëjë një përpjekje për të formuar një qeveri, por gjithsesi në bazë të disa parimeve”, tha Rumen Geçev – deputet nga PSB.

Nga partia e Petkovit tashmë kanë thënë se do të përpiqen të udhëheqin një qeveri të pakicës, pa shumicë në Parlament. Rezultatet e fundit të një sondazhi të Gallup International tregojnë se 50.5% e bullgarëve nuk e miratojnë votën e mosbesimit ndaj qeverisë së Petkovit. Sipas procedurës, presidenti Radev ka mundësi që tri herë të japë mandat për formimin e qeverisë së re. Nëse askush nuk arrin të formojë qeveri, ai duhet të shpërndajë Kuvendin dhe të caktojë zgjedhje të reja që do të ishin të katërtat brenda dy viteve. /Alsat.mk

Continue Reading

Lajme

Ballistët reagojnë ndaj dëmit qe ju bë dje tetovarëve në Shkup

Published

on

Mbrëmë në Shkup, u dëmtuan disa vetura të tifozëve të KF Shkëndija. Gjatë ndeshjes KF Shkëndija vs AIK Fotboll, dikush ka shpërthyer gomat e veturave të tifozëve. Dhjetëra vetura me goma të shpërthyera ishin ndërkaq tifo grupi Ballistëst gjatë ditës së kanë reaguar për këtë përmes një postimi në faqen e tyre.

Reagimi i plotë:

“REAGIM NGA QYTETARËT E TETOVËS

Drejtuar klubit të futbollit Shkëndija

Komunës së Tetovës

Qeverisë së Republikes se Maqedonisë

Partive Shqiptare në kuvendin e Maqedonisë

Dje në ndeshjen mes Shkëndijes se Tetovës dhe AIK nga Suedia në prani te mbi 7000 te pranishmëve nga te gjitha trojet shqiptare, Shkëndija nuk pati fat ne gjuajtjet e penaltive dhe u eliminua ne xhiron e tretë te Conference League. Diçka e pazakontë ka ndodhur ne parkingun që gjendet pas ambasadës së Shteteve te bashkuara te Amerikës, ku mbi 30 veturave u janë shpuar gomat e veturave dhe disave gjithashtu u janë thyer edhe xhamat. Është per te ardhur keq pasi e njejta ka ndodhur edhe më herët ne vitet 2015-2018 në ndeshjet e Shkëndijës ne Evropë, ku veturat që parkoheshin „andej ures“ diku afër kopshtit zoologjik kishin problemet e njejta, e dje kjo ka ndodhur edhe në parkingun ku deri sot nuk ka pasur probleme te tilla.Ngjarje të tilla janë të turpshme për këdo që e realizon, qoftë ai i pales shqiptare apo maqedone pasi kjo shkakton revoltë tek Tetovarët sepse nesër mund te pësojnë edhe bizneset e ndryshme që punojnë dhe veprojnë në Tetovë. Tetova është qyteti ku ka lindur universiteti, qyteti i luftës dhe qyteti ku janë themeluar të gjitha partitë politike! Mjaftë duruam…DUAM STADIUM !!”, thuhet në reagimin e Ballistëve.

Continue Reading

Lajme

Të ndalohen shantazhet me kontrata pune nga ana e partive që kanë pushtet

Published

on

By

Të ndalohen shantazhet me kontrata pune nga ana e partive që kanë pushtet

Të nderuar gazetarë, falemnderit që iu përgjigjët kësaj ftese për konferencë për shtyp, ku duam të shprehim shqetësimin tonë si parti politike e njëherësh edhe si qytetarë të këtij vendi për mënyrën se si po shkallon fushata zgjedhore në një fushatë kontratash.

Sikurse e dimë të gjithë, jemi në një kampanjë parazgjedhore për Këshillin e Komunës së Tetovës dhe në këtë fushatë në vend që të kemi një garë reale platformash, ofertash e vlerash njerëzore, për fat të keq nga ana e partive që kanë pushtet, qoftë lokal a qendror, po zhvillohet një garë se kush do të ofrojë më shumë kontrata pune, të cilat kontrata po shndërrohen në mjet kërcënues e shantazhues për qytetarët.

Kjo praktikë e nisur moti nga BDI, tani po përdoret edhe nga partitë e tjera që kanë pushtet qoftë lokal a qendror. Mjafton të kenë një drejtori dhe në çast e shndërrojnë atë në dyqan punësimesh të përkohshme.

Ne si Aleancë për Shqiptarët e dënojmë këtë dukuri të shëmtuar që e devijon ofertën e vërtetë politike në një ofertë devalvuese kontratash më tepër fiktive se reale. Ne duam që në garë të jenë platformat, projektet, mundi dhe vizioni i politikës për ta ndërtuar vendin dhe për ta bërë qytetin tonë një vend të jetueshëm, ku artikulohen njëmendi mundësitë e tij.

Për fat të keq në vend të një oferte të këtillë, në vend të një fushate urbane që e meritojnë qytetarët tanë, ata përballen me kërcënimin më johuman, sic është vendi tyre i punës.

Qytetarët tanimë e kanë kuptuar arsyen pse vazhdojnë të mbahen aq shumë punëtorë me kontratë në vepër. Ata e dinë se përmes këtyre kontratave i shtrëngojnë për ta dhënë votën. Kjo është një dukuri tepër e shëmtuar që i fyen njerëzit duke tentuar të improvizojnë skllavopronarinë në shekullin XXI.

Ta mbash peng punësimin e një njeriu dhe ta thërrasësh në biseda informative se ç’do të bëjë dhe ç’duhet të bëjë ai me votën e tij, përtej presionit, është fyerje dhe shkelje dinjiteti. Rastet i dinë vetë qytetarët dhe revolta e tyre do të artikulohet në ditën e tyre, në ditën kur do të votojnë. Ta mbash peng punësimin e një njeriu që ta kesh në dorë kur të duhet, është si ta pështysh në fytyrë, është si t’ia shkelësh me këmbë kafshatën e gojës.

Përvec kërcënimit me nxjerrje nga puna, viteve të fundit ka ngritur krye një mënyrë tjetër shantazhimi me punësim, ai i kontratave fiktive që bëhen e ndalen për disa muaj, duke i keqpërdorur paratë e qytetarëve, duke i ngulfatur instutucionet, duke i bërë institucionet të punojnë vetëm për paga të votuesve të tyre potencialë e duke i gënjyer në fund edhe vetë ata, duke mos u gjetur vend real pune, e duke ua ndërprerë më pas kontratat, duke ua nxjerrë emrat në listat e turpit si njerëz që kanë marrë rroga, ku pastaj futen në një thes edhe ata që kanë shkuar në punë edhe ata që nuk kanë shkuar, edhe ata që janë munduar e punuar vërtet, edhe ata që kanë punuar nëpër seli të partive e në shtëpitë e funksionarëve. Sepse për fat të keq as që u shkon ndërmend për integritetin e njerëzve, për ndjenjat e tyre.

Të nderuar qytetarë kjo listë problemesh është shumë e gjatë. Sikurse është e gjatë rruga e punëve të mira që duhet ta bëjme. Por para se ta fillojmë angazhimin e vërtetë duhet bërë pastrimi nga devijacioni kolektiv.

Prandaj, i ftoj partitë politike që janë pjesë e pushteteve ta ndalojnë presionin dhe prodhimin e kontratave gënjyese të çastit, për shumë arsye. Por në radhë të parë për ta ngritur nivelin garues, sepse ky popull s’meriton të përulet kështu dhe e dyta për të vendosur një standard të mirëfilltë ofertash të programeve që e rrisin cilësinë e jetës sonë, sikurse e meritojnë qytetarët.

Po ashtu i ftoj qytetarët që masovikisht t’ua prishim kontratën e rehatisë personale që e kanë lidhur kahmot pushtetarët në kurrizin tonë, në kurrizin e secilit prej nesh.

Continue Reading

Lajme

ASH: Mos i keqpërdorni institucionet për t’i shpëtuar të korruptuarit dhe të dështuarit

Published

on

By

Mos i keqpërdorni institucionet për t’i shpëtuar të korruptuarit dhe të dështuarit

Krimi, korrupsioni, keqpërdorimi dhe partizimi i institucioneve nga BDI po kalon çdo kufi të turpit dhe degradimit.

Sukseset e Ansamblit të këngëve dhe valleve i takojnë popullit shqiptar dhe gjithë pjesëtarëve të ansamblit dhe për këtë përgëzime të gjithë meritorëve.

Por, defilimet dhe lëpirja e drejtorit para këmbëve të një kryetari partie është e turpshme dhe e patolerueshme. Akoma më e turpshme bëhet kjo kur i detyron anëtarët e ansamblit për të shkuar në një seli partie, për t’u shërbyer nevojave të drejtorit dhe për t’u vënë në agjenda partiake propagandistike.

Fotografitë e publikuara në selinë e BDI-së dhe me kryetarin e kësaj partie dëshmojnë qartë se kush qëndron mbrapa të gjitha aferave korruptive, kush i mbron drejtorët e dyshuar për keqpërdorim të parave dhe institucionit dhe pse rastet e këtilla nuk kanë epilog të drejtë.

– Aleanca për Shqiptarët –

Continue Reading

Aktuale