Connect with us

Shëndeti

Ja pse nuk duhet të pini ujë pas ushqimeve pikante

Published

on

Kush nuk i pëlqen ushqimet pikante? Të gjithë themi se durojmë kur i shijojmë, por na ndodh që në një momen të digjemi dhe të na duket sikur po marrim flakë.

Lëvizja e parë, pothuajse automatike, kur ha diçka të nxehtë është të pish ujë. Megjithatë, sipas shkencëtarëve amerikanë, është më e keqja që mund të bësh. Pse?

Thjesht sepse diçka e tillë funksionon në drejtim të kundërt. Ekspertët nga Shoqata Kimike Amerikane shpjegojnë se kombinimi i molekulave të ujit me substancën përgjegjëse për shijen pikante të disa ushqimeve, si specat djegës, është si të derdhësh ujë në një zjarr që ka marrë flakë: do të shkaktojë një “shpërthim”. Kjo substancë është kapsaicina, një substancë pa ngjyrë dhe erë, e cila është e pranishme në përqendrime më të larta brenda specit ku janë ngjitur farat e tij

Kur kapsaicina bie në kontakt me mukozën e gojës shkakton një ndjesi të fortë djegieje sepse lidhet me receptorët e dhimbjes në gjuhë. Këta receptorë quhen TRPV1 dhe roli i tyre është të zbulojnë substanca të nxehta, si uji i vluar, si dhe ushqimet acidike që mund të dëmtojnë indet e gojës. Kur kapsaicina kombinohet me to, receptorët i dërgojnë një mesazh trurit për ta informuar se diçka e dëmshme është konsumuar dhe aktivizon mekanizma si ndjenja e etjes për të na detyruar të pimë diçka për të nxjerrë lëndën e dëmshme nga trupi.

Sa më e lartë të jetë përmbajtja e kapsaicinës në një ushqim, aq më shumë lidhet me receptorët TRPV1 dhe aq më intensive prodhohet ndjesia e djegies. Shkalla e nxehtësisë që ndjejmë nga ngrënia matet me të ashtuquajturën shkallë Scoville. “Speci fantazmë”, për shembull, speci më djegës në botë nga India Verilindore, është 400 herë më i nxehtë se tabasko dhe ka një rezultat prej 1000 në shkallën Scoville.

Kapsaicina që përmbahet në këtë spec lidhet me receptorët TRPV1 në të gjithë gojën dhe kështu ndihet sikur ka marrë zjarr. Problemi është se kapsaicina është një substancë lipofile, kështu që është praktikisht e patretshme në ujë, por mjaft e tretshme në yndyrna. Praktikisht, kjo do të thotë që nëse ndjeni djegie dhe në vend të ujit, pini qumësht ose hani kos do të lehtësoheni dhe sa më shumë yndyrë të përmbajë, aq më mirë. Produktet e qumështit përmbajnë gjithashtu proteinën kazeinë, e cila tërheq molekulat e kapsaicinës, shtojnë ekspertët e ACS. Kështu i largojnë nga receptorët e dhimbjes dhe i tretin duke e lehtësuar më tej dhimbjen. Një tjetër mundësi e shkëlqyer është akullorja, shtojnë ata.

Continue Reading

Shëndeti

Teknika e re ‘pioniere’ që mund të dallojë kancerin e syrit – i duhet ‘më pak se një sekondë’

Published

on

Pengesa më e madhe për përmirësimin e shkallës së mbijetesës së kancerit është vonesa në zbulimin.

Fatmirësisht, përparimet e teknologjisë po ndihmojnë për të ngushtuar hendekun midis zbulimit dhe diagnostikimit.

Studiuesit kanë zhvilluar një pajisje “pioniere” 3D e cila mund të ndihmojë në zbulimin e kancerit të syrit në një mënyrë të shpejtë, efikase dhe të lirë.

Pajisja me kosto të ulët, e cila mund të kapë imazhe 3D të syrit, mund të ndihmojë gjithashtu në zbulimin e glaukomës – një gjendje tjetër e syve që përfiton nga zbulimi i hershëm. Pajisja mund të kapë imazhe të retinës, pjesës së pasme të syrit dhe kornesë dhe mund të shtohet në një llambë të çarë e cila përdoret zakonisht nga optometristët për të kontrolluar shëndetin e syrit.

Makinat ekzistuese për imazhe 3D mund të kushtojnë deri në 118 mijë euro gjë që shpesh i bën ato shumë të shtrenjta për përdorim në shkallë të gjerë të popullsisë.

Një version i modifikuar i teknologjisë mund të bëjë të mundur që njerëzit të bëjnë “selfie” të retinës së tyre, që do të thotë se makina mund të përdoret në mjedise jo të mbikëqyrura si farmacitë. Pajisja është zhvilluar nga Doktor Mario Giardini, Doktor Ian Coghill dhe Kirsty Jordan, në Departamentin e Inxhinierisë Biomjekësore të Universitetit të Strathclyde.

Doktor Giardini tha: “Pacientët mund të fotografohen lehtësisht dhe me kosto të ulët, pa nevojën e pranisë së një specialisti. Pajisja jonë merr imazhe 3D në mënyrë të besueshme dhe është e rehatshme dhe e shpejtë, në më pak se një sekondë”.

“Teknologjia ka potencialin të revolucionarizojë ekzaminimin dhe ndjekjen brenda komunitetit të kushteve të tilla si glaukoma, siç mund ta përballonte çdo optometrist, kudo në botë. Kjo punë e bën diagnostikimin e syve më të aksesueshëm, duke reduktuar pabarazitë”.

Continue Reading

Shëndeti

Dy sëmundjet nga të cilat rrezikoheni nëse flini me dritë ndezur në dhomën e gjumit

Published

on

Nuk janë të paktë ata që janë mësuar të flenë me dritë në dhomën e tyre.Diçka që është e dëmshme për shëndetin tonë, sipas një studimi të ri shkencor nga Universiteti Northwestern.

Në mënyrë të veçantë, u vu re se çdo ekspozim ndaj dritës gjatë natës lidhej me një rrezik më të lartë të obezitetit, presionit të lartë të gjakut (hipertensionit) dhe diabetit tek të rriturit e moshuar.

“Pavarësisht nëse është telefoni juaj apo televizori i lënë ndezur gjatë kohës që flini, edhe ndotja nga drita e qytetit të madh, mund të rrisë rrezikun e diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare, veçanërisht për njerëzit e moshuar”, thotë bashkëautori i studimit dhe asistent profesor i neurologji në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Northwestern Feinberg dhe një mjek i Mjekësisë Veriperëndimore.

Continue Reading

Shëndeti

Ja sa dëm i shkaktoni trupit kur nuk hani mëngjes

Published

on

Mos e lini mëngjesin pa ngrënë është këshilla e përjetëshme e nënave dhe gjysheve.

Shpesh konsiderohet si një nga vaktet më të rëndësishme të ditës i cili ju mban të ngopur e të fortë për gjatë gjithë ditës.

Por si qëndron e vërteta për këtë vakt të ditës?

A është vertëtë mëngjesi kaq i rëndësishëm për t’u konusmuar?

Në këtë artikull nga AgroWeb.org ju tregojmë se përse ky vakt konsiderohet më i rëndësishëm se dreka dhe darka.

Zgjidhni ushqimet dhe jo vaktin
Kjo është e vërtetë dhe funksionon për persona të caktuar edhe sipas ekseprtëve.

Nëse nuk keni dëshirë të konsumoni një vakt të plotë sapo zgjoheni në mëngjes për disa persona mund të jetë e pranueshme.

E rëndësishme është të zgjidhni se çfarë do të konsumoni në mëngjes.

Në vend të një pjatë të mbushur me petulla apo drithra me sheqer, zgjidhni të konsumoni shumë proteina.

Mjafton një gotë me lëng frutash apo një frut për të mbushur stomakun tuaj plot me shëndet.

Nëse konsumoni që në mëngjes ushqime të pasura me fibra do të ndiheni të ngopur për një kohë më të gjatë dhe kjo do të ndihmojë më energjinë tuaj gjatë gjithë ditës.

Nga ana tjetër nëse e detyroni veten të mos konsumoni mëngjes edhe kur keni uri rrezikoni të ulni nivelin e sheqerit në gjak që prek më pas prodhimin e insulinës duke shkaktuar një sërë problemesh në trupin tuaj.

Kur qëndroni shumë pa ngrënë do të ndiheni të lodhur, trupi juaj do të sforcohet më shumë dhe kjo pa dyshim që është e dëmshme.

Në rast se nuk po praktikoni një regjim strikt, atëhere lënia e mëngjesit pa ngrënë në këtë rast do të ishte shumë e dëmshme për organizmin dhe do t’ju bënte të irritoheshit më shpejt gjatë ditës tuaj.

Po kur nuk keni uri?
Në rastet kur nuk keni uri sipas ekspertëve përgjigja e duhur për trupin do të ishte të mos konsumoni çdo gjë sapo zgjoheni në mëngjes.

Gjithsesi është e rëndësishme të kuptoni arsyen se përse nuk keni uri në mëngjes, ndoshta po konsumoni darkën shumë vonë.

Ndoshta po konsumoni për një kohë të gjatë vakte të rënda të cilat stomaku juaj i tret me vështirësi.

Nëse nuk doni të vraponi menjëherë në kuzhinë sapo zgjoheni atëherë mos e bëni.

E rëndësishme është të konsumoni diçka 2-3 orët e para pasi jeni zgjuar.

Ekspertët këshillojnë që t’i konsumoni të tre vaktet në një ditë, por që gjithashtu të dëgjoni edhe trupin tuaj e të zgjidhni gjithnjë ushqimet më të shëndetëshme.

Continue Reading

Aktuale