Connect with us

Lajme

Rama i zhgënjyer: Maqedonia e Veriut edhe emrin e ndryshoi, nuk bëri dallim

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, deklaroi se as pandemia dhe as lufta nuk arritën që ta bashkonin Europën, duke shtuar se Bashkimi Europian nuk duket “shumë i shëndetshëm”.

“Shpreh keqardhjen e thellë për Bashkimin Europian. Më vjen keq për ta dhe shpresojmë që mund t’i ndihmojmë. U përpoqa të thoja disa gjëra në takim dhe me ju do të ndaj disa prej tyre sepse nuk dua të marr shumë kohë. Michel na tha që kemi kohë 3 minuta, i thashë që mjaftonin 30 sekonda nëse do të mbanin fjalën. U thashë që ndihesha mirë dhe keq që isha bashkë me ta. Ndihesha mirë sepse jam europian dhe isha mes europianëve, por ndihesha keq sepse ne këtu nuk jemi si europianë, por si të ftuar në një shtëpi të ndarë. Kjo është shqetësuese. Pandemia dhe lufta kërcënuese që mund të shndërrohet në luftë botërore, nuk kanë mundur të na bashkojnë. Ne kemi shumë për të bërë dhe nga njëra anë unë mendoj se kemi bërë shumë për të mbështetur idenë e Presidentit francez. Ne do ta vlerësonim shumë nëse komuniteti i ri politik i Europës ngrihet për të qenë bashkë në një shtëpi të përbashkët, pavarësisht se në kate të ndryshme”, tha Rama.

Më tej, Rama krahasoi gjendjen shëndetësore të Presidentit rus, Vladimir Putin, me atë të Europës:

“Tema kryesore ishte Maqedonia e Veriut, dikur Maqedoni. 17 vite më vonë, ende është kandidat për çeljen e negociatave. Edhe emrin e ndryshoi dhe nuk bëri dallim. Shqipëria ka 8 vite në pritje dhe m’u desh të fitoja një mandat të tretë dhe ende pres çeljen e bisedimeve. Arsyeja nuk është thjesht Bullgaria, ajo është një fatkeqësi, por arsyeja është fryma e deformuar e zgjerimit dhe Bullgaria është shprehja më e dukshme e saj. Fryma e zgjerimit ka kaluar nga një vizion i përbashkët, te marrja peng nga vende të veçanta. Çështja e Bullgarisë është një turp, një vend i NATO-s që merr dy vende të tjera të NATO-s, ndërkohë që në Europë ka luftë. Putini mund të jetë i sëmurë ose gëzon shëndet të mirë, por ky vendi këtu nuk duket i shëndetshëm. Agresioni rus ndaj Ukrainës po merr një ndihmë nga një vend i NATO-s, Bullgaria. Po fryhet mllefi dhe pakënaqësia në një fqinjësi si e jona”.

Continue Reading

Lajme

Arbër Ademi demanton BDI-në: Aziri ishte me mua dhe qetësonte situatën

Published

on

By

Arbër Ademi demanton BDI-në: Aziri ishte me mua dhe qetësonte situatën

Kordinatori i BDI-së, Arbër Ademi ka demantuar akuzat e partisë së tij ndaj opozitës shqiptare. Pas incidentit në Parlament, BDI doli me një reagim me shkrim ku akuzoi deputetët e ASH-së se kanë qenë bashkë me VMRO kundër Arbër Ademit. Por ky i fundit, në emisionin “10 minuta” në TV21 tha se deputeti Elmi Aziri ka qenë bashkë me të dhe se deputeti i opozitës shqiptare është munduar ta qetësojë situatën.

“Po jam dëgjuar. Elmi Aziri deri sa ka ndodhur aty ngjarja dhe pas ngjarjes ka qenë bashkë me mua, duke tentuar ta qetësojë situatën. Edhe pas ngjarjes, por edhe krejtësisht kur jam nisur për në shtëpi kam biseduar në telefon me Elmi Azirin”, tha Ademi në TV21.

FOTO:

Continue Reading

Lajme

Pas një sëmundje sot ndërroi jetë ushtari i UÇK-së nga Tetova, Nahil Ramadani

Published

on

Pas një sëmundje sot ndërroi jetë Nahil Ramadani nga Tetova ish ushtarë i UÇK-së dhe i plagosur në betejën e Koshares brigada 138 Agim Ramadani.

Nahil Ramadani u lind 21.11.1974 në Tetovë
Në moshën 5 vjecare bashke me familje mergojne ne Hamburg te Germanise

Ne vitin 1998 ju bashkangjit UCK-së
Ai pas luftes perseri u kthye ne Hamburg ku veproj dhe punoi bashke me familje deri ne frymen e ti te fundit

Nahili la pas vetes gruan dhe 3 femijë.
Një jetë të tërë kushtuar atëdheut.
U prefsh në Paqë
Lavdi.

Continue Reading

Lajme

Ademi: Elmi Aziri ka qenë me mua dhe është munduar ta qetësojë situatën (Video)

Published

on

Pas incidentit të një dite më parë në Komisionin për Çështje Evropiane, kryetari i këtij trupi parlamentar, Arbër Ademi, ka sqaruar se raportet me deputetin e Aleancës për Shqiptarët (ASH), Elmi Aziri, janë normale, ndonëse gjatë kaosit të krijuar dje, Aziri u qëllua nga filxhani që u hodh nga Ademi. Ky i fundit, madje, tha se deputeti Aziri ka qenë bashkë me të dhe se deputeti i opozitës shqiptare është munduar ta qetësojë situatën.

“Po jam dëgjuar. Elmi Aziri deri sa ka ndodhur aty ngjarja dhe pas ngjarjes ka qenë bashkë me mua, duke tentuar ta qetësojë situatën. Edhe pas ngjarjes, por edhe krejtësisht kur jam nisur për në shtëpi kam biseduar në telefon me Elmi Azirin. Madje më ka thënë që kur të jesh në Kumanovë të më ftosh për kafe. Këto kanë qenë fjalët e Elmi Azirit dhe kam marrëdhënie korrekte”, tha Ademi./GazetaLajm/

Continue Reading

Aktuale