Connect with us

Sport

Tifozët e Interit të pa entuziazmuar me Lukaku: Ishte hero, sot lojtar i zakonshëm

Published

on

Tifozët fanatik të Interit, “Curva Nord” kanë lëshuar një deklaratë për media ku kanë shpjeguar se ata nuk e kanë harruar ende “tradhtinë” e bërë verën e kaluar ku Romelu Lukaku u largua për në Chelsea

Gjatë sezonit 2020/21, Lukaku i udhëhoqi zikaltrit për ta fituar Scudetton teksa ai ishte emëruar edhe si lojtari i sezonit, por ai u largua për në Chelsea të cilët paguan 115 milionë euro në fund të sezonit të kaluar.

Tani, pas vetëm 12 muajve në Londrën Perëndimore, belgu pritet të rikthehet në Inter por grupi ultra i tifozëve “Curva Nord” kanë thënë se ata nuk kanë më konsideratë të lartë për të sikurse kanë pasur.

“Duke pasur parasysh rikthimin e mundshëm në Inter të Lukaku, ne do të dëshironin të bënim disa gjëra të qarta: Curva do ta mbështes Interin, por nuk do ta fishkëllejë lojtarin (pavarësisht sjelljes së tij verën e kaluar); askush nuk do ta përshëndet atë me shalla apo pankarta që i përkasin Curvas apo grupeve tjera; çfarëdo tjetër që do t’i ndodh atij në të ardhmen duhet të fitohet në fushë me përulësi dhe shumë punë”, thuhet ndër të tjera në këtë deklarata, që e transmeton Express.

“Ai ishte mbështetur (dhe trajtuar) si një mbret, tani ai është si gjithë lojtarët e tjerë. Ne dëshirojmë ta bëjmë të qartë që kurrë nuk do të brohorasim kundër Lukaku nëse ai do ta vesh përsëri fanellën e Interit”.

Deklarata shton se Curva “e njeh tradhtinë e Lukaku dhe janë lënduar shumë nga ajo”.

Në dhjetor, pas një interviste të diskutueshme, në të cilën Lukaku bëri publike mendimet e tij për largimin nga Inter për në Chelsea tha se ky ishte një gabim, disa fansa i bënë të qarta ndjenjat e tyre me një baner jashtë San Siros ku shkruante: Nuk ka rëndësi kush largohet në shi, por ka rëndësi kush rri në stuhi. Tung Romelu”.

Continue Reading

Sport

Marotta e konfirmon, ja kur do të zbarkojë Lukaku në Milano

Published

on

Tanimë është e ditur që sulmuesi i Chelseat, Romelu Lukaku, nuk do të jetë pjesë e “Bluve” për sezonin e ardhshëm 2022/23.

Pas vetëm një viti qëndrim në Premier Ligë, Lukaku ka siguruar rikthimin e tij tek Interi në një transferim në formë huazimi.

Këtë gjë tani e ka konfirmuar, shefi i Interit, Giueseppe Marotta, i cili tregoi që Lukaku mund të mbërrij sot në Milano.

“Ai mbërrin sonte ndoshta”, tha Marotta.

Testet mjekësore do të përfundohen në mëngjesin e të mërkurë, dhe më pastaj marrëveshja e huazimit me Chelsean deri në qershorin e vitit 2023 do të bëhet zyrtare.

Po ashtu, në marrëveshje nuk është përfshirë opsioni për të drejtë ose obligim blerjeje.

Continue Reading

Sport

Shqipëria fiton medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare

Published

on

Shqipëria fiton medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare.

Zelimkhan Abakarov, sportisti me origjinë nga Çeçenia ka siguruar medaljen e parë për Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare që po zhvillohet në Algjeri.

Në sportin e mundjes, Abakarov tregoi një formë të shkëlqyer në sfidat e sotme, teksa fillimisht mposhti në çerekfinale turkun Munir Recep me rezultatin 8-4, ndërsa më pas në gjysmëfinale shkatërroi serbin Stevan Micic me rezultatin 9-0.

Tashmë Abakarov ka siguruar minimalisht medaljen e argjendtë, por ai do të luftojë për të artën, teksa nesër në orën 19:30 do të përballet në finale me egjiptianin Yehia Hafez.

Continue Reading

Sport

Shembet stadiumi, katër tifozë humbasin jetën dhe mbi 300 të plagosur (Video)

Published

on

Një tragjedi ka ndodhur në Kolumbi. Në stadiumin “El Espinal” të Tolimas shumë persona ishin mbledhur për të ndjekur përleshjet me demat.

Një pjesë e stadiumit u shemb, tifozët u përfshinë nga paniku dhe nxituan të zbrisnin në fushë. Bilanci? Katër të vdekur dhe shumë të plagosur, rreth 322, 30 nga të cilët në gjendje të rëndë.

Videoja e postuar nga presidenti i sapozgjedhur i Kolumbisë, Gustavo Petro, tregon një tribunë plot me spektatorë që shembet, ndërsa njerëzit vrapojnë të tmerruar.

Continue Reading

Aktuale