Connect with us

Kosovë

Samiti i BE’së: S’ka diçka konkrete rreth liberalizimit të vizave për Kosovën

Published

on

Samiti i BE’së: S’ka diçka konkrete rreth liberalizimit të vizave për Kosovën

Në Samitin e Bashkimit Evropian, që zhvillohet të enjten dhe të premten në Bruksel, do t’u ndahet statusi i kandidatit dy vendeve, Ukrainës dhe Moldavisë, ndërsa do të përsëritet përkushtimi i BE-së për perspektivën e anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Për këtë tashmë është përgatitur drafti i konkluzave që do të miratohen në këtë takim të Këshillit Evropian, draft në të cilin ka pasur qasje edhe Radio Evropa e Lirë.

Por, siç qëndrojnë gjërat aktualisht, përveç porosive politike për përshpejtimin e integrimit të vendeve të rajonit me BE-në, nuk priten vendime konkrete sa i përket nisjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ose ndonjë vendim tjetër konkret lidhur me rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Bashkimi Evropian shpreh mbështetjen e plotë dhe të padyshimtë për perspektivën e anëtarësimit në BE për Ballkanin Perëndimor dhe bën ftesë për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit”, thuhet në draftin e dokumentit që do të prezantohet në samit.

Nga ky takim do t’i bëhet ftesë Komisionit Evropian, përfaqësuesit të lartë dhe Këshillit që “të avancojnë më tej integrimin gradual mes Bashkimit Evropian dhe rajonit gjatë procesit të zgjerimit në mënyrën reversibile dhe bazuar në merita”.

Në këtë dokument një paragraf i veçantë i është kushtuar edhe dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe zgjidhjes së mospajtimeve bilaterale mes vendeve të rajonit.

“Këshilli Evropian rikonfirmon urgjencën për arritjen e progresit të dukshëm në zgjidhjen e çështjeve të hapura bilaterale dhe rajonale, në veçanti në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e raporteve mes Serbisë dhe Kosovës”.
Të enjten në mëngjes zhvillohet edhe takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Liderët e vendeve pjesëmarrëse të “Ballkanit të Hapur” kanë thënë se të mërkurën do të njoftojnë nëse do të shkojnë në Samitin Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet më 23 qershor në Bruksel. Në nismën “Ballkani i Hapur” bëjnë pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Në draftin e konkluzave të përgatitura për samit, flitet edhe për idenë e krijimit të Bashkësisë Politike Evropiane.

“Këshilli zhvilloi diskutim strategjik për raportet e Bashkimit Evropian me partnerët në Evropë. Diskutoi propozimin për krijimin e një Bashkësie Politike Evropiane. Qëllimi është që të ofrohet një platformë për koordinimin politik të vendeve evropiane përgjatë tërë kontinentit. Mund të jetë e vlefshme për vendet e Ballkanit Perëndimor, shtetet e asociuara nga fqinjësia lindore, vendet e EFTA-s dhe të gjitha vendet, me të cilat kemi lidhje të afërta” do të thuhet në konkluzat që pritet t’i miratojnë liderët e BE-së.

Më tej rreth kësaj ideje do të thuhet se “qëllimi është të forcohet dialogu politik dhe bashkëpunimi për t’i adresuar çështjet e interesit të përbashkët në mënyrë që të rritet siguria, stabiliteti dhe prosperiteti i kontinentit evropian”.

Me rëndësi është të theksohet fjalia se krijimi i një Bashkësie të tillë Politike Evropiane nuk do ta zëvendësojë procesin e tashëm të zgjerimit të BE-së:

“Një kornizë e tillë nuk do t’i zëvendësojë politikat dhe instrumentet ekzistuese, më saktësisht zgjerimin, dhe do të respektojë autonominë e BE-së në vendimmarrje”.

Ky do të jetë samiti i fundit i BE-së gjatë Presidencës franceze, ndërsa pas saj nga 1 korriku kryesimin e Bashkimit Evropian do ta ketë Çekia.

Continue Reading

Kosovë

Raporti për vitin 2021 publikohet nga Specialja, shpaloset ecuria e të gjitha proceseve në Hagë

Published

on

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, publikuan të martën raportin e punës për vitin 2021.

Sipas këtij dokumenti, gjatë vitit 2021, gjykatësi i procedurës paraprake, gjykatësit e trupit gjykues I dhe trupit gjykues II, si dhe gjykatësit e panelit të Apelit, të ngarkuar me apelet e ndërmjetme, nxorën rreth 800 vendime dhe urdhra.

Si e arritur në raport, përmendet fillimi i dy gjykimeve dhe i dy çështjeve të tjera që sipas dokumentit, po përparojnë në fazën e procedurës paraprake.

“Në muajt mars dhe prill, u arrestua i akuzuari i tetë dhe u transferua në objektin e paraburgimit në Hagë”, shkruan në këtë raport të Dhomave të Specializuara.

Dokumenti vë në pah se në vitin 2021, njëzet dëshmitarë, dëshmuan në mënyrë të sigurt përpara gjykatës dhe 30 viktima u pranuan të marrin pjesë në proces në tri prej çështjeve.

“Po në të njëjtin vit, u mbajtën 67 seanca publike dhe u transmetuan në internet me përkthim simultan në tri gjuhët zyrtare të Gjykatës si dhe pati më shumë se 70 mijë shikime të faqeve të transmetuara”, saktëson raporti.

“Gjatë vitit 2021 u përkthyen 895 dokumente që përfshijnë më shumë se 12 mijë e 200 faqe”.

Në këtë dokument, shpaloset ecuria e të gjitha proceseve të deritanishme të ndërmarra nga Specialja.

Që prej vitit 2020, Specialja deklaron se statusi i viktimës pjesëmarrëse u është miratuar 30 personave në tri çështje gjyqësore, 1 në çështjen kundër Shalës, 9 në çështjen kundër Mustafës dhe 20 në çështjen kundër Thaçit e të tjerëve.

“Gjatë vitit 2021, gjashtë nga personat kërkesat e të cilëve për pjesëmarrje si viktima në çështjen Thaçi dhe të tjerë u refuzuan, e apeluan vendimin me ndihmën e një mbrojtësi kujdestar. Paneli i Gjykatës së Apelit konfirmoi vendimin e Gjykatësit të Procedurës Paraprake dhe përsëri ua refuzoi statusin e viktimave pjesëmarrëse”, shkruan në raport.

Gjatë fjalës për ecurinë e proceseve gjyqësore, kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, citohet në raport të jetë shprehur se ky institucion vazhdon të jetë i përkushtuar për kryerjen e punës në përputhje me standardet më të larta të drejtësisë penale ndërkombëtare.

Në dokument saktësohet se numri i punonjësve të Dhomat e Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë është rritur nga 244 që ishin më 31 dhjetor 2020 në 268 punonjës më 31 dhjetor 2021.

Sa i përket vendeve, më së shumti ka nga Holanda, Rumania, pastaj SHBA-ja, Franca e Gjermania.

Raportin e plotë mund ta gjeni KËTU.

Continue Reading

Kosovë

Kurti: Sveçla brenda 48 orëve udhëton në Bruksel për punën e vizave

Published

on

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media pas vizitës që ka zhvilluar në Postën e Kosovës, ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave, meqë është thënë që do të ketë një udhërrëfyes shtesë për Kosovën sa i përket këtij procesi.

Shefi i Qeverisë ka thënë se s’është në dijeni që do të ketë ndonjë udhërrëfyes të ri, derisa ka bërë të ditur se numri një i MPB-së, Xhelal Sveçla do të udhëtojë për në Bruksel brenda 48 orëve, për t’u takuar me Komisioneren e BE-së për Ceshtje të Brendshme, Ylva Johanson, për të diskutuar për të gjitha çështjet që lidhen me liberalizimin e vizave.

Sveçla në Bruksel do të takohet me Komisioneren e BE-së për Çështje të Brendshme, Ylva Johanson.

“Nuk jam në diejni që ka kurrfarë kriteresh shtesë, apo udhërrëfyes të ri. Ne i kemi plotësuar 95 kritere shumë moti. Në të njejtën kohë është jo vetëm Parlamenti, por edhe Komisioni që para 4 viteve ka rekomdnaur për herë të dytë heqjen e rejgimit të vizave për qytetarë te Kosovës. Dhe besoj që nuk është në anën e Kosovës që të bëjë shtesë diçka në anën e kritereve. Por ju njoftoj që ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla brenda 48 orëve do të jetë në Bruksel për t’u takuar me Komisioneren e BE-së për Cështje të Brendshme, Ylva Johanson, në mënyrë që të diskutojë për të gjitha gjërat në raport me liberalizimin e vizave, që e kemi mërituar që moti”, ka thënë Kurti.

Continue Reading

Kosovë

Zvicra thotë se raporti Kosovë – Serbi është çelësi i Ballkanit

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Sekretaren e Shtetit e Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës, Livia Leu.

Në njoftimin e qeverisë thuhet se Kurti e shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës.

Sekretarja Leu e vlerësoi miqësinë vibrante mes dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen për kontributin e mërgatës së Kosovës në Zvicër, ajo tha se Kosova është shtet prioritar për Konfederatën Zvicerane.

“Gjatë takimit u ritheksua gatishmëria e të dy qeverive për të konkretizuar edhe më tej bashkëpunimin në ekonomi dhe krijim të vendeve të reja të punës. U theksua se veçanërisht shkëmbimet tregtare dhe investimet në ekonomi mund të rriten”.

“U theksua zgjerimi dhe thellimi i bashkëpunimit sa më të afërt për sigurinë dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor. Sekretarja Leu tha se Ballkani është shumë i rëndësishëm për Zvicrën dhe se raporti ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është çelësi për këtë rajon”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Aktuale