Connect with us

Bota

OKB: Turqia mund të dërgojë ekipe shpëtimi në Afganistan

Published

on

Kombet e Bashkuara nuk kanë aftësi kërkimi dhe shpëtimi në Afganistan dhe Turqia është “e pozicionuar më së miri” për t’i ofruar ato pas një tërmeti vdekjeprurës në Afganistan të mërkurën, tha një zyrtar i lartë i ndihmave në OKB.

“Ne folëm për këtë me ambasadën e Turqisë këtu në terren dhe ata janë duke pritur për kërkesën zyrtare,” tha zëvendësi i dërguarit të OKB-së në Afganistan, Ramiz Alakbarov, i cili koordinon operacionet humanitare.

“Ne do të mund të bëjmë një kërkesë të tillë vetëm pas diskutimit me autoritetet de facto dhe bazuar në atë që është realiteti në terren për momentin.

Numri i viktimave prej tërmetit të fuqishëm që tronditi Afganistanin lindor në orët e para të mëngjesit të 22 qershorit është rritur në pothuajse 1,000, një numër që zyrtarët afganë thanë se ka të ngjarë të rritet pasi informacionet vazhdojnë të vijnë nga fshatrat e thella malore.

“Deri më tani, informacioni që kemi është se të paktën 920 njerëz janë vrarë dhe 610 janë plagosur”, tha Mawlawi Sharafuddin Muslim, zëvendësministër për menaxhimin e fatkeqësive në qeverinë talibane, gjatë një konference për shtyp në Kabul.

“Ky është informacion fillestar dhe mund të vazhdojë të rritet”, u tha Muslim gazetarëve.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) tha se tërmeti goditi rreth 46 kilometra nga qyteti juglindor i Khost, pranë kufirit me Pakistanin, në një thellësi prej 51 kilometrash.

Tërmeti ishte më vdekjeprurësi që nga viti 2002, kur një tërmet me magnitudë 6.1 vrau rreth 1000 njerëz në Afganistanin verior./Top Channel/

Continue Reading

Bota

Turqia heq veton dhe i hap rrugën anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO

Published

on

Presidenti i Finlandës Sauli Niinisto tha të martën se Turqia ka rënë dakord të mbështesë anëtarësimin e përbashkët të Finlandës dhe Suedisë në NATO, në ditën e parë të samitit të aleancës në kryeqytetin spanjoll Madrid.

Niinisto tha se përparimi erdhi pasi të tre vendet nënshkruan një memorandum të përbashkët “për të zgjeruar mbështetjen e tyre të plotë kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së njëri-tjetrit”.

Bisedimet trepalëshe midis Turqisë, Finlandës dhe Suedisë, të mbajtura në Madrid në margjinat e samitit të NATO-s, zgjatën mbi dy orë.

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto dhe kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, diskutuan aplikimet e vendeve nordike për t’iu bashkuar aleancës, si dhe shqetësimet e Ankarasë në lidhje me këtë çështje.

Muajin e kaluar, Suedia dhe Finlanda aplikuan zyrtarisht për t’u bashkuar me aleancën, vendim që u nxit nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës.

Por Turqia, një anëtare e aleancës, shprehu kundërshtime ndaj aplikimeve të anëtarësimit, duke kritikuar të dy vendet për tolerimin dhe madje edhe për mbështetjen e grupeve terroriste.

Stoltenberg vazhdimisht ka thënë se Turqia ka “shqetësime legjitime në lidhje me luftën e saj kundër terrorizmit.”

Continue Reading

Bota

Për herë të parë në histori, Franca zgjodhi një grua në krye të parlamentit

Published

on

Sot, deputetja Yael Braun-Pivet u bë gruaja e parë që është zgjedhur në postin e kryetares së parlamentit francez.

Braun-Pive, anëtare e partisë në pushtet, Republika, mori besimin e 242 deputetëve, një shumicë absolute gjatë raundit të dytë të votimit në parlament.

Zgjedhja e saj vjen si pjesë e zgjedhjeve të fundit parlamentare në Francë, ku koalicioni centrist “Së bashku” i udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron fitoi shumicën e votave, por jo shumicën absolute, raporton france24.

Zgjedhja e Braun-Pivet në karrigen e kryetares pason emërimin e muajit të kaluar të Elisabeth Borne, gruaja e dytë që shërben si kryeministre franceze dhe e para në tre dekada.

E lindur në vitin 1970 në Nancy, mbesa e hebrenjve të Evropës Lindore që u vendosën në Francë në vitet 1930 për t’i shpëtuar antisemitizmit në shtëpi, Braun-Pivet është një avokat me profesion.

Ajo e ndërtoi karrierën në zonën e Parisit ndërsa për një periudhë prej shtatë vjetëve ka jetuar në Tajvan dhe Japoni, ku lindën edhe dy prej pesë fëmijëve të saj.

Pas rikthimit në Francë me familjen e saj në vitin 2012, ajo kreu punë jofitimprurëse dhe pas katër vjetëve iu bashkua partisë së presidentit francez, Macron.

Ndryshe, Braun-Pivet ka thënë se ajo kishte votuar gjithmonë për Partinë Socialiste të Francës përpara se të ndryshonte mendje në vitin 2016 për En Marche të sapolindur të Macronit, një lëvizje politike centriste që u zotua të dilte përtej ndarjes së vjetër majtas-djathtas, të bënte politikë ndryshe dhe të përdorte talentin e shoqërisë civile.

Ajo hodhi kandidaturën për një vend legjislativ në periferi të Parisit në vitin 2017, ku edhe fitoi mandatin e parë në Asamblenë Kombëtare. /Telegrafi/

Continue Reading

Bota

Zelensky falenderon aktorin amerikan që po bën dokumentar për luftën: Pa me sytë e tij mizoritë ruse

Published

on

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është takuar me aktorin dhe regjisorin Sean Penn dhe e ka falënderuar atë për mbështetjen e Ukrainës.

“Aktori dhe regjisori Sean Penn po bën një dokumentar për luftën në Ukrainë. Që nga dita e parë e pushtimit gjithëpërfshirës, ai ishte në Kiev dhe pa me sytë e tij se çfarë është agresioni rus. E gjithë bota së shpejti do të jetë në gjendje të shoh të gjithë të vërtetën për luftën falë filmit të tij. Sean, faleminderit për mbështetjen e shtetit tonë dhe popullit tonë!” tha Zelensky.

Aktori amerikan Sean Penn vizitoi Kievin për herë të dytë gjatë luftës. Aktori po realizon një dokumentar për luftën ruso-ukrainase. Ai tashmë ka vizituar Bucha dhe Irpin për të parë pasojat e mizorive ruse. /abcnews.al/

Continue Reading

Aktuale