Connect with us

Spektakël dhe Yje

Dafina Zeqiri merr propozimin për martesë?

Published

on

Këngëtarja e shqiptare, Dafina Zeqiri në Insta story-i nuk mungon asnjëherë Dj Geek me të cilin ajo tashmë është në një lidhje duke treguar se janë duke përjetuar një romancë shumë të bukur.

Por mesa duket kemi të reja.

Dafina është duke shijuar disa ditë pushimesh, e teksa është duke bërë xhiro në det ajo ka publikuar një video ku një unazë e madhe është vendosur në gishtin e saj. Mos ndoshta ka marrë propozimin për martesë?

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Publikohet “Mari” nga Ghetto Geasy dhe Majku, kënga tejet verore (Video)

Published

on

Bashkëpunimet janë trendi i kësaj vere.Pak minuta më parë është publikuar edhe bashkëpunimi më i ri i shumëpritur.

Bëhet fjalë për bashkëpunimin e Getit dhe Majkut.

“Mari” titullohet kënga e cila bëri bashkë dyshen, pas shumë bashkëpunimeve që ata numërojnë bashkë.

Teksti dhe muzika janë realizuar nga vetë këngëtarët.Kënga duket tejet ritmike dhe pritet të pëlqehet nga publiku.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Njihuni me policen shqiptare që jeton me gjarprin: Ushqehet me minj të ngrirë një herë në javë, para disa ditësh…

Published

on

Të kesh për kafshë shtëpiake, një gjarpër. Mund të duket diçka e pamundur por jo për Anisën. Ajo është police, në qytetin e Elbasanit. Nëse mendoni se armët janë hobi dhe pasioni i saj, e keni gabim. Gjarpri është miku më i mirë i polices.

“Unë e kam si anti-stres këtë, më kënaq”, shprehet nënkomisarja Anisa Kostani.

Bashkëjetesa e tyre ka nisur prej 3 mujash. Të voglit të saj, ashtu siç ajo e quan, nuk i mungon asgjë. Nën-komisarja është tepër e kujdesshme ndaj tij.

“Nuk është e shëndetshme që të qëndrojnë jashtë vivariumit të vetë më shumë së gjysmë orë, mund ti shfaqet ndonjë sëmundje dhe këtu nuk kam se ku e çoj kur të më sëmurët ndaj tregohem shumë e kujdesshme në këtë pjesë, sepse e di që do më duhet ta çoj jashtë shtetit pastaj”, tregon ajo.

Anisa tregon se gjarpëri ka ardhur nga Kolumbia. Tani që është I vogël gjatësia e tij është 1 metër e 20, ndaj dhe ndërrimi I lëkurës ndodh më shpesh. Ai është Boa mashkull, mund të jetojë deri në 25 vite dhe gjatësia e tij shkon deri në 2 metra e gjysme.

“Ushqehet me minjë të ngrirë një herë në javë, para disa ditësh ka ndryshuar lëkurën ky proces zgjat nga 1 deri në 2 javë. Fillon i zbehet lëkura, i zbehet shikimi dhe më pas brenda 72 orëve ai mund të ketë përfunduar procesin. Ndërkohë nuk duhet prekur nuk duhet nxjerrë nga vivariumi dhe nuk duhet ushqyer”, shprehet ajo.

Të kujdesesh për një gjarpër, kërkon dhe njohuri të mira, për ta kuptuar se kur ai është i stresuar. 27 vjeçar ja tregon se nëse Prada, merr formën e shkronjës S, atëherë është momenti për ta vendosur në ambinetin e tij.

Megjithatë gjarpëri nuk është kafsha e vetme që ajo ka në shtëpi.

“Kam 3 mace dhe 1 qen, macet kanë dhomën e tyre, macet tentojnë i qëndrojnë gjithmonë tek xhami vivariumit. Janë kurioze dhe munden ta ngacmojnë”, thotë ajo.

Nënkomisarija shprehet se në të ardhmen do të marrë një tjetër gjarpër të këtij lloji, ku një faqe e murit të shtëpisë së saj, do jetë e dedikuar vetëm atyre.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Arjan Konomi aksidentohet në Jordani, rrezikon të humbasë krahun

Published

on

Opinionisti Arjan Konomi ka pësuar një aksident gjatë pushimeve në Jordani. Ai ka dëmtuar krahun dhe si pasojë i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë opinionisti me anë të një postimi në Instagram, ku shihet i shtrirë në shtratin e spitalit.

“Tungjatjeta miq. Siç po më shikoni këtu në kushte jo të mira dua të ndaj me ju një fatkeqësi më ndodhi. Ndodhem në spitalin e Amman-it. Dje kam bërë një ndërhyrje kirurgjikale të krahut tim të cilin desh e humba por për fat të mirë ka shpresë akoma që ta kem. Nuk di ç’ka t’iu them tjetër. Nëse ju kam munguar në Instagram është për këto arsye”, është shprehur Konomi.

Continue Reading

Aktuale