Connect with us

Lajme

ASH: Çfarë ka biseduar Ahmeti në takimet e fshehta me ambasadorët rus?

Published

on

Çfarë ka biseduar Ahmeti në takimet e fshehta me ambasadorët rus?

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti këto ditë pranoi se ka pasur takime jo me një, por me disa ambasadorë të Rusisë në Shkup, ashtu si edhe me ambasadorin e Sërbisë.

Mund të arsyetoheni se takimet me diplomatë të huaj janë normale për kryetarët e partive politike, por në këtë rast, bëhet fjalë për takime të fshehta dhe të papublikuara më parë. Asnjëherë nga BDI nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar për takime të drejtuesve të kësaj partie me ambasadorët rus. Pyesim publikisht, pse janë mbajtur takimet të fshehta, çfarë është biseduar në këto takime, kujt i kanë shërbyer dhe çfarë ka buruar nga të njëjtat. Në veçanti pyesim z.Ahmetin a i ka zhvilluar këto takime para 27 Prillit 2017 dhe para se t’i shitet parcela në Tetovë oligarkut rus, Daka Davidoviç.

Një fjalë e urtë popullore thotë: “I keshmi të kesh”. Kështu i cilësojmë edhe akuzat dhe shpifjet e deritanishme të BDI-së ndaj opozitës shqiptare. Tani e kemi më të qartë se kush paska koketuar me agjenda ruse, fshehurazi dhe pas shpinës së qytetarëve.

Videon mu ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:
VIDEO: https://we.tl/t-4IHOLgeBgM

Continue Reading

Lajme

Arbër Ademi demanton BDI-në: Aziri ishte me mua dhe qetësonte situatën

Published

on

By

Arbër Ademi demanton BDI-në: Aziri ishte me mua dhe qetësonte situatën

Kordinatori i BDI-së, Arbër Ademi ka demantuar akuzat e partisë së tij ndaj opozitës shqiptare. Pas incidentit në Parlament, BDI doli me një reagim me shkrim ku akuzoi deputetët e ASH-së se kanë qenë bashkë me VMRO kundër Arbër Ademit. Por ky i fundit, në emisionin “10 minuta” në TV21 tha se deputeti Elmi Aziri ka qenë bashkë me të dhe se deputeti i opozitës shqiptare është munduar ta qetësojë situatën.

“Po jam dëgjuar. Elmi Aziri deri sa ka ndodhur aty ngjarja dhe pas ngjarjes ka qenë bashkë me mua, duke tentuar ta qetësojë situatën. Edhe pas ngjarjes, por edhe krejtësisht kur jam nisur për në shtëpi kam biseduar në telefon me Elmi Azirin”, tha Ademi në TV21.

FOTO:

Continue Reading

Lajme

Pas një sëmundje sot ndërroi jetë ushtari i UÇK-së nga Tetova, Nahil Ramadani

Published

on

Pas një sëmundje sot ndërroi jetë Nahil Ramadani nga Tetova ish ushtarë i UÇK-së dhe i plagosur në betejën e Koshares brigada 138 Agim Ramadani.

Nahil Ramadani u lind 21.11.1974 në Tetovë
Në moshën 5 vjecare bashke me familje mergojne ne Hamburg te Germanise

Ne vitin 1998 ju bashkangjit UCK-së
Ai pas luftes perseri u kthye ne Hamburg ku veproj dhe punoi bashke me familje deri ne frymen e ti te fundit

Nahili la pas vetes gruan dhe 3 femijë.
Një jetë të tërë kushtuar atëdheut.
U prefsh në Paqë
Lavdi.

Continue Reading

Lajme

Ademi: Elmi Aziri ka qenë me mua dhe është munduar ta qetësojë situatën (Video)

Published

on

Pas incidentit të një dite më parë në Komisionin për Çështje Evropiane, kryetari i këtij trupi parlamentar, Arbër Ademi, ka sqaruar se raportet me deputetin e Aleancës për Shqiptarët (ASH), Elmi Aziri, janë normale, ndonëse gjatë kaosit të krijuar dje, Aziri u qëllua nga filxhani që u hodh nga Ademi. Ky i fundit, madje, tha se deputeti Aziri ka qenë bashkë me të dhe se deputeti i opozitës shqiptare është munduar ta qetësojë situatën.

“Po jam dëgjuar. Elmi Aziri deri sa ka ndodhur aty ngjarja dhe pas ngjarjes ka qenë bashkë me mua, duke tentuar ta qetësojë situatën. Edhe pas ngjarjes, por edhe krejtësisht kur jam nisur për në shtëpi kam biseduar në telefon me Elmi Azirin. Madje më ka thënë që kur të jesh në Kumanovë të më ftosh për kafe. Këto kanë qenë fjalët e Elmi Azirit dhe kam marrëdhënie korrekte”, tha Ademi./GazetaLajm/

Continue Reading

Aktuale