Connect with us

Teknologji

“Guri i varrit” i Internet Explorerit bëhet viral në Korenë e Jugut

Published

on

Për Jung Ki-young, inxhinier softuerësh koreano-jugor, vendimi i Microsoftit për të mos përkrahur shfletuesin e saj të internetit Internet Explorer, ka shënuar fundin e një marrëdhënieje çerekshekullore të ndryshueshme me teknologjinë, raportoi Reuters të shtunën.

Për të përkujtuar “vdekjen” e këtij shfletuesi, inxhinieri koreano-jugor shpenzoi një muaj dhe rreth 330 dollarë duke projektuar dhe porositur një gur lapidar me logon “e” të Explorer dhe mbishkrimin: “Ai ishte një mjet i mirë për të shkarkuar shfletues të tjerë”.

Fotografia e gurit të varrit e publikuar në rrjete sociale, është bërë virale.

Microsoft vendosi të mos e mbështesë Internet Explorerin, i cili dikur ishte i gjithëpranishëm, për t’u fokusuar në shfletuesin e tij më të shpejtë, Microsoft Edge.

Jung tha se memoriali tregoi ndjenjat e tij të përziera për softuerin më të vjetër, i cili kishte luajtur një rol kaq të madh në punën e tij.

“Ishte e dhimbshme, do ta quaja një marrëdhënie dashuri-urrejtje sepse vetë Explorer dikur dominonte një epokë”, tha ai.

I lansuar në vitin 1995, Explorer u bë shfletuesi kryesor në botë për më shumë se një dekadë, pasi u bashkua me sistemin operativ Windows të Microsoft-it që ishte i parainstaluar në miliarda kompjuterë.

Por filloi të humbiste ndaj Chrome të Google në fund të viteve 2000 dhe u bë objekt i memeve të panumërta në internet, me disa zhvillues që sugjeruan se ishte i ngadaltë në krahasim me rivalët e tij.

Jung tha se kishte për qëllim t’i bënte njerëzit të qeshin me gurin e varrit, por ka mbetur i habitur se sa larg ka shkuar shakaja në internet.

“Kjo është një arsye tjetër që unë të falënderoj Explorerin, tani ma dha mundësinë të bëj shaka të klasit botëror”, ka thënë ai.

Continue Reading

Teknologji

Robotët që po marrin vëmendje me shërbimin ndaj klientëve

Published

on

Robotët “kanë” marr në kontroll një qendër të bowlingut në Clearwater të Floridas, të paktën zonën e ushqimit të qendrës së “Bowling Maples Lanes Countryside”.

Roboti Bella po merr vëmendjen e vizitorëve të cilët ajo i shërben në mënyrë kreative. Bella është një robot shërbyes, i cili është dizajnuar për shërbim të ushqimit për vizitorët e qendrës dhe për t’u kënduar atyre.

“Sapo e kemi marrë Bellan. Ajo është fantastike. Është një robot që shërben ushqimin dhe që gjithashtu u jap vizitorëve një eksperiencë të mirë përderisa ata e vizitojnë këtë qendër, të cilëve edhe u a uron ditëlindjen duke kënduar. Thjesht ajo është fantastike”, tha për Fox 13 Megan Briody, menaxhere kryesore e kësaj qendre bowlingu.

Fëmijët janë ata të cilëve veçanërisht u pëlqen ndërveprimi me BellaBot, teksa prindërit e tyre shiheshin duke i nxjerrë telefonat për të bërë fotografi dhe video.

“Më pëlqen roboti për shkak se tani punëtorëve nuk u nevojitet që të shërbejnë picat”, tha Bailee Estep, një fëmijë të cilit i pëlqen ndërveprimi me BellaBot-in.

Continue Reading

Teknologji

Njeriu që humbi më shumë para në historinë njerëzore nga kriptovalutat

Published

on

By

Njeriu që humbi më shumë para në historinë njerëzore nga kriptovalutat

Ka dhjetëra raste të njerëzve që bëjnë pasuri të mëdha duke investuar në kriptovaluta dhe tani i humbasin ato. Shtatë investitorët më të fortë të kriptove në botë humbën, për të qenë të saktë, 144 miliardë dollarë në vetëm pak javë. Por bie në sy ai i “bosit” të shkëmbimit më të madh të kriptove në botë, Changpeng Zhao.

Biznesmeni 44-vjeçar kinezo-kanadez, i njohur ndërkombëtarisht si CZ, tashmë është zyrtarisht njeriu që ka humbur më shumë para në historinë njerëzore. Ai deri më tani ka humbur rreth 87 miliardë dollarë – rreth 10% të pasurisë së tij.

Kohët po ndryshojnë shpejt. Zhao, i cili zotëron 90% të Binance, pa pasurinë e tij të rritet në mënyrë eksponenciale, në mes të tregut të kohës së lulëzimit të manisë së kriptomonedhës . Shkëmbimi arriti 34.1 trilion dollarë në tregtimin e kriptove vitin e kaluar, ndërsa këtë vit arriti rreth 5 miliardë dollarë në ditë, deri në rënie.

Më pas, në vitin 2021, kur pasuria e Zhaos u vlerësua në pak më pak se 100 miliardë dollarë, u zemërua kur deklaroi se “Të varfërit thonë gjëra të këqija për Binance”. Por tani që pasuria e tij është zvogëluar në më pak se 10.2 miliardë dollarë, ai thotë “Unë jam ende i varfër”.

Biznesmeni, i cili ka lindur në Kinë dhe është rritur në Kanada – por është banor i përhershëm i Singaporit – ka deklaruar se 100% e aseteve të tij likuide vendosen në kriptovaluta. Kjo ishte ajo që nuk i shkoi mirë. Nga investimi i tij në Luna, rreth 11 miliardë dollarë, nuk ka mbetur asgjë, ndërsa humbjet më të mëdha i ka nga bitcoin. Në 134 ditë, Zhao humbi rreth 10 për qind të pasurisë së tij – megjithëse disa thonë se nuk është më 10.2 miliardë dollarë, por është tkurrur në 1.5 miliardë dollarë.

Ai, në Twitter, shpjegon se ky është “një cikël tjetër” dhe se i ka kaluar sërish këto, edhe dy herë të tjera, duke parë që pasuria e tij tkurret gjatë tregut të kriptomonedhave dhe më pas të rritet sërish. Por, pavarësisht se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, është shkruar në histori si njeriu që ka humbur më shumë para. Ajo tejkaloi rekordin negativ të themeluesit të Softbank japonez Masayoshi Son, i cili gjatë flluskës dotcom, kishte humbur 77 miliardë dollarë brenda natës. Kur kapitalizimi i tregut të Softbank ra nga 200 miliardë dollarë në 2.5 miliardë dollarë (ai humbi 98%), pasuria e tij u tkurr nga 78 miliardë dollarë në “vetëm” 1.1.

Miliarderët e tjerë

Sigurisht, Zhao nuk është i vetmi kripto – miliarder që humbi një pasuri me rënien e kriptove. Janë me dhjetëra të tjera. Një shembull i tillë është shembulli i themeluesit dhe aksionerit kryesor të Coinbase, Brian Armstrong. Ndërsa kompania e tij pushoi 18 për qind të fuqisë punëtore për t’i bërë ballë “kripto-dimrit” , pasuria e Armstrong ra 84 për qind nga 13.7 miliardë dollarë në 2.1 miliardë dollarë.

Continue Reading

Teknologji

Tani Instagrami do të verifikojë moshën e përdoruesve përmes këtyre metodave

Published

on

Instagram po eksploron mënyra të reja që adoleshentët të verifikojnë moshën e tyre dhe të respektojnë rregullat e platformës.

Aplikacioni po teston video selfie me softuerin e analizës së fytyrës si një metodë e re e verifikimit të moshës. Disa përdorues në Instagram përpiqen ta anashkalojnë rregullin e moshës mbi 13 vjeç, duke modifikuar datën e lindjes për t’i bërë ata të duken mbi 18 vjeç.

Por adoleshentëve do t’u jepen tani tre mënyra për të verifikuar moshën: të ngarkojnë ID-në, t’u kërkojnë tre përdoruesve të rritur ta konfirmojnë moshën e tyre ose të bëjnë një video selfie.

Meta thotë se shpreson se metodat e reja do të sigurojnë që adoleshentët të kenë një “përvojë të përshtatshme për moshën” në Instagram.

Gjiganti i teknologjisë është përballur më parë me kritika për sigurinë e adoleshentëve dhe fëmijëve në platformat e tij.

Prindërve dhe kujdestarëve të përdoruesve adoleshentë të Instagramit iu dhanë mjete shtesë për të mbikëqyrur përvojën e fëmijës së tyre në Instagram në fillim të këtij muaji. Ata tani mund të vendosin kufij kohorë dhe të shikojnë detajet e çdo raportimi që fëmija i tyre bën në platformë.

Continue Reading

Aktuale