Connect with us

Kolumna

Këshilltari i ASH-së pyet BDI-në: Pse pritet 17 vite dhe nuk ndërtuat objektin e shkollave të mesme?

Published

on

Nga Mr. Huzeir Mustafi – Këshilltar nga rradhët e Aleancës për Shqiptarët në Komunën e Kumanovës

Para pak ditëve festuan 20 vjetorin, a sillen sikur të jenë themeluar para 6 muajve!

Një rikujtim për partinë ” Jeshile” që funskionon mbi dy parime: gënjeshtrën dhe mashtrimin. Problemi i objektit të shkollave të mesme egziston që nga viti shkollor 2001-2002, ndërsa zgjidhje e “përkohëshme” e ofruar nga BDI në atë kohë është nga viti shkollor 2004-2005.
Pra kaq zgjasin zgjidhjet e përkohëshme të BDI-së hiq më pak se 17 vite edhe ate për një çështje jetike.

Rikujtojmë partinë “Jeshile” se prej vitit 2002 janë në pushtet qendrorë (me përjashtim 18 muaj në vitet 2006-2008) dhe kanë udhëhequr dhe udhëheqin me ministrinë e arsimit dhe skencës thuaj se gjatë gjithë këtyre viteve.

Gjithashtu rikujtojmë se prej vitit 2005 e deri në vitin 2021 kanë qenë pjesë e pushteti lokal, dhe i kanë pasur në dorë gjithashtu të gjitha mundësitë, që nxënësve kumanovarë t’ua zgjidhin njëherë e përgjithmonë këtë problematikë.

Por gjatë gjithë këtyre viteve nuk kanë ndërmarë as një hap dhe iniciativë më të vogël për këtë çështje.

Edhe trualli ku parashihet të ndërtohet objekti i ri për shkollat e mesme, i cili në atë kohë ishte pjese e ministrisë së mbrojtjes ju dha ministrisë së arsimit dhe shkencës dhe kjo ndodhi pikërisht atëherë kur BDI ishte opozitë në vitin 2007 e ku ministër i arsimit ishte Sulejman Rushiti.

E njejta po ndodh edhe tani në komunën e Kumanovës kur BDI është pjese e opozitës gjërat kanë filluar të ndryshojnë dhe organet kompetente punojnë me intenzitet të përshpejtuar në përgatitjen e projektit dhe gjithë dokumentacionit të nevojshëm për të aplikuar dhe kërkuar fonde.

Këtë fakt e dijnë edhe këshilltarët e BDI-së dhe për këtë arsye tentojnë të poentojnë politikisht tash më edhe nga opozita.

Politika anash, kjo çështje kërkon zgjidhje dhe po punohet intenzivisht që përfundimisht nxënësit shqiptarë të shkollave të mesme të gëzojnë një objekt modern, me gjitha kushtet dhe standardet.

Ministri dhe bashkëpartiakët e tij sa bëjnë gjah pas meritave, e kan momentin konkret tani me ribalancin e buxhetit, të ndajnë mjete për fillimin e fazës së parë të objektit.

Çështjen e meritave po ja lëjmë kohës, sepse sinqerisht është e rangut të fundit, tani për tani duhet punë dhe përkushtim!

Continue Reading

Kolumna

Jemi të gënjyer!

Published

on

Nuk di sa herë e kemi parë triumfatorin e rrejshëm, ministrin Osmani, të dalë e të thotë me bindje e gojën plot se po marrim datë dhe përherë kemi dështuar nga paaftësia diplomatike e tyre. Bullgaria arriti të imponojë seriozitet dhe, siç thotë populli në anekdotë, t’ia lërë këmbët e arushës në dorë Maqedonisë së Veriut.

Shkruan Vjollcë BERISHA

Nuk duhet parë vetëm si diçka që aksidentalisht shkon keq, diçka që lidhet me orën e historisë. Është thjesht dështim i diplomacisë sonë. Nuk mjafton të jetosh në aeroplan e të bësh foto besimplote për ta integruar vendin në Bashkimin Evropian.

Cila është masa me të cilën mund të matet në këtë orë suksesi i një ministri për Punë të jashtme nëse jo me mundësinë e tij për ta integruar vendin në Unionin Evropian?! Me se tjetër mund të lëvdohet diplomacia “jonë” shterpe?

Po ato intervistat gojëplota me data të rrejshme?

Jemi gënjyer keq.

Votat merren në emër premtimesh që nuk realizohen. Nuk di sa herë e kemi parë triumfatorin e rrejshëm, ministrin Osmani, të dalë e të thotë me bindje e gojën plot se po marrim datë dhe përherë kemi dështuar nga paaftësia diplomatike e tyre. Bullgaria arriti të imponojë seriozitet dhe, siç thotë populli në anekdotë, t’ia lërë këmbët e arushës në dorë Maqedonisë së Veriut.

Populli ndjehet i gënjyer. Rrugë tjetër s’ka. Dielli për ne lind nga perëndon. Ky përcaktim është qenësor për shqiptarët.
BDI e ka minuar pafundësisht këtë rrugë me mbytjen e shtetit të së drejtës, me institucione të korruptuara deri në dhëmb, me moszgjidhje të proceseve të montuara, me drejtësi selektive që i shërben vetëm pushtetit e kultit të Partisë, me arsim asht e lëkurë, me kulturë që po shfytyrohet pa kujdesin e detyrueshëm institucional, me zgjedhje të manipuluara, e me të gjitha elementët që jo vetëm e shembin rrugën e integrimit, por edhe na bëjnë qesharakë e të pamjaftueshëm në sytë e botës.

Mosmarrja e datës nuk është pafatësi, është PAAFTËSI diplomatike, dështim dhe mbi të gjitha gënjeshtër.
Është një borxh që ia kanë popullit që e gënjyen në dritë të diellit se do ta integrojnë aty ku natyrshëm e ka vendin. Nuk duhej të nguteshin me premtime.

Pesha e fjalës është e rëndë. Medoemos e zë përfundi cilindo që turret ta thotë pa përgjegjësi dhe pa skuqje.

Jemi të gënjyer.

Continue Reading

Kolumna

Shaqir Fetai e humbi kontrollin! E humbi…

Published

on

Me Shaqir Fetain gjithçka rrjedh egër, çdo proces është ilegal dhe në interes të huaj, sepse, vetë Shaqir Fetai është interesi i huaj, ilegalisht i instaluar në krye të BFI-së me qëllim që gjithçka të rrjedhë egër, trishtueshëm, me synime shkatërrimtare! Këtë e dinë, fatkeqësisht, edhe myftinjtë e sotit, të cilët me lezet po ia mbajnë iso-n Shaqir Fetait në punët e tij të fëlliqta.

Nga Valbon Osmani

Për herë të parë në historikun e BFI-së kemi të organizuar haxh të egër, ilegal, fatkeqësisht në emër të Institucionit! Nuk është respektuar asnjë rregullativë e BFI-së, nuk është përfillur asnjë organ dhe nuk janë sjellë kurrfarë vendimesh nga organi më i lartë kolektiv, nga Rijaseti! Haxhin e “organizon” Shaqir Fetai me “myhybët” e vet të inspiruar nga rrëfimet legjendare të “Bagdatski llopovit”!

Shaqir Fetai dëshmoi se, jo që nuk di të funksionojë sipas rregullave të organeve kolektive, jo se nuk e di Kushtetutën e BFI-së, jo që nuk e njeh praktikën e organizimit institucional të këtij obligimi fetar, por, thjesht, e ka shumë të qartë se po i vie fundi, prandaj, të shfrytëzohet rasti dhe të përmbush orekset e veta aqcsavi jepet mundësia, natyrisht pa u përfshirë këtu organet kolektive apo trupat ndihmëse. Ky manipulim kurrë nuk do t’i falet Shaqr Fetait, një ditë ai do të përgjigjet edhe penalisht për këtë anashkalim që ia bën organit kolektiv në punën me të cilën e obligon madje vetë Kushtetuta e BFI-së! Thjesht, Shaqir Fetai vetë pret dhe vetë qep!
Për ta zbutur paksa këtë kritikë që e lakuriqëson tërësisht organizimin e egër të haxhit të sivjemë, Shaqir Fetai, i tmerruar nga ajo se u zbulua për hajninë e madhe, nisë me manipulimet e veta. Paska thirrur myftinjtë për konsultime para nisjes së haxhit! Pra, nuk thotë se e tuboi RIJASETIN, por, i tuboi myftinjtë si dhe drejtorët e institucioneve dhe sektoreve, me qëllim që të konsultohet! Të gjithë këta organe përbëjnë Rijasetin i cili tubohet për të sjellë vendime, për të propozuar më të mirën para miratimit të çfarëdo vendimi!

Çka ka këtu për t’u konsultuar? Ka formuar vetë komisionin, i ka caktuar vetë udhëheqësit e haxhit si dhe të haxhilerëve, ka caktuar vetë çmimin dhe, në fund, hajde mos të më ngelë kopili në dorë! I fton myftinitë për manipulim! Nuk mund të ketë konsultime në prag të nisjes së haxhilerëve, sepse, nuk ka çka i këshillon dhe as çka i konsulton myftinjtë Shaqir Fetai, i cili as që ia ka haberin e organizimit të këtij obligimi islam, as që ka organizuar ndonjëherë dhe as që di se si shkojnë punët rreth haxhit. Ai di vetëm të përfitoj nga haxhi.

Shaqir Fetai veten e llogaritë “pushtet” (edhe atë, maqedonas), nuk ia ka ngenë askujt, nuk e bën hesap as Kushtetutën e BFI-së, as Organet kolektive të BFI-së, sjell vendime autokrate dhe, në fund t’i njollosë që të gjithë. Prandaj, i fton myftinjtë, tallet me myftinjtë dhe, në fund, llogari do të kërkojë edhe prej tyre! Llogari për ç’gjë as që dinë se çfarë ka ndodhur, sepse kanë qenë tërësisht të përjashtar nga procesi!
Ndoshta edhe e meritojnë këtë përbuzje dhe këtë tallje të gjithë myftinjtë! Përjashtohen nga procesi ndërsa pak para nisjes për në haxh, tubohen dhe “konsultohen”! Sa vlenë konsultimi i tyre, këshillat apo këshillimet pasi gjithçka që ka dashur ka vendosur vetë Shaqir Fetai!

Për herë të parë përjashtohet Rijaseti nga ky organizim, për herë të parë përjashtohen myftinjtë dhe organet e tjera nga ky proces por që, në llogaridhënie përfshihen edhe ata! Kështu mendon Shaqir Fetai dhe kësaj ia arrinë! Myftinjtë nuk bëhen hesap në këtë organizim, ndërsa nëse plasin aferat e vjedhjes dhe të korrupsionit, atëherë, të gjithë mund ta hanë por jo dhe Shaqir Fetai!
Shaqir Fetai qenka takuar edhe me udhëheqës dhe me mjekë të haxhit? Edhe ky është aktivitet i egër, sepse, dikush ata emra, ata propozime, numrin e tyre, është dashur ta miratojë në ndonjë mbledhje të Rijasetit! As ky hap nuk është hedhur! Gjithçka në ilegalitet dhe, sipas dëshirës dhe propozimeve të Shaqir Fetait! Një ekip prej nja 80 personave të përzgjedhur nga instalacioni i pushtetit maqedonas në krye të BFI-së!

Të gjithë këtyreve haxhi u paguhet nga BFI-ja! Kush e solli këtë vendim?
Të gjithë këtyreve u paguhet dhe mëditje? Kush e solli dhe kush e miratoi vendimin për lartësinë e mëditjeve?
Të gjithë këta mund të kenë edhe shpërblime dhe benificione ekstra? Kush e solli këtë vendim dhe cila do të jetë ajo shumë e përfitimeve ekstra?

Kujt i duhen këto shërbime, nëse jo ekskluzivisht Shaqir Fetait! Sepse ai dëshiron që vjedhjen t’ia kryejnë sa më shumë persona dhe, që të gjithë ata të kontribuojnë për t’ia reaziluar dëshirat meskine dhe të poshtra Shaqir Fetait! Rreth 500 mij euro do të jenë shpenzimet të cilat do t’ua mbulojë BFI-ja, respektivisht, shumë kjo që do të nxirret nga çmimi i haxhit të sivjemë. Pra, të gjithë haxhilerët e sivjemë kanë paguar çmim kaq të larë, sepse, ekipi i Shaqir Fetait është i madh dhe i pangopshëm shpenzimet e të cilëve përfshihen në këtë çmim të sivjemë të haxhit! Pra, “ekipin ndihmës dhe mjekësor” nuk e paguan bashkësia “fetare” e Shaqir Fetait, por, e paguajnë të gjithë haxhilerët e sivjemë!

Me Shaqir Fetain gjithçka rrjedh egër, çdo proces është ilegal dhe në interes të huaj, sepse, vetë Shaqir Fetai është interesi i huaj, ilegalisht i instaluar në krye të BFI-së me qëllim që gjithçka të rrjedhë egër, trishtueshëm, me synime shkatërrimtare! Këtë e dinë, fatkeqësisht, edhe myftinjtë e sotit, të cilët me lezet po ia mbajnë iso-n Shaqir Fetait në punët e tij të fëlliqta.

Continue Reading

Kolumna

Hani pini e rrëmbeni

Published

on

By

HANI PINI E RRËMBENI

Shkruan Agron Shaqiri

Revoltën time të sotme po e filloj me disa fjalë të Michel Foucault:

Krimineli është një njeri që shkel paktin, që e shkel herë pas here, kurdo që i nevojitet ose dëshiron, kur ia lyp interesi, kur në një çast dhune a verbërie mbizotëron motivi i interesit vetjak, pavarësisht përllogaritjes racionale më elementare. Krimineli është një despot i përkohshëm, një despot i momentit përmes verbërisë, fantazisë, pasionit etj.

Njerëz, çmimi i përcaktuar nga KRRE-ja për naftën ka arritur deri më 107,5 denarë. Çmimi më i lartë i naftës në vendin më të varfër të rajonit e më tej. Çdo ditë vonesë nënkupton shtrenjtim më shumë të derivateve dhe më pas, çdo masë e marë nuk do të ketë asnjë efekt lehtësues për qytetarët. Ata presin që çmimi të shkojë në 150 denarë dhe pastaj ta ulin në 120 denarë për litër. Kjo nuk është ulje, por plaçkitje dhe mashtrim i qytetarëve. Dhe thonë se ne, pra populli, pas disa muajve do të themi se ky çmim është në rregull, ata harrojnë se Qeveria dhe KRRE-ja janë institucione publike në mbrojtje të qytetarëve, e jo institucione në shërbim të vetëm një karteli sekret mes oligarkëve dhe miqve të tyre.

Sipas INSTAT-it, edhe çmimet tjera kanë pësuar rritje të ndjeshme për ekonomitë tona familjare. Sot qytetarët e Maqedonisë së Veriut hanë më pak dhe shpenzojnë më shumë.

Inflacioni është më i larti në tre dekadat e fundit.

Ndëkohë kriza po na i falimenton biznese e vogla, po na I falimenton edhe fermerët e vegjël, kryeministri dhe qeveria po presin rebalancin e buxhetit që të intrevenojnë me masa antikrizë, po deri në seancën përfundimtare duhet të zhvatemi deri në denarin e fundit.

Kriza me gjasë do të thellohet edhe më tej.

Nëse ne nuk dalim bashkërisht në rrugë, jetesa do të bëhet më e papërballueshme, kurse oligarkët dhe qeveria do të na marrin edhe monedhat e voëlëva dhe të fundit kemi në xhep.

Ne nuk mund ta lemë jetën tonë në mëshirën e një qeverie që u shërben deri në perversitet interesave të një grushti oligarkësh në kurriz të qytetarëve.

Sabotimi i institucioneve publike nga ata që paguhen për t’i mbojtur është cenim i shumicës së qytetarëve dhe tregues se vala shkatërrimtare rrezikon seriozisht vendin.

Njësoj po veprohet edhe me spitalet, shkollat, aeroportet dhe rrugët e Maqedonisë së Veriut. Ata që vodhën të djeshmen e prindërve tanë dhe të tashmen tonë, duan të vjedhin edhe të nesërmen e fëmijëve tanë.
Edhe sa do të durojmë?!

Continue Reading

Aktuale