Connect with us

Bota

Diplomati rus jep dorëheqjen në shenjë proteste ndaj sulmit në Ukrainë

Published

on

Diplomati rus jep dorëheqjen në shenjë proteste ndaj sulmit në Ukrainë

Një diplomat rus me përvojë në zyrën e OKB-së në Gjenevë dha dorëheqjen të hënën, pasi tha se ishte shumë “i turpëruar” nga sulmi i Presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë që filloi tre muaj më parë.

Përmes një proteste të rrallë, por jo të paprecedentë në radhët e trupit diplomatik të Rusisë, 41-vjeçari Boris Bondarev dha dorëheqjen në një letër drejtuar ambasadorit Gennady Gatilov dhe në vazhdim publikoi një denoncim therës të luftës së Rusisë.

“Lufta agresive e Putinit në Ukrainë dhe në fakt ndaj gjithë botës Perëndimore, është jo vetëm një krim ndaj popullit ukrainas”, tha zoti Bondarev, “por ndoshta është gjithashtu edhe krimi më i rëndë ndaj popullit të Rusisë, me një gërmë të zezë Z (që simbolizon mbështetjen për luftën) që fshin të gjitha shpresat dhe perspektivën për një shoqëri të lirë dhe të begatë në vendin tonë”.

Bondarev, i cili përfaqësonte Rusinë në zyrën e OKB-së në Gjenevë për çështjet e çarmatimit, tha se “ata që e konceptuan këtë luftë dëshirojnë vetëm një gjë – të qëndrojnë në pushtet përgjithnjë, të jetojnë në pallate pompoze pa shije, të lundrojnë me jahte që i afrohen kostos dhe tonazhit të të gjithë marinës ruse së bashku, të shijojnë pushtet të pakufizuar dhe mosndëshkueshmëri të plotë”.
“Për ta arritur këtë”, thotë Bondarev, “ata janë gati të sakrifikojnë aq jetë sa do të duhen. Mijëra rusë dhe ukrainas kanë vdekur tashmë vetëm për këtë”.

Ai tha se gjatë gati 20 viteve të punës si diplomat rus, ndër të tjera edhe në ambasadat në Kamboxhia dhe Mongoli, “niveli i gënjeshtrave dhe joprofesionalizmit në Ministrinë e Jashtme është rritur gjatë gjithë kohës”.

Bondarev e akuzoi Ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov si “një shembull të mirë të degradimit të këtij sistemi”, si dikush që ka rënë “nga të qenit një intelektual profesionist dhe i arsimuar” që vlerësohej lart nga kolegët e tij diplomatë, në nivelin e “një personi që vazhdimisht bën deklarata kontradiktore dhe që kërcënon botën (dhe po kështu edhe Rusinë) me armët bërthamore!”.

“Rusia nuk ka më aleatë”, konkludon ai, “dhe për këtë nuk mund fajësohet askush tjetër përveç politikës së saj të rrezikshme dhe të keqkonceptuar… Nuk mund të marrë më pjesë në këtë turp gjakatar, të trashë dhe absolutisht të panevojshëm”.

Ai shtoi se, “ofertat për punë janë të mirëpritura”.

Bondarev i tha agjensisë së lajmeve Associated Press se nuk kishte marrë ndonjë reagim nga zyrtarët rusë, por shtoi se “A jam i shqetësuar për një reagim të mundshëm nga Moska? Më duhet të jem i shqetësuar për këtë”.

I pyetur nëse kolegë të tjerë të tij mendojnë po kështu, ai tha se “jo të gjithë diplomatët rusë janë luftëdashës. Ata janë të arsyeshëm, por u duhet ta mbajnë gojën mbyllur”.

Rusia ka shtypur protestat ndaj agresionit në Ukrainë, ka arrestuar protestuesit që kanë dalë në rrugë, ka eliminuar kritikën në media dhe ka miratuar me ligj ndëshkime me 15 vjet burgim për ata që përhapin “informacion fals” për sulmin ushtarak, përfshirë edhe në rastin e përdorim të fjalës luftë, në vend të termit “operacion i posaçëm ushtarak”.

Continue Reading

Bota

Turqia heq veton dhe i hap rrugën anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO

Published

on

Presidenti i Finlandës Sauli Niinisto tha të martën se Turqia ka rënë dakord të mbështesë anëtarësimin e përbashkët të Finlandës dhe Suedisë në NATO, në ditën e parë të samitit të aleancës në kryeqytetin spanjoll Madrid.

Niinisto tha se përparimi erdhi pasi të tre vendet nënshkruan një memorandum të përbashkët “për të zgjeruar mbështetjen e tyre të plotë kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së njëri-tjetrit”.

Bisedimet trepalëshe midis Turqisë, Finlandës dhe Suedisë, të mbajtura në Madrid në margjinat e samitit të NATO-s, zgjatën mbi dy orë.

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto dhe kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, diskutuan aplikimet e vendeve nordike për t’iu bashkuar aleancës, si dhe shqetësimet e Ankarasë në lidhje me këtë çështje.

Muajin e kaluar, Suedia dhe Finlanda aplikuan zyrtarisht për t’u bashkuar me aleancën, vendim që u nxit nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës.

Por Turqia, një anëtare e aleancës, shprehu kundërshtime ndaj aplikimeve të anëtarësimit, duke kritikuar të dy vendet për tolerimin dhe madje edhe për mbështetjen e grupeve terroriste.

Stoltenberg vazhdimisht ka thënë se Turqia ka “shqetësime legjitime në lidhje me luftën e saj kundër terrorizmit.”

Continue Reading

Bota

Për herë të parë në histori, Franca zgjodhi një grua në krye të parlamentit

Published

on

Sot, deputetja Yael Braun-Pivet u bë gruaja e parë që është zgjedhur në postin e kryetares së parlamentit francez.

Braun-Pive, anëtare e partisë në pushtet, Republika, mori besimin e 242 deputetëve, një shumicë absolute gjatë raundit të dytë të votimit në parlament.

Zgjedhja e saj vjen si pjesë e zgjedhjeve të fundit parlamentare në Francë, ku koalicioni centrist “Së bashku” i udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron fitoi shumicën e votave, por jo shumicën absolute, raporton france24.

Zgjedhja e Braun-Pivet në karrigen e kryetares pason emërimin e muajit të kaluar të Elisabeth Borne, gruaja e dytë që shërben si kryeministre franceze dhe e para në tre dekada.

E lindur në vitin 1970 në Nancy, mbesa e hebrenjve të Evropës Lindore që u vendosën në Francë në vitet 1930 për t’i shpëtuar antisemitizmit në shtëpi, Braun-Pivet është një avokat me profesion.

Ajo e ndërtoi karrierën në zonën e Parisit ndërsa për një periudhë prej shtatë vjetëve ka jetuar në Tajvan dhe Japoni, ku lindën edhe dy prej pesë fëmijëve të saj.

Pas rikthimit në Francë me familjen e saj në vitin 2012, ajo kreu punë jofitimprurëse dhe pas katër vjetëve iu bashkua partisë së presidentit francez, Macron.

Ndryshe, Braun-Pivet ka thënë se ajo kishte votuar gjithmonë për Partinë Socialiste të Francës përpara se të ndryshonte mendje në vitin 2016 për En Marche të sapolindur të Macronit, një lëvizje politike centriste që u zotua të dilte përtej ndarjes së vjetër majtas-djathtas, të bënte politikë ndryshe dhe të përdorte talentin e shoqërisë civile.

Ajo hodhi kandidaturën për një vend legjislativ në periferi të Parisit në vitin 2017, ku edhe fitoi mandatin e parë në Asamblenë Kombëtare. /Telegrafi/

Continue Reading

Bota

Zelensky falenderon aktorin amerikan që po bën dokumentar për luftën: Pa me sytë e tij mizoritë ruse

Published

on

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është takuar me aktorin dhe regjisorin Sean Penn dhe e ka falënderuar atë për mbështetjen e Ukrainës.

“Aktori dhe regjisori Sean Penn po bën një dokumentar për luftën në Ukrainë. Që nga dita e parë e pushtimit gjithëpërfshirës, ai ishte në Kiev dhe pa me sytë e tij se çfarë është agresioni rus. E gjithë bota së shpejti do të jetë në gjendje të shoh të gjithë të vërtetën për luftën falë filmit të tij. Sean, faleminderit për mbështetjen e shtetit tonë dhe popullit tonë!” tha Zelensky.

Aktori amerikan Sean Penn vizitoi Kievin për herë të dytë gjatë luftës. Aktori po realizon një dokumentar për luftën ruso-ukrainase. Ai tashmë ka vizituar Bucha dhe Irpin për të parë pasojat e mizorive ruse. /abcnews.al/

Continue Reading

Aktuale