Connect with us

Lajme

Ministri i jashtëm grek kërcënon Shqipërinë nëse ngre Çështjen Çame

Published

on

Në Tiranë kërkesa e ministres së Jashtme shqiptare Olta Xhaçka që mes dy vendeve të mund të diskutohej në të ardhmen dhe mbi të drejtat e pronësisë së komunitetit çam mori një përgjigje me tone kërcënuese nga homologu i saj grek Nikos Dendias. Ai foli për një çështje që nuk ekziston dhe që si e tillë do kishte pasoja të shumëfishta në rrugëtimn europian të Shqipërisë. Të ministrat deklaruan ndërkaq gatishmërinë për të përshpejtuar procedurat për të dërguar në Gjykatën ndërkombëtare të Drejtësisë çëshjen e delimitimit të kufirit detar mes dy vendeve

Autoritetet greke e kanë refuzuar gjithnjë ngritjen e çështjes çame në bisedimet me Shqipërinë duke e konsideruar një çështje inekzistente. Prej disa vitesh pala shqiptare e ka përmendur megjithatë në disa takime, të paktën në nivel ministrash të Jashtëm.

Edhe sot, në takimin me homologun e saj grek, minisrja Olta Xhaçka u shpreh se “vendet tona mike mund të fillojnë diskutimet edhe për çështje të tjera, sado të vështira që kemi trashëguar nga historia e nga periudha tragjike e Luftës së Dytë Botërore, siç është nevoja për të abroguar Ligjin e Luftës, apo çështja e të drejtave të pronësisë dhe të drejtave të njeriut të komunitetit çam”.

Por ndërsa për abrogimin e ligjit të luftës, ministri i Jashtem grek Nikos Dendias tha se “është dicka nga e cila duhet të shkëputemi e të bashkëpunojmë që pikat historike për abrogimin e tij të përmbyllen sa më shpejt”, ai përdori tone të hapura kërcënuese ndaj Shqipërisë, në një referencë të qartë ndaj ngritjes së çështjes çame. Sipas tij “nuk duhet të krijohen çështje që nuk ekzistojnë, sepse kjo do të çonte në pasoja me nivele të shumëfishta ku Greqia do të vendosë çështje të tjera që kanë të bëjnë me itinerarin e Shqipërisë në Europë”.

Çështja e abrogimit të ligjit të luftës mes dy vendeve është trajtuar disa herë mes palëve. Një vit e gjysëm më parë, po gjatë një vizite në Tiranë dhe në krah të kryeministrit Edi Rama, ministri Dendas e kishte cilësuar një anakronizmë, ndërsa kryeministri Rama kishte shprehur besimin se kjo çështe do mbyllej pozitivisht dhe shpejt.

Po gjatë atij takimi, të dy bënë të ditur vendimin që përcaktimi i kufijve detarë të merrte zgjidhje në Gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë, organizëm i Kombeve të Bashkuara. Sot ministrja Xhaçka tha se “ikonfirmuam dhe njëherë vullnetin tonë për kërkimin e një kompromisi për ta referuar çështjen tek një palë e tretë gjyqesore, siç është Gjykata Ndërkombetar e Drejtësisë”.

Ndërsa ministri Dendias theksoi se “është e rëndësishme si do të përshpjetojmë hapat për të përmbushur pjesën teknike në mënyrë që të depozitojmë sa më shpejt dokumentat në gjykatë”.

Dërgimi në gjykatë kërkon që palët të përcaktojnë pikat e mosmarrëveshjeve mes tyre për të cilat do të kërkojnë interpretimin e gjykatës. Zëri i Amerikës ka mësuar se mes dy vendeve kanë nisur fazat përgatitore të bisedimeve që do të duhet të zhvillohen më pas për të arritur marrëveshjen mbi dokumentin që do të dërgohet para gjykatës. Këto bisedime duhet të zhvillohen pas dhënies së plotfuqisë nga ana e presidentit ndërsa marrëveshja sërish do të duhet të ratifikohet nga parlamenti.

Continue Reading

Lajme

Arbër Ademi demanton BDI-në: Aziri ishte me mua dhe qetësonte situatën

Published

on

By

Arbër Ademi demanton BDI-në: Aziri ishte me mua dhe qetësonte situatën

Kordinatori i BDI-së, Arbër Ademi ka demantuar akuzat e partisë së tij ndaj opozitës shqiptare. Pas incidentit në Parlament, BDI doli me një reagim me shkrim ku akuzoi deputetët e ASH-së se kanë qenë bashkë me VMRO kundër Arbër Ademit. Por ky i fundit, në emisionin “10 minuta” në TV21 tha se deputeti Elmi Aziri ka qenë bashkë me të dhe se deputeti i opozitës shqiptare është munduar ta qetësojë situatën.

“Po jam dëgjuar. Elmi Aziri deri sa ka ndodhur aty ngjarja dhe pas ngjarjes ka qenë bashkë me mua, duke tentuar ta qetësojë situatën. Edhe pas ngjarjes, por edhe krejtësisht kur jam nisur për në shtëpi kam biseduar në telefon me Elmi Azirin”, tha Ademi në TV21.

FOTO:

Continue Reading

Lajme

Pas një sëmundje sot ndërroi jetë ushtari i UÇK-së nga Tetova, Nahil Ramadani

Published

on

Pas një sëmundje sot ndërroi jetë Nahil Ramadani nga Tetova ish ushtarë i UÇK-së dhe i plagosur në betejën e Koshares brigada 138 Agim Ramadani.

Nahil Ramadani u lind 21.11.1974 në Tetovë
Në moshën 5 vjecare bashke me familje mergojne ne Hamburg te Germanise

Ne vitin 1998 ju bashkangjit UCK-së
Ai pas luftes perseri u kthye ne Hamburg ku veproj dhe punoi bashke me familje deri ne frymen e ti te fundit

Nahili la pas vetes gruan dhe 3 femijë.
Një jetë të tërë kushtuar atëdheut.
U prefsh në Paqë
Lavdi.

Continue Reading

Lajme

Ademi: Elmi Aziri ka qenë me mua dhe është munduar ta qetësojë situatën (Video)

Published

on

Pas incidentit të një dite më parë në Komisionin për Çështje Evropiane, kryetari i këtij trupi parlamentar, Arbër Ademi, ka sqaruar se raportet me deputetin e Aleancës për Shqiptarët (ASH), Elmi Aziri, janë normale, ndonëse gjatë kaosit të krijuar dje, Aziri u qëllua nga filxhani që u hodh nga Ademi. Ky i fundit, madje, tha se deputeti Aziri ka qenë bashkë me të dhe se deputeti i opozitës shqiptare është munduar ta qetësojë situatën.

“Po jam dëgjuar. Elmi Aziri deri sa ka ndodhur aty ngjarja dhe pas ngjarjes ka qenë bashkë me mua, duke tentuar ta qetësojë situatën. Edhe pas ngjarjes, por edhe krejtësisht kur jam nisur për në shtëpi kam biseduar në telefon me Elmi Azirin. Madje më ka thënë që kur të jesh në Kumanovë të më ftosh për kafe. Këto kanë qenë fjalët e Elmi Azirit dhe kam marrëdhënie korrekte”, tha Ademi./GazetaLajm/

Continue Reading

Aktuale