Connect with us

Bota

Vazhdojnë luftimet intensive në Ukrainën Lindore

Published

on

Ushtria e Ukrainës thotë se Rusia po “vazhdon ofensivën e saj” në lindje të vendit, por pretendon se trupat e saj kanë pasur disa suksese në mbrojtje gjatë 24 orëve të fundit.

“Armiku i përqendroi përpjekjet e tij kryesore në Donetsk”, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në një postim të tijin në Facebook këtë mëngjes.
Zyrtarët shtuan se mortajat, artileria konvencionale dhe sistemet e raketave me shumë lëshime të ushtrisë ruse janë duke synuar Donteskun.

Shtabi i Përgjithshëm tha gjithashtu se trupat e tij kishin arritur të zmbrapsnin 11 sulme ruse nëpër Donetsk dhe Luhansk, duke goditur një avion rus “Su-25” dhe një raketë lundrimi në proces.

Pesë tanke ruse, një sistem raketor anti-ajror Tor, gjashtë sisteme artilerie dhe 12 pjesë të pajisjeve të blinduara u shkatërruan gjithashtu, thuhet në raport. Raporton BBC.

Continue Reading

Bota

Goditja me raketa në qendrën tregtare në Ukrainë, Blinken: Bota është tmerruar

Published

on

Sulmi me raketa ruse në një qendër tregtare në Ukrainë sot është i fundit në një “varg mizorish” në vend dhe bota është “e tmerruar”, tha Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.

Në një deklaratë në Twitter, Blinken shkroi: “Ne do të vazhdojmë të mbështesim partnerët tanë ukrainas dhe të kërkojmë llogari nga Rusia, përfshirë ata që janë përgjegjës për mizoritë.”

Diku tjetër, zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Stephane Dujarric tha se OKB-ja ishte e shqetësuar për intensifikimin e luftimeve në Ukrainë dhe sulmin “i mjerueshëm” në qendrën tregtare.

“Është për të ardhur keq, për të thënë më së paku. Çdo lloj infrastrukture civile, e cila përfshin padyshim qendrat tregtare dhe civilët nuk duhet të jenë kurrë në shënjestër,” u tha Dujarric gazetarëve.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se shumë civilë dyshohet se kanë vdekur ose janë plagosur pas sulmit të sotëm. /balkanweb

Continue Reading

Bota

Stoltenberg: Forca e reagimit të shpejtë e NATO-s do të shtohet në mbi 300 mijë trupa

Published

on

Numri i trupave të Forcës së Reagimit të Shpejtë të NATO-s do rritet në mbi 300 mijë, nga 40 mijë që është tani, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Në një konferencë shtypi të hënën në Madrid, ai tha gjithashtu se pret nga aleatët, që ta konsiderojnë Rusinë si kërcënimin më të madh të drejtpërdrejt ndaj sigurisë së aleancës.

Ndërkohë, autoritetet spanjolle kanë shtuar masat e sigurisë në zonën e Madridit, ku këtë javë zhvillohet takimi i lartë i NATO-s.

NATO do të rrisë në mënyrë të ndjeshme numrin e trupave, që do të jenë në gjendje të lartë gatishmërie, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

“Ne do të transformojmë forcën e reagimit të shpejtë të NATO-s dhe do të rrisim numrin e trupave të saj në mbi 300 mijë”, u tha ai gazetarëve para fillimit të takimit të NATO-s këtë javë në Madrid.

Forca e reagimit të shpejtë të NATO-s aktualisht përbëhet nga rreth 40 mijë trupa, të dislokuara në vendet e Evropës Lindore në përgjigje të sulmit rus ndaj Ukrainës.

Në takimin e Madridit, NATO gjithashtu do të ndryshojë gjuhën mbi Rusinë të përfshirë në dokumentin e saj strategjik të vitit 2010, në të cilin Moska konsiderohet një partner strategjik.

“Koncepti ynë i ri, do të na mbrojë në një epokë të konkurrencës strategjike. Pres që aleatët ta konsiderojnë në mënyrë të qartë Rusinë si kërcënimin më të madh të drejtpërdrejt ndaj sigurisë sonë”, tha Stoltenberg.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s tha se do të takohet me udhëheqësit e vendeve të NATO-s, Turqisë, Finlandës dhe Suedisë të martën, para fillimit të takimit të Madridit, për të diskutuar kërkesat e dy vendeve nordike për anëtarësim në aleancë.

“Nuk do të bëjë premtime, por mund t’ju sigurojë se ne po punojmë për të arritur përparim në këtë drejtim”, tha Stoltenberg.

Ndërkohë autoritetet spanjolle kanë shtuar masat e sigurisë në Madrid, rreth zonës, ku do të zhvillohen takimet e NATO-s. Dhjetë mijë oficerë policie nga agjenci të ndryshme spanjolle të sigurisë do të angazhohen në ruajtjen e sigurisë.

Inspektori i policisë spanjolle, Luis Lopez Blanco tha se jashtë ndërtesës së konferencave “IFEMA” janë dislokuar tashmë një numër i madh policësh për t’u kujdesur për sigurinë.

“Është një dislokim i madh ndërkombëtar dhe kombëtar, për të cilin ne po bashkëpunojmë me agjenci të tjera të sigurisë si Qendra Kombëtare e Inteligjencës, Qendra e Inteligjencës Ushtarake, Europoli dhe Interpoli. Ne të gjithë po punojmë për të njejtin qëllim, dhe do të punojmë edhe me organet e sigurisë të NATO-s, në mënyrë që gjithçka të shkojë në mënyrë perfekte”, tha ai.

Rrugët kryesore të Madridit do të jenë pjesërisht të mbyllura gjatë takimit të NATO-s, nga 29 qershori deri më 30 qershor. Zyrtarët qeveritarë u kanë bërë thirrje banorëve që të qarkullojnë vetëm për nevojat e tyre dhe u kanë kërkuar kompanive që të lejojnë personelin e tyre të punojë nga shtëpia për të shmangur pengesat e mëtejshme./voa

Continue Reading

Bota

Tornado merr përpara rrugët e Holandës, raportohet për një të vdekur dhe 10 të plagosur

Published

on

Të paktën një person është vrarë dhe dhjetë të tjerë janë plagosur në një tornado që goditi qytetin bregdetar Zirikzee në jug-perëndim të Holandës të premten, thanë zyrtarët. Për shkak të këtij fenomeni të rrallë, sipas autoriteteve të provincës Zeeland, katër çati shtëpish u prishën dhe fasada e një ndërtese u shemb.

“Për fat të keq, tornado shkaktoi vdekjen e një njeriu. Të dhënat e para janë rreth dhjetë të lënduar”, thuhet në njoftimin e shërbimit të kërkim-shpëtimit.

Dëme të konsiderueshme janë shkaktuar në shumë rrugë në Zirikzee, ku pemët janë shkulur. Televizioni publik NOS shfaqi pllakat që binin nga çatia e një kishe dhe një trampolinë që “fluturonte” në ajër.

Autoritetet u bënë thirrje qytetarëve që të mos afrohen në zonën e prekur për të mos penguar punën e policisë dhe zjarrfikësve por edhe të mos rrezikohen nga degët dhe pllakat që mund të bien në rrugë. Kryebashkiaku Yak van der Hook pritet të mbajë një konferencë për shtyp gjatë ditës së sotme.

Në kohën kur tornado goditi qytetin, erërat nga një stuhi që kalonte nëpër vend u matën me 75 kilometra në orë, njoftoi Instituti Mbretëror Meteorologjik (KNMI). Shumë tornado regjistrohen në Holandë çdo vit, por hera e fundit që një person u vra ishte në vitin 1992, sipas NOS.

Continue Reading

Aktuale