Connect with us

Lajme

Negociatat për presidentin e ri të Shqipërisë, nesër takimi i radhës

Published

on

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se mazhoranca pret gatishmëri nga opozita për të vijuar me procesin për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Pas takimit me kreun e Grupit të PD-së Enkelejd Alibeaj këtë pasdite, Balla tha se është vendosur që negociatat të shtyhen për nesër, teksa kërkoi emra konkretë nga ana e opozitës.

“Shpresoj që nga PD të ketë fleksibilitet dhe gatishmëri për konsensus. Opozita të vijë me propozime”, tha ai.

“Unë shpresoj të kalojmë në takime më të gjera, që t’i përfshijmë të gjithë, dëshira jonë është të përfshihen të katërta grupet parlamentare”, tha Balla.

Ndërsa kreu i Grupit të PD-së Enkelejd Alibeaj, tha propozimi i emrave pa pasur rregulla në fillim, nuk e bën serioz procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.

Alibeaj tha se gjatë takimit kërkoi vetëm transparencë, pasi sipas tij është ilaçi më i mirë kundër pazareve. I pyetur nëse i kanë 20 firmat, Alibeaj tha se kjo mbetet për t’u parë.

“Unë kam durimin që ne t’i diskutojmë të gjitha gjërat hap pas hapi, e kuptoj që Balla do të ecë shpejt, por kushtetuta thotë që në tri raundet e para duhen me 84 vota. Ne kemi bërë propozimin tonë, rregullat, pastaj emrat. Ta kemi propozimin ne, ta ketë opozita. Më e rëndësishme është kjo, nuk duhen emra pa rregulla, është jo serioze. Nesër do të shohim cili është qëndrimi i palës tjetër. Ne e kemi bërë shërbimin tonë, presim palën tjetër”, tha ai.

23 maji do ta gjejë Kuvendin e Shqipërisë të mbledhur për raundin e dytë të zgjedhjes së presidentit të ri. Me të gjitha gjasat do të jetë një raund si i pari, pa kandidat./tch/

Continue Reading

Lajme

Arbër Ademi demanton BDI-në: Aziri ishte me mua dhe qetësonte situatën

Published

on

By

Arbër Ademi demanton BDI-në: Aziri ishte me mua dhe qetësonte situatën

Kordinatori i BDI-së, Arbër Ademi ka demantuar akuzat e partisë së tij ndaj opozitës shqiptare. Pas incidentit në Parlament, BDI doli me një reagim me shkrim ku akuzoi deputetët e ASH-së se kanë qenë bashkë me VMRO kundër Arbër Ademit. Por ky i fundit, në emisionin “10 minuta” në TV21 tha se deputeti Elmi Aziri ka qenë bashkë me të dhe se deputeti i opozitës shqiptare është munduar ta qetësojë situatën.

“Po jam dëgjuar. Elmi Aziri deri sa ka ndodhur aty ngjarja dhe pas ngjarjes ka qenë bashkë me mua, duke tentuar ta qetësojë situatën. Edhe pas ngjarjes, por edhe krejtësisht kur jam nisur për në shtëpi kam biseduar në telefon me Elmi Azirin”, tha Ademi në TV21.

FOTO:

Continue Reading

Lajme

Pas një sëmundje sot ndërroi jetë ushtari i UÇK-së nga Tetova, Nahil Ramadani

Published

on

Pas një sëmundje sot ndërroi jetë Nahil Ramadani nga Tetova ish ushtarë i UÇK-së dhe i plagosur në betejën e Koshares brigada 138 Agim Ramadani.

Nahil Ramadani u lind 21.11.1974 në Tetovë
Në moshën 5 vjecare bashke me familje mergojne ne Hamburg te Germanise

Ne vitin 1998 ju bashkangjit UCK-së
Ai pas luftes perseri u kthye ne Hamburg ku veproj dhe punoi bashke me familje deri ne frymen e ti te fundit

Nahili la pas vetes gruan dhe 3 femijë.
Një jetë të tërë kushtuar atëdheut.
U prefsh në Paqë
Lavdi.

Continue Reading

Lajme

Ademi: Elmi Aziri ka qenë me mua dhe është munduar ta qetësojë situatën (Video)

Published

on

Pas incidentit të një dite më parë në Komisionin për Çështje Evropiane, kryetari i këtij trupi parlamentar, Arbër Ademi, ka sqaruar se raportet me deputetin e Aleancës për Shqiptarët (ASH), Elmi Aziri, janë normale, ndonëse gjatë kaosit të krijuar dje, Aziri u qëllua nga filxhani që u hodh nga Ademi. Ky i fundit, madje, tha se deputeti Aziri ka qenë bashkë me të dhe se deputeti i opozitës shqiptare është munduar ta qetësojë situatën.

“Po jam dëgjuar. Elmi Aziri deri sa ka ndodhur aty ngjarja dhe pas ngjarjes ka qenë bashkë me mua, duke tentuar ta qetësojë situatën. Edhe pas ngjarjes, por edhe krejtësisht kur jam nisur për në shtëpi kam biseduar në telefon me Elmi Azirin. Madje më ka thënë që kur të jesh në Kumanovë të më ftosh për kafe. Këto kanë qenë fjalët e Elmi Azirit dhe kam marrëdhënie korrekte”, tha Ademi./GazetaLajm/

Continue Reading

Aktuale