Sport
Në vend të përgatitjeve për kombëtaren, përfundon në polici

Në vend të përgatitjeve për kombëtaren, përfundon në polici
Reprezentuesi i Bullgarisë, Gjorgji Jomov, i cili është në listen e zgjëruar të trajnerit Jasen Petrov për ndeshjen e radhës kundër Maqedonisë (më 2 qershor) në Ligën e Kombeve, është ndaluar nga policia me dyshimin për përfshirje në një incident, ku janë përdorur edhe armë zjarri.
Sipas mediave bullgare, ai ka dëshmuar për kaosin që ka ndodhur pasi vëllai i tij u grind me djem të panjohur, pas së cilës u ndihmua nga babai i tyre, i cili filloi të qëllonte me armë. Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur dy persona, njëri prej të cilëve ka mbetur i plagosur rëndë.
Bëhet fjalë për një 36-vjeçar, i cili ka marrë plagë me armë zjarri në këmbë dhe ka humbur shumë gjak, për këtë arsye është në rrezik për jetën. I plagosuri i dytë është 26 vjeç, por nuk ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Vëllai dhe babai i Jomovit, janë në arrati dhe ende nuk dihet nëse futbollisti do të ndalohet.
Ndryshe Gjorgji Jomov, luan për CSKA-në e Sofjes dhe deri më tani ka dhjetë paraqitje për kombëtaren bullgare dhe ka shënuar dy gola.
Sport
Shembet stadiumi, katër tifozë humbasin jetën dhe mbi 300 të plagosur (Video)

Një tragjedi ka ndodhur në Kolumbi. Në stadiumin “El Espinal” të Tolimas shumë persona ishin mbledhur për të ndjekur përleshjet me demat.
Një pjesë e stadiumit u shemb, tifozët u përfshinë nga paniku dhe nxituan të zbrisnin në fushë. Bilanci? Katër të vdekur dhe shumë të plagosur, rreth 322, 30 nga të cilët në gjendje të rëndë.
Videoja e postuar nga presidenti i sapozgjedhur i Kolumbisë, Gustavo Petro, tregon një tribunë plot me spektatorë që shembet, ndërsa njerëzit vrapojnë të tmerruar.
Sport
Tri klubet e Ligës Premier që synojnë transferimin e Neymarit

Koha e Neymarit në Paris Saint-Germain po i vjen fundi sipas RMC Sport. Klubi francez ka marrë vendimin për të shitur brazilianin 30-vjeçar këtë verë dhe vetë lojtari ka pranuar vendimin e tyre dhe ka pranuar të largohet.
Neymar iu bashkua PSG-së nga Barcelona në verën e vitit 2017 për 222 milionë euro, por ai nuk ka arritur të shfaq asnjëherë atë që bëri te klubi katalunas.
Dhe tani ai është lojtari i tretë më i rëndësishëm në skuadër pas Kylian Mbappes dhe Lionel Messit. Nasser Al-Khelaifi ka folur ashpër edhe për paraqitjen e brazilianit vitin e kaluar.
Neymar nuk kishte planifikuar të largohej nga PSG-ja këtë verë – ai do të udhëheqë ekipin kombëtar brazilian në Kupën e Botës në Katar më vonë këtë vit dhe shpresonte të ruante qëndrueshmërinë dhe rregullsinë para asaj kohe.
Por, zhvillimet e fundit e kanë bërë atë të mendojë rreth të ardhmes. Chelsea, Manchester United dhe Newcastle United janë skuadrat që i duan shërbimet e tij dhe mund të përballojnë pagën e tij të majme. /Telegrafi/
Sport
Chelsea përgatit ofertën e re për Sterling, City i vendos çmimin

Sipas raportimeve nga “Sky Sport UK”, një ofertë nga Chelsea do të vijë së shpejti në drejtim të Manchester City për Raheem Sterling.
Sulmuesi anësor anglez me shumë mundësi do të largohet nga drejtimi i Pep Guardiolës.
Sipas mediave angleze, Manchester City do ta lejonte të largohej vetëm për një shifër minimale prej 55 milionë euro./albeu.com
-
Lajmet kryesore8 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota4 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme1 year ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë6 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme1 year ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme9 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi