Connect with us

Spektakël dhe Yje

Konfirmohet artisti i parë ndërkombëtar që do të marrë pjesë në ‘Sunny Hill Festival 2022’

Published

on

Është publikuar emri i parë që do të performojë në edicionin e tretë të festivalit “Sunny Hill”.

Bëhet fjalë për reperin e famshëm britanik, Joseph Olaitan Adenuga Jr., i njohur me emrin artistik Skepta.

Kjo është konfirmuar në faqen zyrtare të “Sunny Hill” në një postim të shpërndarë në Instagram.

“Skepta po vjen në Sunny Hill. Ikona më e madhe e skenës Grime po sjell performancën e tij enigmatikisht energjike në Kosovë! Rimat e mprehta të Skeptas, të mbushura me ‘bas reggae dhe techno’ do ta shndërrojnë skenën kryesore të Sunny Hill në shfaqjen më eklektike që nuk e keni parë kurrë”, thuhet në postim.

“Këtë gusht, përgatituni të kërceni me yllin e hip hopit më me ndikim të kohës sonë”, vazhdon më tej shkrimi.

Ngjarja më e madhe kulturore në vend do të mbahet më 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022.

“Sunny Hill” po bën një rikthim pas dy vitesh dhe tashmë është thënë se do të zhvendoset në një lokacion, në Bërnicë.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Zbulohet bukuroshja që ia mori zemrën Benzemës

Published

on

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema përveç në fushë, duket se ka goditur edhe jashtë saj.

Me paraqitjet fantastike, Benzema ka shumë gjasa që ta fitojë Topin e Artë. Por së pari po i jep vetes një pushim të merituar.

Sulmuesi francez, si shumë futbollistë të tjerë, ka zgjedhur të kalojë pushimet në një vend të bukur.

Ai është parë në një jaht, por që nuk ishte vetëm, por i shoqëruar nga një grua e bukur, që duket se i ka fituar zemrën.

As Benzema dhe as miqtë e tij të ngushtë nuk folën për këtë lidhje, por rrjetet sociale zbuluan shpejt detaje që konfirmuan se ata ishin bashkë. Të dy ende nuk janë fotografuar duke pozuar së bashku, por ka foto që shihen së bashku në jaht.

Përdoruesit e rrjetit gjetën shpejt informacione për gruan që shoqëronte Benzemën, e cila është Jordan Ozuna, një modele amerikane 32-vjeçare, e lindur në Maryland më 1 janar 1990.

Ajo filloi karrierën në botën e modelingut që në moshë të vogël, duke u shfaqur në evente të ndryshme, ndonëse ka punuar edhe si kamariere në klubin e famshëm “Light NightClub” në Las Vegas.

Aktualisht, Ozuna – me flokët e saj të gjata kaçurrela me ngjyrë kafe, lëkurën e bukur dhe trupin e tonifikuar, vazhdon të jetë modele, duke punuar me përfaqësues të tillë si State Management, Caroline Gleason Management, Tricia Brink Management dhe The Salt Agency.

Marrëdhënia e saj me Benzeman nuk dihet ende për momentin, por pas Cora Gauthier- me të cilën Benzema u divorcua, duket se Jordan ka pushtuar sërish zemrën e Big Benz-it./Klankosova.tv

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Majk dhe ish-konkurrentja e ‘Për’puthen’ kapen mat! Dyshja fotografohen bashkë në…

Published

on

Kastriot Rexha ose i njohur si Majk, që pas ndarjes nga partnerja e tij Majlinda Zeka me të cilën ka dhe një djalë, është përfolur për shumë romanca dhe pse nga ana e tij nuk ka pasur asnjë konfirmim deri më sot.

Artisti e ka ruajtur jetë ne tij personale në mënyrë shumë hermetike dhe gjithmonë ka zgjedhur të qëndrojë larg syrit të kureshtarëve. Mirëpo së fundmi po qarkullon në rrjet një foto e reperit me një vajzë.

Vajza misterioze e cila është fotografuar pranë Majkut, është ish- konkurrentja e ‘Për’puthen’, Melisa Lleshi. Melisa pak kohë më parë i ka dhënë fund dhe marrëdhënies së saj me Andi Shehin.

Burime pranë ‘Boom News’ tregojnë se dyshja simpatike janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit në një hotel në Tiranë.

Nuk dihet nëse është rastësi apo dyshja po punon për ndonjë bashkëpunim muzikor. Por nuk bie poshtë as mundësia mes ish-konkurrentes dhe këngëtarit të ketë nisur diçka.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Një tjetër hit do të publikohet nga artistët e njohur Gjiko dhe Fifi

Published

on

Një tjetër hit do të publikohet gjatë kësaj kohe edhe nga artistët e njohur shqiptarë, Asdren Gjikolli – Gjiko dhe Filloreta Raçi-Fifi.

Dyshja, të cilët pëlqehen në masë të madhe nga publiku, bëjnë me dije se kanë bashkuar forcat për një këngë të re. Këtë e kanë njoftuar përmes postimeve që kanë shpërndarë në InstaStory.

Ndonëse nuk kanë zbuluar më shumë detaje rreth këtij projekti, besohet që do të lansohet shumë shpejt. Reperi pejan momentalisht është duke shijuar suksesin e këngës “Kce”, të cilën e solli në maj në duet me Majkun.

Fifi nga ana tjetër të fundit këngë e publikoi dy muaj me parë me Gent Fatalin. Këto dy projekte kanë grumbulluar miliona klikime në YouTube.

Continue Reading

Aktuale