Connect with us

Lajme

Keqpërdorimet në Ansamblin shqiptar

Published

on

Ndaj drejtorit të Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Shqiptare, Shkodran Tolaj, dy herë me radhë janë konstatuar keqpërdorime të fondeve, duke bërë pagesa pa dedikim ashtu siç parashikojnë ligjet. Kështu deklaroi për ALSAT ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska. Për shkeljen e bërë në vitin 2020 ai ka paguar gjobë prej 1500 euro, ndërsa për shkeljet e dytë, ka marrë vërejtje nga Ministria dhe të njëjtat i ka korrigjuar, shkruan Alsat.

“Mbikëqyrja e parë inspektuese e jashtëzakonshme është bërë më 27.10 të vitit 2020… Për realizimin e projektit pjesëmarrje në Festivalin Folklorik në Tuz të Malit të Zi me shumë të përgjithshme 400 000 denarë, ku 270 572 denarë janë shpenzuar si të pa dedikuara… Për shkak se kemi dëshmi se drejtori i ansamblit e ka paguar gjobën, më 29.10. përsëri është bërë mbikëqyrje inspektuese e jashtëzakonshme dhe janë konstatuar parregullsi… më tej kemi të dhëna si janë shpenzuar ata para për honorarë, për persona fizik dhe juridik ku është bërë shkelje përsëri sipas nenit 70a paragrafi 4 i ndëshkueshëm sipas nenit 91, paragrafi 1, alineja 7 dhe nenit 2 sipas Ligjit për Kulturë dhe ligjit për shkelje”, tha Bisera Kostostadinovska Stojçevska

Sipas Ministres Kostadinovska Stojçevska nuk ka asnjë pengesë që Tolaj të vazhdon të jetë drejtor, derisa nuk konstatohet përsëri që ai ka përdorur mjetet e shtetit në mënyrë joligjore.

Alsat kërkoi qëndrim edhe nga Zëvendëskryeministrja e angazhuar për politika të Qeverisjes të mirë Sllavica Gërkova, prej të cilës kërkuam përgjigje se sa Qeverisja e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqiptare është e mirë dhe në përputhje edhe me Kodin e Etikës së miratuar nga Qeveria. Por nga kabineti i zëvendëskryeministres thonë se të gjitha institucionet duhet të veprojnë konform kompetencave ligjore, por pa saktësuar nëse në rastin konkret ka shkelje të ligjit.

“Udhëheqja me përgjegjësi dhe transparencë e institucioneve është përgjegjësi e të gjithë funksionarëve të zgjedhur, pa përjashtim. Institucionet kompetente janë të obliguara që ti ndërmarrin të gjitha masat, në pajtueshmëri me të gjitha kompetencat ligjore me qëllim që të sigurojnë punë profesionale dhe të përgjegjshme, e cila është në interes të qytetarëve”, thonë nga Kabineti i zv/kryeministres

Nga ana tjetër, neni 3 dhe neni 23 i Kodit të Etikës i sjellë nga vetë Qeveria, obligon funksionarët që të jenë të përgjegjshëm, transparent, efikas dhe ekonomik si dhe të japin llogari për punën e tyre dhe të mbahet përgjegjësi. Por nëse e përsërit veprën atëherë

“Duhet të mbajë përgjegjësi politike, respektivisht kërkesë për dhënien e dorëheqjes nga ana e bartësit të funksionit publik, ose propozim për shkarkimin e tij, ose ngritjen e iniciativës për informimin e institucioneve përkatëse, në afat prej një muaj, për mosrespektimin e ligjit për Luftë kundër korrupsionit dhe konfliktit të interesave…”, Kodi i Etikës, Neni 23

Alsat ditë më parë publikoi disa detaje nga Raporti Inspektues në Ministrinë e Kulturës, ku shkruan se nga ana e drejtorit të Ansamblit, Shkodran Tolaj, kanë hasur në keqpërdorime parash dhe shpenzime jashtë kornizave ligjore, për bileta dhe honorarë për udhëtime jashtë vendit, pagesa kamatash dhe përmbarues për shkak të mos kryerjes në kohë të pagesave të domosdoshme, karburante për automjetin personal dhe parregullsi të tjera. Pasi drejtori Tolaj, i referohet thënieve të kryetarit të BDI-së dhe në rrjetet sociale tregohet si mik i afërt i tij, Ali Ahmeti kërkoi që të gjithë ata që kanë shkelur besimin e dhënë nga ai të mbajnë përgjegjësi.Gazetar: Mefail Ismaili /Alsat.mk

Continue Reading

Lajme

Luma për incidentin në Kuvend: Ky akt duhet dënuar

Published

on

By

Luma për incidentin në Kuvend: Ky akt duhet dënuar

VIDEO

Continue Reading

Lajme

Video ku shihet si Arbër Ademi ofendon deputetin Halil Snopçen dhe ua ndalon fjalën deputetëve të ASH-së

Published

on

By

Video ku shihet si Arbër Ademi ofendon deputetin Halil Snopçen dhe ua ndalon fjalën deputetëve të ASH-së

Continue Reading

Kosovë

Kurti: S’do të lejoj “republikë serbe të dytë” në Kosovë

Published

on

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se nuk do të lejojë një ‘republikë të dytë serbe’ në Kosovë ngjashëm me atë në Bosnjë e Hercegovinën.

Kurti ka thënë se në Bosnjë e Hercegovinë kanë filluar duke i bashkuar komunat me shumicë serbe drejt krijimit të një entiteti autonom i cili saboton shtetin e BeH.

“Unë nuk jam kundër serbëve, por Serbia është kundër nesh dhe nuk mund të lejoj një republikë serbe të dytë në Kosovë ngjashëm siç e kanë në Bosnje sepse edhe atje kanë filluar duke i bashkuar komunat me shumicë serbe drejt krijimit të një entiteti autonom, i cili e saboton shtetin e Bosnje Hercegovinës”.

“Unë besoj se ngjashëm e kanë synimin edhe në Kosovë, pa harruar asnjëherë se krerët në Serbi janë ata që para pak viteve provuan ta bëjnë projektin e shkëmbimit territorial, i cili si ide nuk mund të them se ka vdekur, por si projekt gjithsesi dështoi. Pra, të njëjtët që provuan ndarjen e Kosovës në emër të shkëmbimit territorial, janë ata të cilët tashmë me shumë ngulm e kërkojnë asociacionin e komunave me shumicë serbe, që është i papranueshëm për ne. Prej marrëveshjeve që përmendët, besoj se kryesorja që kurrsesi nuk bën të zbatohet është kjo”, tha Kurti.

Kurti në Syri Tv ka deklaruar edhe njëherë se nuk e dëshiron nismën “Ballkani i Hapur” që mbështetet nga Edi Rama dhe Presidenti serb Vuçiç. Kurti theksoi se Serbia kërkon të destabilizojë Ballkanin.

“Nuk besoj që PS është Partia e Punës, mirëpo sa i përket disa iniciativave rajonale ne nuk pajtohemi. Unë besoj se Serbia do të destabilizojë Ballkanin, që nuk është neutrale, por ka marrë anën e Kremlinit. Nuk mund të jesh neutral mes zjarrfikësit dhe zjarrit. Ata i kanë 14 aviona MIG29. 8 i kanë marrë nga Bjellorusia dhe 6 nga Rusia dhe këtu nuk ka dilema”, tha Kurti.

Më tej kryeministri i Kosovës tha se “nisma e Ramës dhe Vuçiçit me ‘Ballkanin e Hapur’ do të dështojë sepse Ballkani nuk mund të hapet ndaj askujt tjetër, pasi është e hapur prej vitesh vetëm ndaj BE-së, SHBA-së dhe NATO-s”.

“Nuk e di plotësisht nëse plani është ta zëmë, ky Ballkani i Hapur si ide. Unë nuk mendoj se do të ketë sukses. Edhe mendoj se është i gabueshëm. Ballkani i Hapur nënkupton një synim që nuk na qenka i hapur, por duhet ta hapim, por ndaj kujt? Ne jemi të hapur ndaj BE-së dhe SHBA-së, dhe NATO-s. Por të hapet Ballkani ashtu siç është hapur Serbia për Federatën Ruse dhe Kinën, unë mendoj se është gabim”, deklaroi Kurti.

Ndër të tjera lidhur me këtë çështje, Kurti u shpreh se çdo gjë që nuk është e mirë për Kosovën, nuk është e mirë as për Shqipërinë.

“Çdo gjë që nuk është e mirë për Kosovën nuk është e mirë as për Shqipërinë , çka nuk është e mirë për Shqipërinë nuk është e mirë as për Kosovën. Ne jemi dy shtete por jemi një komb dhe duhet të rrisim bashkëpunimin dhe ndjeshmërinë për njëri-tjetrin. Në ‘Procesin e Berlinit’ udhëheq Gjermania, në ‘Ballkanin e Hapur’ udhëheq Serbia, unë besoj se procesi i Berlinit nën udhëheqjen e kancelarit Scholz është rruga e duhur drejt integrimit evropian. Nuk është shpejt por nuk ka rrugë më të mirë dhe mos harroni që Serbia dëshiron që faktorët perëndimorë të mos jenë në një vijë. Serbia dëshiron që as Gjermania të mos pajtohet me Francën dhe as Brukseli më Uashingtonin. Ndërkohë që interesi i shqiptarëve është raporti i mirë trans-atlantik, ne kemi interes sinkronizimin e dyfishtë, sinkronizimin Paris-Berlin dhe Bruksel-Uashington”, tha Kurti.

Continue Reading

Aktuale