Sport
Broja kërcënon Liverpool-in

Southamptoni ka fatin e titullit të Premier League-s në dorë, Armando Broja kërcënon Liverpool-in!
Liverpool-i luan sot një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Të kuqtë do të përballen me Southampton-in, që tashmë ka në dorë edhe fatin e titullit në Premier League.
Nëse bardhekuqtë fitojnë këtë mbrëmje, atëherë Manchester City shpallet matematikisht kampion.
Në të kundërt fitorja e Liverpool-it e dërgon diferencën në një pikë.
Sport
Shqipëria fiton medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare

Shqipëria fiton medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare.
Zelimkhan Abakarov, sportisti me origjinë nga Çeçenia ka siguruar medaljen e parë për Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare që po zhvillohet në Algjeri.
Në sportin e mundjes, Abakarov tregoi një formë të shkëlqyer në sfidat e sotme, teksa fillimisht mposhti në çerekfinale turkun Munir Recep me rezultatin 8-4, ndërsa më pas në gjysmëfinale shkatërroi serbin Stevan Micic me rezultatin 9-0.
Tashmë Abakarov ka siguruar minimalisht medaljen e argjendtë, por ai do të luftojë për të artën, teksa nesër në orën 19:30 do të përballet në finale me egjiptianin Yehia Hafez.
Sport
Shembet stadiumi, katër tifozë humbasin jetën dhe mbi 300 të plagosur (Video)

Një tragjedi ka ndodhur në Kolumbi. Në stadiumin “El Espinal” të Tolimas shumë persona ishin mbledhur për të ndjekur përleshjet me demat.
Një pjesë e stadiumit u shemb, tifozët u përfshinë nga paniku dhe nxituan të zbrisnin në fushë. Bilanci? Katër të vdekur dhe shumë të plagosur, rreth 322, 30 nga të cilët në gjendje të rëndë.
Videoja e postuar nga presidenti i sapozgjedhur i Kolumbisë, Gustavo Petro, tregon një tribunë plot me spektatorë që shembet, ndërsa njerëzit vrapojnë të tmerruar.
Sport
Tri klubet e Ligës Premier që synojnë transferimin e Neymarit

Koha e Neymarit në Paris Saint-Germain po i vjen fundi sipas RMC Sport. Klubi francez ka marrë vendimin për të shitur brazilianin 30-vjeçar këtë verë dhe vetë lojtari ka pranuar vendimin e tyre dhe ka pranuar të largohet.
Neymar iu bashkua PSG-së nga Barcelona në verën e vitit 2017 për 222 milionë euro, por ai nuk ka arritur të shfaq asnjëherë atë që bëri te klubi katalunas.
Dhe tani ai është lojtari i tretë më i rëndësishëm në skuadër pas Kylian Mbappes dhe Lionel Messit. Nasser Al-Khelaifi ka folur ashpër edhe për paraqitjen e brazilianit vitin e kaluar.
Neymar nuk kishte planifikuar të largohej nga PSG-ja këtë verë – ai do të udhëheqë ekipin kombëtar brazilian në Kupën e Botës në Katar më vonë këtë vit dhe shpresonte të ruante qëndrueshmërinë dhe rregullsinë para asaj kohe.
Por, zhvillimet e fundit e kanë bërë atë të mendojë rreth të ardhmes. Chelsea, Manchester United dhe Newcastle United janë skuadrat që i duan shërbimet e tij dhe mund të përballojnë pagën e tij të majme. /Telegrafi/
-
Lajmet kryesore8 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota4 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme1 year ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë6 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme1 year ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme9 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi