Connect with us

Lajme

“Dimër i vështirë po vjen”, Ziadin Sela: Ja hapat që duhet të ndjek qeveria për tu siguruar qytetarëve bukën e gojës

Published

on

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, mbrëmjen e sotme ka folur për krizën që ka goditur Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij qeveria nuk ka marrë asnjë masë për parandalimin e kësaj krize, teksa parashtroi disa hapa të cilat qeveria duhet të ndjekë për përballimin e kësaj situate.

Sipas Selës, shteti duhet të shkonte te bujqit dhe tu ofronte atyre materialin e parë për të mbjellë tokën në mënyrë që të siguronin bukën për qytetarët.

“Gjatë gjithë këtyre viteve është kapur sistemi. Do të vijojmë të kemi kriza.

Demokracia është e pandarë me libralizmin. Prandaj ne do të përballemi me krizën, ne hymë nga kriza në krizë për shkak se prioritetet e qeverisë nuk janë me hap me kohën. Është gjëja më e lehtë të flasësh për luftën në Ukrainën, të flasësh për dimrin e vështirë që na pret.

Pikërisht pasojat kryesore që do të vërehen nga ky konflikt duhet të ishin llogaritur që do të vijnë një vit më pas. Një qeveri e përgjegjshme merr masa për të mos hyrë në krizën tjetër. Këto janë dy vendet që eksprotojnë grurin dhe ajo që pritet të ndodhë është mungesa prandaj dueht të marrë masa, mirëpo unë nuk kam dëgjuar asnjë masë nga ministri i bujqësisë. Minimumi që kjo qeveria duhet të bënte ishte nëse ka kapacitete RMV që të sigurojë bukën e gojës? Po ka. Shteti duhet tu shkonte bujqëve dhe tu ofronte derivat pa para që të mbillte tokën”, tha Sela./news33.tv

Continue Reading

Lajme

Arbër Ademi demanton BDI-në: Aziri ishte me mua dhe qetësonte situatën

Published

on

By

Arbër Ademi demanton BDI-në: Aziri ishte me mua dhe qetësonte situatën

Kordinatori i BDI-së, Arbër Ademi ka demantuar akuzat e partisë së tij ndaj opozitës shqiptare. Pas incidentit në Parlament, BDI doli me një reagim me shkrim ku akuzoi deputetët e ASH-së se kanë qenë bashkë me VMRO kundër Arbër Ademit. Por ky i fundit, në emisionin “10 minuta” në TV21 tha se deputeti Elmi Aziri ka qenë bashkë me të dhe se deputeti i opozitës shqiptare është munduar ta qetësojë situatën.

“Po jam dëgjuar. Elmi Aziri deri sa ka ndodhur aty ngjarja dhe pas ngjarjes ka qenë bashkë me mua, duke tentuar ta qetësojë situatën. Edhe pas ngjarjes, por edhe krejtësisht kur jam nisur për në shtëpi kam biseduar në telefon me Elmi Azirin”, tha Ademi në TV21.

FOTO:

Continue Reading

Lajme

Pas një sëmundje sot ndërroi jetë ushtari i UÇK-së nga Tetova, Nahil Ramadani

Published

on

Pas një sëmundje sot ndërroi jetë Nahil Ramadani nga Tetova ish ushtarë i UÇK-së dhe i plagosur në betejën e Koshares brigada 138 Agim Ramadani.

Nahil Ramadani u lind 21.11.1974 në Tetovë
Në moshën 5 vjecare bashke me familje mergojne ne Hamburg te Germanise

Ne vitin 1998 ju bashkangjit UCK-së
Ai pas luftes perseri u kthye ne Hamburg ku veproj dhe punoi bashke me familje deri ne frymen e ti te fundit

Nahili la pas vetes gruan dhe 3 femijë.
Një jetë të tërë kushtuar atëdheut.
U prefsh në Paqë
Lavdi.

Continue Reading

Lajme

Ademi: Elmi Aziri ka qenë me mua dhe është munduar ta qetësojë situatën (Video)

Published

on

Pas incidentit të një dite më parë në Komisionin për Çështje Evropiane, kryetari i këtij trupi parlamentar, Arbër Ademi, ka sqaruar se raportet me deputetin e Aleancës për Shqiptarët (ASH), Elmi Aziri, janë normale, ndonëse gjatë kaosit të krijuar dje, Aziri u qëllua nga filxhani që u hodh nga Ademi. Ky i fundit, madje, tha se deputeti Aziri ka qenë bashkë me të dhe se deputeti i opozitës shqiptare është munduar ta qetësojë situatën.

“Po jam dëgjuar. Elmi Aziri deri sa ka ndodhur aty ngjarja dhe pas ngjarjes ka qenë bashkë me mua, duke tentuar ta qetësojë situatën. Edhe pas ngjarjes, por edhe krejtësisht kur jam nisur për në shtëpi kam biseduar në telefon me Elmi Azirin. Madje më ka thënë që kur të jesh në Kumanovë të më ftosh për kafe. Këto kanë qenë fjalët e Elmi Azirit dhe kam marrëdhënie korrekte”, tha Ademi./GazetaLajm/

Continue Reading

Aktuale