Connect with us

Kosovë

Vetëm 45 të dënuar nga mbi 120 të akuzuar për krime lufte në Kosovë

Published

on

Mbi 120 aktakuza për krime lufte janë ngritur kundër një numri të madh të të akuzuarve, përderisa nga gjykatat janë dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm vetëm 45 persona.

Njohës të fushës thonë se përgjegjësia mbetet të institucionet vendore, por edhe tek ato ndërkombëtare si UNMIK e EULEX që deri vonë e kanë pasur kompetencë që t`i hetojnë e t`i gjykojnë këto krime.

“Ka pasur një numër shumë të madh të akuzuarve. Ka pasur një numër mbi 120 të akuzuar për krime lufte mirëpo deri më tash nga gjykatat në Kosovë janë dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm vetëm 45 persona. Është një numër më i madh i proceseve gjyqësore, por jo të gjitha kanë përfunduar me një aktgjykim dënues të plotfuqishëm”, tha Bekim Blakaj, drejtor i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë.

Ndërkaq, Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tha se Kosova nuk ka kapacitete të mjaftueshme për hetimin e krimeve të luftës dhe se duhet të rritet numri i prokurorëve në Departamentin për Krime të Luftës.

“Deri më tani në Kosovë ka pasur një amnisti të heshtur ndaj krimeve të luftës dhe kjo ka ndodhur për faktin se të njëjtat nuk janë hetuar dhe nuk janë gjykuar. Ky dështim në radhë të parë i referohet institucioneve ndërkombëtarë që kjo ka qenë në kompetencë të UNMIK-ut dhe ky dështim ka kaluar edhe tek EULEX. Secila ditë e kaluar e vështirëson hetimin. Secila kohë që kalon e vështirëson edhe hetimin. Vdesin dëshmitarët, humbin pistat e hetimeve apo edhe vdesin të pandehurit”, tha Shala, RTK.

Për gjykimin në mungesë, Shala tha se deri tani nuk ka pasur asnjë rast të tillë, po që thotë se kjo do të jetë tejet e vështirë.

Continue Reading

Kosovë

Raporti për vitin 2021 publikohet nga Specialja, shpaloset ecuria e të gjitha proceseve në Hagë

Published

on

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, publikuan të martën raportin e punës për vitin 2021.

Sipas këtij dokumenti, gjatë vitit 2021, gjykatësi i procedurës paraprake, gjykatësit e trupit gjykues I dhe trupit gjykues II, si dhe gjykatësit e panelit të Apelit, të ngarkuar me apelet e ndërmjetme, nxorën rreth 800 vendime dhe urdhra.

Si e arritur në raport, përmendet fillimi i dy gjykimeve dhe i dy çështjeve të tjera që sipas dokumentit, po përparojnë në fazën e procedurës paraprake.

“Në muajt mars dhe prill, u arrestua i akuzuari i tetë dhe u transferua në objektin e paraburgimit në Hagë”, shkruan në këtë raport të Dhomave të Specializuara.

Dokumenti vë në pah se në vitin 2021, njëzet dëshmitarë, dëshmuan në mënyrë të sigurt përpara gjykatës dhe 30 viktima u pranuan të marrin pjesë në proces në tri prej çështjeve.

“Po në të njëjtin vit, u mbajtën 67 seanca publike dhe u transmetuan në internet me përkthim simultan në tri gjuhët zyrtare të Gjykatës si dhe pati më shumë se 70 mijë shikime të faqeve të transmetuara”, saktëson raporti.

“Gjatë vitit 2021 u përkthyen 895 dokumente që përfshijnë më shumë se 12 mijë e 200 faqe”.

Në këtë dokument, shpaloset ecuria e të gjitha proceseve të deritanishme të ndërmarra nga Specialja.

Që prej vitit 2020, Specialja deklaron se statusi i viktimës pjesëmarrëse u është miratuar 30 personave në tri çështje gjyqësore, 1 në çështjen kundër Shalës, 9 në çështjen kundër Mustafës dhe 20 në çështjen kundër Thaçit e të tjerëve.

“Gjatë vitit 2021, gjashtë nga personat kërkesat e të cilëve për pjesëmarrje si viktima në çështjen Thaçi dhe të tjerë u refuzuan, e apeluan vendimin me ndihmën e një mbrojtësi kujdestar. Paneli i Gjykatës së Apelit konfirmoi vendimin e Gjykatësit të Procedurës Paraprake dhe përsëri ua refuzoi statusin e viktimave pjesëmarrëse”, shkruan në raport.

Gjatë fjalës për ecurinë e proceseve gjyqësore, kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, citohet në raport të jetë shprehur se ky institucion vazhdon të jetë i përkushtuar për kryerjen e punës në përputhje me standardet më të larta të drejtësisë penale ndërkombëtare.

Në dokument saktësohet se numri i punonjësve të Dhomat e Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë është rritur nga 244 që ishin më 31 dhjetor 2020 në 268 punonjës më 31 dhjetor 2021.

Sa i përket vendeve, më së shumti ka nga Holanda, Rumania, pastaj SHBA-ja, Franca e Gjermania.

Raportin e plotë mund ta gjeni KËTU.

Continue Reading

Kosovë

Kurti: Sveçla brenda 48 orëve udhëton në Bruksel për punën e vizave

Published

on

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media pas vizitës që ka zhvilluar në Postën e Kosovës, ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave, meqë është thënë që do të ketë një udhërrëfyes shtesë për Kosovën sa i përket këtij procesi.

Shefi i Qeverisë ka thënë se s’është në dijeni që do të ketë ndonjë udhërrëfyes të ri, derisa ka bërë të ditur se numri një i MPB-së, Xhelal Sveçla do të udhëtojë për në Bruksel brenda 48 orëve, për t’u takuar me Komisioneren e BE-së për Ceshtje të Brendshme, Ylva Johanson, për të diskutuar për të gjitha çështjet që lidhen me liberalizimin e vizave.

Sveçla në Bruksel do të takohet me Komisioneren e BE-së për Çështje të Brendshme, Ylva Johanson.

“Nuk jam në diejni që ka kurrfarë kriteresh shtesë, apo udhërrëfyes të ri. Ne i kemi plotësuar 95 kritere shumë moti. Në të njejtën kohë është jo vetëm Parlamenti, por edhe Komisioni që para 4 viteve ka rekomdnaur për herë të dytë heqjen e rejgimit të vizave për qytetarë te Kosovës. Dhe besoj që nuk është në anën e Kosovës që të bëjë shtesë diçka në anën e kritereve. Por ju njoftoj që ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla brenda 48 orëve do të jetë në Bruksel për t’u takuar me Komisioneren e BE-së për Cështje të Brendshme, Ylva Johanson, në mënyrë që të diskutojë për të gjitha gjërat në raport me liberalizimin e vizave, që e kemi mërituar që moti”, ka thënë Kurti.

Continue Reading

Kosovë

Zvicra thotë se raporti Kosovë – Serbi është çelësi i Ballkanit

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Sekretaren e Shtetit e Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës, Livia Leu.

Në njoftimin e qeverisë thuhet se Kurti e shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës.

Sekretarja Leu e vlerësoi miqësinë vibrante mes dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen për kontributin e mërgatës së Kosovës në Zvicër, ajo tha se Kosova është shtet prioritar për Konfederatën Zvicerane.

“Gjatë takimit u ritheksua gatishmëria e të dy qeverive për të konkretizuar edhe më tej bashkëpunimin në ekonomi dhe krijim të vendeve të reja të punës. U theksua se veçanërisht shkëmbimet tregtare dhe investimet në ekonomi mund të rriten”.

“U theksua zgjerimi dhe thellimi i bashkëpunimit sa më të afërt për sigurinë dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor. Sekretarja Leu tha se Ballkani është shumë i rëndësishëm për Zvicrën dhe se raporti ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është çelësi për këtë rajon”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Aktuale