Më të reja
“Kosova është zemra e Europës” – Vuçiq i mllefosur me qasjen e Gjermanisë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pas deklaratës së të dërguarit të posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili tha se Kosova është zemra e Europës dhe se Berlini e mbështetë anëtarësimin e saj në Këshill të Europës.
I pari i Serbisë, Vuçiq, tha se dëshiron të heshtë në këtë rast, përcjell Gazeta Sinjali.
“Do të filloja, nëse më lejoni në një mënyrë tjetër, t’u drejtohem qytetarëve të Serbisë. Ndonjëherë në këto kohë është më e mençur të heshtni disa gjëra”, ka thënë presidenti serb në TV Prva.
Vuçiq komentoi edhe fjalët e ministrave të G7-ës, që i bënë thirrje Serbisë ta përshtatë politikën e saj me BE-në. Presidenti serb i quajti “politikë pa parime” dhe “presione brutale”, disa pjesë të deklaratës së G7-ës, ndërsa nuk u përmbajt duke shprehur nervozen e tij ndaj shteti gjerman.
“Edhe britanikët sillen më korrekt se gjermanët, të paktën nuk do të përdorin sëpatën menjëherë“, tha Vuçiq.
Emisari i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka thënë të shtunën se Kosova është zemra e Europës dhe se i përket Këshillit të Europës, duke theksuar se e ka mbështetjen e plotë të Gjermanisë në këtë proces.
Lajme
ASH: Në Kërçovë, “Agjenda e qelbur” realizon gjenocid ekologjik

Aleanca për Shqiptarët dega Kërçovë përmes një press konference për media ka drejtuar akuza ndaj autoriteteve të komunës së Kërçovës në lidhje me gjenocidin ekologjik që realizon nërmjet deponive të egra, përcjell in7
Teksti integral nga press konferenca e degës së ASH – Kërçovë
Jemi këtu në cilësin e Degës së Alenacës për Shqiptarët në Kërçovë, për të ndalur, “gjenocidin ekologjik”, që në thelb ka helmimin, gjegjësisht dëmtimin e shëndetit kolektiv të banorëve të kësaj ane që ua ushtron në vazhdimësi Termocentrali i Osllomesë dhe paaftësia e pushtetit lokal për të menaxhuar me hedhurinat.”
Janë këto dy faktorët e rrezikut që prodhohen nga pushteti qendror e që mbështeten fuqishëm edhe nga pushteti lokal, për përfitimet tani më të ditura klanore të tyre dhe partisë së tyre, në dëm të shëndetit kolektiv të banorëve të kësaj ane për pasoj edhe jetet e tyre. Pikërisht këtu është edhe ky shqetësimi jonë si Aleancë për Shqiptarët.
Nga ky oxhak dhe këto hedhurina siç mund të vëreni edhe ju, të patrajtuara realizohet “gjenocidi ekologjik” që rrit shifrat e të sëmurëve me sëmundje malinje për pasoj edhe vdekjet nga të njëjtat, komplikimet e të sëmurëve kronik si dhe zvogëlimin e rendimenteve bujqësore. Nga këto fakte konstatojmë të gjithë së bashku se kjo nuk i ngjan Agjendës së Gjelbër, por asaj të qelbur.
Duke marrë për bazë konstatimet dhe faktet e më sipërme si dhe reagimet e shumta dhe permanente të qytetarëve, ne si Aleancë për Shqiptarët ftojmë organizmat shtetëror përgjegjës duke filluar nga Qeveria, Ministria e Ekologjisë, Kryetari i Komunës, drejtoria e TEC-it të ndalojnë prodhimin e këtij gjenocidi ekologjik që tani, të pranojnë amendamentet e Aleancës për Shqiptarët të deponuara në vazhdimësi në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, që konsiston realizimin e procesit të filtrimit të mbetjeve që prishin standartet ekologjike, për rrjedhojë të ruajmë ambientin dhe shëndetin e qytetarëve, thekosi Genc Selmani, Kryetar i degës së ASH – Kërçovë./in7.tv/
Më të reja
Arkeologët zbulojnë breshkën 2000-vjeçare në Pompei

Arkeologët në Itali kanë zbuluar një breshkë në Pompei që është gati 2000 vjet e vjetër.
Zvarraniku, i gjetur në mbetjet e qytetit antik rrëzë Vezuvit, daton në vitin 62 pas Krishtit, pas një tërmeti, por para shpërthimit vullkanik në vitin 79 pas Krishtit.
“Zbulimi hedh dritë mbi vitet e fundit të Pompeit, në një periudhë rindërtimi pas tërmetit”, tha drejtori i parkut Gabriel Zuchtriegel.
Imazhet treguan kokën dhe guaskën e breshkës, e cila nuk është e para që është zbuluar gjatë gërmimeve, sipas arkeologëve.
Megjithatë, ajo që e dallon këtë ekzemplar është se nuk është gjetur në një kopsht, siç janë gjetur të tjerët në të kaluarën.
“Natyrisht që jo të gjitha shtëpitë u rindërtuan dhe zonat qendrore të qytetit u vizituan rrallë, kështu që ato u bënë një habitat për kafshët e egra”, tha Zuchtriegel.
Shkencëtarët gjetën një vezë brenda breshkës, duke nxitur spekulime se ajo mund të ketë qenë duke gërmuar për të gjetur një vend për ta hedhur atë, një aktivitet që është tipik për speciet “Testudo hermanni”.
Breshka u gjet në zonën Stabian Baths të qytetit romak që u varros në hi, baltë dhe lavë në vitin 79 pas Krishtit, duke ruajtur pjesërisht tiparet e saj.
Pompei u rizbulua në shekullin e 18-të dhe vendi i gërmimit tani është një nga atraksionet turistike më të njohura të Italisë. /DPA/
Lajme
ASH: Bekteshi pranoi dështimin me uljen e çmimeve, t’i pranojë propozimet e Aleancës për Shqiptarët

Aleanca për Shqiptarët përmes një kumtese i bën thirrje ministrit të ekonomisë, Kreshnik Bekteshit i cili pranoi dështimin me uljen e çmimeve, t’i pranojë propozimet e ASH-së edhe për uljen e TVSH-së, akcizës dhe marzhës për karburantët si dhe propozimet për bllok tarifat e reja të energjisë, përcjell in7
Kumtesa e plotë:
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, pranoi dështimin e Qeverisë. Ai vetë pohoi se masat e fundit nuk kanë dhënë rezultate dhe nuk kanë arritur të ulin çmimet e produkteve ushqimore. Me këtë, Qeveria konfirmoi të gjitha paralajmërimet tona, andaj u bëjmë thirrje që t’i pranojnë propozimet e Aleancës për Shqiptarët edhe për uljen e TVSH-së, akcizës dhe marzhës për karburantët si dhe propozimet për bllok tarifat e reja të energjisë. Sot u dëshmua se çmimin nuk e kanë rritur shitësit me pakicë, por çmimet e larta të karburantëve si dhe taksat e shtetit janë burimi kryesor i shtrenjtimeve. Andaj, mos bëni inate në kuriz të qytetarëve, mos i plaçkitni edhe më shumë. Pranoni propozimet tona dhe jepni dorëheqje nga postet tuaja, theksojnë nga Aleanca për Shqiptarët./in7.tv/
-
Lajmet kryesore8 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota4 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme1 year ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë6 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme1 year ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme9 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi