Connect with us

Spektakël dhe Yje

Fituesi i Eurovizionit shkon në shtëpi për t’iu bashkuar ushtrisë ukrainase

Published

on

Frontmeni i Orkestrës Kalush, i cili fitoi mbrëmë konkursin e këngës në Eurovizion, ka puthur në shenjë lamtumire të dashurën e tij për t’iu bashkuar vijës së parë në luftën e vazhdueshme të Ukrainës kundër Rusisë.

Oleg Psiuk, drejtuesi i grupit popullor rap, u fotografua duke përqafuar të dashurën e tij Oleksandra jashtë hotelit të tij në Torino sot, ndërsa ai u largua për të mbrojtur Ukrainën nga presidenti Vladimir Putin, shkruan Daily Mail.

I veshur me kapelën e tij rozë dhe me një çantë shpine, gjërat e Psiuk u vendosën në një taksi gati për t’u nisur për në aeroport.

Mbrëmë, presidenti Zelensky u zotua të mbajë Eurovizionin në Mariupol vitin e ardhshëm, pasi një mbështetje e madhe nga publiku evropian e shtyu Ukrainën drejt fitores.

Vendi i shkatërruar nga lufta përfundoi me 631 pikë, ndërsa Britania e Madhe përfundoi e dyta me 466 pikë. Spanja përfundoi e treta me 459, ndërsa Suedia e katërta me 438.

Volodymyr Zelensky shpejtoi për të përshëndetur fitoren – dhe madje u zotua të zhvillojë konkursin e vitit të ardhshëm në Mariupol, pavarësisht se qyteti ishte i rrethuar nga forcat ruse.

Ai tha: “Guximi ynë i bën përshtypje botës, muzika jonë pushton Evropën. Vitin e ardhshëm Ukraina do të presë Eurovizionin. Për herë të tretë në historinë e saj dhe, besoj, jo e fundit. Ne do të bëjmë çmos që një ditë të presim pjesëmarrësit dhe të ftuarit e Eurovizionit në Mariupol të Ukrainës. E lirë, paqësore, e rindërtuar. Falënderoj Orkestrën Kalush për këtë fitore dhe të gjithë ata që na dhanë votat tuaja. Jam i sigurt se tingulli i fitores në betejën me armikun nuk është i largët. Lavdi Ukrainës”, ka thënë ai.

Britania, një aleate e vendosur e Ukrainës së Zelenskit gjatë pushtimit rus, pothuajse arriti një fitore shokuese pasi kryesoi për pjesën më të madhe të natës, përpara se të mposhtej në fund.

Në të kundërt, Gjermania dhe Franca, liderët e të cilëve janë kritikuar se nuk janë mjaft të ashpër ndaj agresionit të Rusisë, ishin dy vendet e fundit të vendosura në garën e këtij viti.

Duke folur për fitoren e grupit përmes transmetimit të drejtpërdrejtë, këngëtari Psiuk tha: “Dëshirojmë të falënderojmë të gjithë që votuan për Ukrainën – kjo fitore do të thotë shumë për ne. Kjo fitore do të ngrejë shpirtrat dhe do të çojë në më shumë fitore në të gjitha frontet. Kultura jonë është nën sulm. Ne donim t’i prezantonim botës muzikën tonë mbrëmë. E shkrova këngën e Eurovizionit për nënën time para luftës – por më pas, ajo filloi të merrte një kuptim tjetër për njerëz të ndryshëm. Po kthehem në shtëpi pasi drejtoj një organizatë vullnetare që ndihmon refugjatët me ushqim, strehim dhe mjekim. Unë do të vazhdoj ta bëj këtë. Ne do të presim Eurovizionin në një Ukrainë të sapondërtuar dhe të lumtur”, ka thënë ai.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Arjan Konomi aksidentohet në Jordani, rrezikon të humbasë krahun

Published

on

Opinionisti Arjan Konomi ka pësuar një aksident gjatë pushimeve në Jordani. Ai ka dëmtuar krahun dhe si pasojë i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë opinionisti me anë të një postimi në Instagram, ku shihet i shtrirë në shtratin e spitalit.

“Tungjatjeta miq. Siç po më shikoni këtu në kushte jo të mira dua të ndaj me ju një fatkeqësi më ndodhi. Ndodhem në spitalin e Amman-it. Dje kam bërë një ndërhyrje kirurgjikale të krahut tim të cilin desh e humba por për fat të mirë ka shpresë akoma që ta kem. Nuk di ç’ka t’iu them tjetër. Nëse ju kam munguar në Instagram është për këto arsye”, është shprehur Konomi.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Policia tregon çka iu gjet Don Xhonit në kontrollin e detajuar

Published

on

Policia e Kosovës ka dhënë një version zyrtar për shoqërimin në polici të reperit Don Xhoni.

Në komunikatën zyrtare thuhet se përpos revoles pa leje, reperi i janë konfiskuar edhe fishekë.

Në njoftim thuhet:

Sot rreth orës 15:15, në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë, pas një kontrolli të detajuar të ushtruar ndaj një personi, policia ka arritur të gjejë dhe sekuestroj:

Një revole të tipit Zastava, kalibër 7.65 mm, si dhe,
Gjashtë copë fishek, kalibër 7.65 mm.
I Dyshuari

Xh. I, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor, për tu proceduar më tej, konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit.
Dëshmitarë okularë rrëfyen për Prive.al se ndalimi është bërë në lagjen Kalabria të kryeqytetit.

Kjo nuk është hera e parë që Don Xhoni ka probleme të tilla me organet e rendit.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Ledri: Sa herë jam bërë djalë i keq kurrgjo e mirë s’më ka dalë

Published

on

Ledri është i ftuari i radhës në “A live night” në Top Channel, me Ledion Liçon.

Ai është shprehur se nuk ka pasur asnjë lloj përfitimi duke qenë një ‘djalë i keq’, pasi është rrethuar nga një mjedis i tillë, por kjo situatë e ka bërë që të qëndrojë brenda kornizave.

Ai shprehet se është një natyrë e qetë dhe i njëjtë si në jetën reale, atë artistike apo televizive.

“Edhe si fëmijë kam problem gjithmonë me gjeneratat më të mëdhaja apo më të vogla, ne i themi na kan hangër në sy. Kam pas qenë tu u rrit me pas fërka, ato probleme s’kam dasht me i pas edhe më vonë, nuk kam dashur të marrë atë kah muzika ime, sa herë jam bo ‘bad boy’ ose kur jam mundu kurrgjo e mirë s’më ka dalë, kur kam dasht me diçka me inat mu kthy, plus edhe prej natyrës e kam bo veten, nuk kam hyrë me një rol, ashtu jam edhe në këngë, edhe në tekste, në intervistë, kur flej”, tha Ledri.

Kujtojmë se Ledir është një prej këngëtarëve më të dashur të publikut shqiptar, i cili ka numëruar hite të veçanta në treg.

Continue Reading

Aktuale