Connect with us

Sport

FC Shkupi shpallet zyrtarisht kampion i Maqedonisë së Veriut

Published

on

Sot u zhvilluan përballjet e javës së 33-të, dhe të fundit për këtë sezon në Ligën e Parë të Maqedonisë në futboll. Është një javë formale pasi FC Shkupi ishte shpallur kampion javë më parë. Ndërsa Shkëndija dhe Akademia Pandev me biletë të siguruar për garat evropiane.

Ndërkohë Skopje dhe Tikveshi do të luajnë sfidat e balotazhit për mbijetesë, ndërsa nga Liga e Parë do të largohen Pelisteri dhe Boreci. Në sfidat e javës së fundit, FC Shkupi mundi Akademia Pandevin me 3-0, ndërsa Struga Trim Lum u ndal në barazim 1-1 me Shkëndijën.

Ndërkohë Renova mundi Borecin me 5-1, ndërsa Skopje me 4-1 shënoi fitore ndaj Bregallnicës. Rabotniçki mundi Pelisterin me 2-1, ndërsa Tikveshi shënoi fitore 2-1 ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit.

Continue Reading

Sport

Marotta e konfirmon, ja kur do të zbarkojë Lukaku në Milano

Published

on

Tanimë është e ditur që sulmuesi i Chelseat, Romelu Lukaku, nuk do të jetë pjesë e “Bluve” për sezonin e ardhshëm 2022/23.

Pas vetëm një viti qëndrim në Premier Ligë, Lukaku ka siguruar rikthimin e tij tek Interi në një transferim në formë huazimi.

Këtë gjë tani e ka konfirmuar, shefi i Interit, Giueseppe Marotta, i cili tregoi që Lukaku mund të mbërrij sot në Milano.

“Ai mbërrin sonte ndoshta”, tha Marotta.

Testet mjekësore do të përfundohen në mëngjesin e të mërkurë, dhe më pastaj marrëveshja e huazimit me Chelsean deri në qershorin e vitit 2023 do të bëhet zyrtare.

Po ashtu, në marrëveshje nuk është përfshirë opsioni për të drejtë ose obligim blerjeje.

Continue Reading

Sport

Shqipëria fiton medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare

Published

on

Shqipëria fiton medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare.

Zelimkhan Abakarov, sportisti me origjinë nga Çeçenia ka siguruar medaljen e parë për Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare që po zhvillohet në Algjeri.

Në sportin e mundjes, Abakarov tregoi një formë të shkëlqyer në sfidat e sotme, teksa fillimisht mposhti në çerekfinale turkun Munir Recep me rezultatin 8-4, ndërsa më pas në gjysmëfinale shkatërroi serbin Stevan Micic me rezultatin 9-0.

Tashmë Abakarov ka siguruar minimalisht medaljen e argjendtë, por ai do të luftojë për të artën, teksa nesër në orën 19:30 do të përballet në finale me egjiptianin Yehia Hafez.

Continue Reading

Sport

Shembet stadiumi, katër tifozë humbasin jetën dhe mbi 300 të plagosur (Video)

Published

on

Një tragjedi ka ndodhur në Kolumbi. Në stadiumin “El Espinal” të Tolimas shumë persona ishin mbledhur për të ndjekur përleshjet me demat.

Një pjesë e stadiumit u shemb, tifozët u përfshinë nga paniku dhe nxituan të zbrisnin në fushë. Bilanci? Katër të vdekur dhe shumë të plagosur, rreth 322, 30 nga të cilët në gjendje të rëndë.

Videoja e postuar nga presidenti i sapozgjedhur i Kolumbisë, Gustavo Petro, tregon një tribunë plot me spektatorë që shembet, ndërsa njerëzit vrapojnë të tmerruar.

Continue Reading

Aktuale