Lajme
Pocesta: Çdo Diktaturë që luan kundra njerëzve mund të fitojë ndonjë ndeshje, por kampionatin në fund e merr gjithnjë Populli










Ish kanditati për Kryetar të Komunës së Dibrës Bekim Pocesta nga Aleanca për Shqiptarët përmes një postimi në facebook ka bë thirje për anëtarësime të reja në ASH, përcjell in7
Posesta shkruan se numri i të regjistruarve është aq i madh sa lehtësisht kuptohet revolta e tyre ndaj pushtetit e çdo diktaturë që luan kundra njerëzve mund të fitojë ndonjë ndeshje, por kampionatin në fund e merr gjithnjë Populli dhe kjo është Koha e Tij.
Postimi i plotë:
Të nderuar dibranë, me intezitet të lartë vazhdojnë anëtarësimet në subjektin tonë Aleanca për Shqiptarët që do të zgjat deri në datën 15 shkurt 2022 . Numri i të regjistruarve është aq i madh sa lehtësisht kuptohet revolta e tyre ndaj pushtetit !!!
Nëse dikush ka vështirësi që të regjistrohet on-line (https://www.aleanca.eu/) mund të drejtohet te komisioni i degës së ASH – Dibrës
1. Shkëlqim Xhafa
2. Mirela Pustina Korumi
3. Aqif Fejsko
4. Bleta Marku Sela
5. Dritan Bocku
6. Shefki Lleshi
Çdo Diktaturë që luan kundra njerëzve mund të fitojë ndonjë ndeshje, por kampionatin në fund e merr gjithnjë Populli dhe kjo është Koha e Tij !!!
Eja !!!
Bëhu pjesë e Zgjidhjes !!!, ka përfunduar Pocesta.
Ndryshe, antëtarësimet e reja vijojn në gjithë degët e Aleancës për Shqiptarët ndërsa Kongresi i II-të do të mbahet me 27 Mars të këtij viti./in7.tv/
Lajme
Gostivari pushton mediat e Shqipërisë
Dje, në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Bashkisë së Tiranës z.Erion Veliaj, ishte në Gostivar. Atij ju akordua titulli Qytetar Nderi i Gostivarit me motivacionin promovim dhe mbështetje e jashtëzakonshme për qytetin e Gostivarit.
Në fjalën e tij kryetari Komunës z.Arben Taravari tregoi miqësinë e veçantë që e lidh me kryebashkiakun tiranas, dhe shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë projektet e mbështetura nga Veliaj në Gostivar.
Nga ana e tij Erion Veliaj tregoi se dashuria e dedikimi i tij për Gostivarin, ishte e natyrshme për të, sepse ky qytet në drejtimin e Taravarit është një histori suksesi dhe është e lehtë të afeksinohesh pas komunave të sukseshme.
Më poshtë ju sjellim vegëzat dhe video nga ngjarja e cila u trajtua nga mediat më të rëndesishme të Shqipërise, kjo padyshim është një mjeshtri e Taravarit për promovimin e Gostivarit në arenën rajonale.
Veliaj nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Gostivarit: Krenar të kontribuoj për këtë qytet. Taravari: Tirana, qyteti më dinamik në Ballkan
Veliaj “Qytetar Nderi” i Gostivarit: “Krenar të kontribuoj për këtë qytet”; Taravari: “Tirana, qyteti më dinamik në ballkan” – Vizion Plus
Veliaj nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Gostivarit – Tv Klan
Lajme
Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit publik Vullnet Selimi zgjidh problemin e 163 të punësuarve pa kontrata
163 punonjës shëndetësor në Shtëpitë e Shëndetit publik – Shkup që javën e kaluar protestuan në shenjë pa kënaqësie për faktin se kishin disa muaj që punonin pa kontrata pune tashmë çështja e tyre është zgjidhur.
Edhe pse ka vetëm pak ditë që është emëruar në krye të detyrës së drejtorit organizativ në Shtëpinë e Shëndetit publik- Shkup, drejtori Vullnet Selimi ka njoftuar se në koordinim me Ministrinë e Financave ka arritur të zgjidh çështjen e këtyre punonjësve.
“Pas pëlqimit të marrë nga Ministria e Financave gjatë javës së ardhshme do tu paguhen pagat për këto muaj si dhe do tu përgatisim kontratat për muajt vijues”, ka shkruar Selimi në rrjetin social Facebook.
https://www.facebook.com/1461036551/posts/pfbid064nfVH252tzRrKFk4qE13g3EuSFEis637cn3m7PemKZPsNkUbAUBSP4XosuDoHerl/?mibextid=cr9u03
Lajme
Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë
Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24
“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare