Connect with us

Lajme

Kosova heshtë përballë kërkesës për transferim të Grupit të Kumanovës

Published

on

Heshtje tek autoritetet e Kosovës lidhur me kërkesën e disa të dënuarve nga Grupi i Kumanovës për transferim në Kosovë, shkruan Alsat.

Një javë pas kërkesës së Andi Krasniqit i njohur si Komandant Malisheva, Demë Shehut dhe Lirim Krasniqit, ministria e Jashtme e Kosovës, përkundër pyetjeve të Televizionit Alsat, nuk janë përgjigjur nëse e kanë pranuar kërkesën për transferim, nëse janë të gatshëm të pranojnë akuzën dhe vendimin gjyqësor dhe kanë nisur ose jo procedurën për transferimin e shtetasve të saj, të dënuar me burg të përjetshëm dhe masa drakonike për shkak të përleshjes së armatosur të 9 dhe 10 majit 2015 në Kumanovë.

Deri në këto momente Alsat, nuk ka marr asnjë përgjigje as nga Ministria e Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut. Nga ky dikaster nuk njoftojnë nëse ka nisur procedura për transferim dhe cila është gatishmëria e autoriteteve të Kosovës për të zbatuar marrëveshjen dypalëshe për transferimin e personave të dënuar të nënshkruar mes dy Qeverive në vitin 2012.

Jo zyrtarisht mësohet se edhe të dënuar të tjerë do të kërkojnë masën e transferimit, por akoma nuk dihet nëse janë vënë në kontakt zyrtarisht me avokatët mbrojtës dhe zyrat e përfaqësimit ligjor.

Procedura për transferim në Kosovë nis me kërkesë individuale të të burgosurit, përmes avokatit mbrojtës deri tek Ministria e Drejtësisë. Kjo e fundit kërkon nga policia të di nëse i dënuari që kërkon transferim gëzon shtetësi vendase ose jo. Më pas njoftohet Ministria e Jashtme.

Resori për politikë të jashtme vë kontakte me diplomacinë në Kosovë nga ku duhet arritur pajtimi për zbatimin e marrëveshjes bilaterale për transferimin e të burgosurve e nënshkruar mes dy Qeverive e nënshkruar në vitin 2012.

Drejtësia më pas i adresohet Gjykatës Penale nga e cila kërkon dokumentacionin e plotë dhe më pas të njëjtin e dorëzon tek autoritetet Kosovare. Në rast se Kosova në këtë rast njeh akuzën dhe vendimin gjyqësor me të cilin ngarkohet shtetasi i saj, mund të fillon procedura për transferim. Në rast se nuk pranohet akuza dhe vendimi, procedura bie poshtë.

Për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Kumanovë, Gjykata Penale në vitin 2017 dënoi 37 persona me 746 vite burg, 7 prej tyre me burg të përjetshëm./ Alsat.mk/

Continue Reading

Lajme

Krenar Lloga kockë e fortë në Qeveri!?

Published

on

By

Motoja e Aleancës për Shqiptarët që nga hyrja në Qeveri ishte për të bërë dallimin. Me të nisur punën ministrat e ASH-së vërshuan takimet me ambasadorë të ndryshëm të vendeve evropiane por edhe me përfaqësues amerikanë, e edhe me grupe dhe faktorë të tjerë të rëndësishëm në vendin tonë.
SmartNews në këtë editorial konstaton se më i zëshëm dhe me performancë të jashtzakonshme tani po paraqitet edhe Krenar Lloga, ministër i drejtësisë. Ai ka bërë bujë me deklaratat dhe qëndrimet e tij të cilat bëjnë dallimin në qëndrime nga partitë e tjera të koalicionit.
Vetingu në drejtësi u paraqit si prioritet dhe po punohet me faktorin ndërkombetarë.

Lloga: Pa ndërkombëtarët nuk ka veting


Mund të dallojmë fokusin e veçantë të tij në rastet e montuata politike, ku Lloga tha se beson se ka njerëz të pafajshëm në burgjet e Maqedonisë. Ai tha se për rastin “Alfa” jam i interesuar edhe para emërimit si ministër.

Lloga: Besoj se ka njerëz të pafajshëm në burgjet e Maqedonisë, për rastin “Alfa” jam interesuar edhe para emërimit si ministër


Ai foli edhe për kërkesën për ekstradim të ish-kryeministrit Gruevski, si dhe vendimi për amnesti të të dënuarve gjatë pandemisë.

Lloga jep lajmin e madh, mijëra qytetarë lirohen nga burgu, amnistia për shkeljet e Covid miratohet ekspress në Kuvend


Por së fundmi qëndrimi i tij për hapjen e preambules dhe heqjen e 20% nga kushtetuta siç duket ishtë kafshatë e vështirë për partnerët e koalicionit të cilët reaguan njëzëri kundër kësaj ideje të ministrit të Drejtësisë.
Ai tha se nuk heq dorë nga qendrimi i tij dhe sot ka përsëritur se ndryshimi i preambulës është prioritet, ndërsa me hapjen e Kushtetutës duhet të përmirësohen edhe zbrastirat kushtetuese dhe të hiqet termi 20%.

Lloga: Unë mbes në qëndrimin tim!


Ai tha se këto kanë qenë propozimet e tij gjatë takimit me kryeministrin dhe faktorët e tjera, ndërsa vendimet do të duhet të merren me konsensus.SmartNews.mk

Continue Reading

Lajme

Lloga: Unë mbes në qëndrimin tim!

Published

on

By

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, ka pesëritur sot qëndrimin e tij se ndryshimi i preambulës është prioritet, ndërsa me hapjen e Kushtetutës duhet të përmirësohen edhe zbrastirat kushtetuese dhe të hiqet termi 20%.
Ai tha se këto kanë qenë propozimet e tik gjatë takimit me kryeministrin dhe faktorët e tjera, ndërsa vendimet do të duhet të merren me koncenzus.

Continue Reading

Lajme

Lloga dhe Ministrja e Drejtësisë e Austrisë, Alma Zadiq, nënshkruan një deklaratë të përbashkët për fuqizimin e bashkëpunimit për reformat në gjyqësor

Published

on

By

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, zhvilloi një takim pune me Ministren e Drejtësisë së Austrisë, Alma Zadiq. Austria mbështet Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Lloga dhe Zadiq nënshkruan një deklaratë të përbashkët për bashkëpunim të të dy ministrive në fushën e mbrojtjes së zbatimit dhe të parimeve të sundimit të ligjit, reformave në fushën e ligjit civil dhe penal, luftën kundër korrupsionit dhe digjitalizimin e gjyqësorit. Të dy ministrat u pajtuan, Austria nëpërmjet të ekspertëve të saj të bart diturinë dhe përvojën, duke përfshirë dhe trajnime profesionale të gjykatësve dhe prokurorëve. Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, tha se çdo ndihmë e Austrisë është e mirëseardhur për zhvillimin e mëtutjeshëm të shtetit. Ministrja e Drejtësisë e Austrisë, Alma Zadiq, i dëshiroi punë të suksesshme Ministrit Lloga dhe e porositi se përqëndrimi i rajonit duhet të jetë në luftën kundër korrupsionit dhe zbatimin e reformave.
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid031M7FHbLEZ3ejuiCTazN2kcE4Nt1fBfjbR3nj4n3vtsKrjpexCnJPGRJyrn7JmGWil/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Aktuale