Connect with us

Lajme

Javën e kaluar 11.916 raste të reja me Kovid-19, pothuajse çdo i treti i testuar ishte pozitiv

Published

on

Shkup, 1 shkurt 2022 (MIA) – Në periudhën nga data 24 deri më 30 janar të këtij viti në vend janë regjistruar gjithsej 11.916 raste të reja pozitive me Kovid-19, që është rritje për 2,7% në krahasim me javën paraprake. Janë testuar gjithsej 38.518 strisho, për 2,0% më pak nga shtatë ditët paraprake, ndërsa përqindja e pozitivitetit ka lëvizur prej 22,5% deri në 35,8%, mesatarisht 30,3%, tregon raporti javor i Institutit për Shëndet Publik.

Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n=6.033; 50,6%),ndërsa incidenca më e lartë javore është regjistruar në Kavadar – 1.420,7/100.000.

Persona të sëmurë janë regjistruar në të gjitha grupmoshat. më të përfaqësuar janë grupmoshat mbi 60 vjet, (22,1%) dhe prej 30 deri në 39 vjet (22,1%). Numër më të vogël ka te fëmijët deri në moshën nëntë vjeçare.

Shënohet edhe zvogëlim i numrit të të sëmurëve pothuajse te të gjithë grupmoshat, ndërsa më së shumti te personat prej moshës 10 vjeçare (11.05). Rritje të numrit ka te grupmoshat prej 50-59 vjeç me 3,3% dhe mbi 60 vjeç me 25,3%.

Në krahasim me distribuimin sipas gjinisë, janë regjistruar 6.359 (53,4%) persona të gjinisë femërore dhe 5.557 (46,6%) të gjinisë mashkullore.

Sipas algoritmit të ri për shërim gjatë javës së kaluar me statusin “të shëruar” janë 13.041 persona të cilët ishin hospitalizuar ose ishin në trajtim shtëpiak.

Gjatë javës së kaluar gjithsej janë regjistruar 1.558 riinfektime, pothuajse njejtë sikur edhe javën paraprake.

Janë regjistruar 148 raste të vdekjes në 26 qytete, për 38,3% më shumë në krahasim me shtatë ditët paraprake. Pjesa më e madhe janë nga Shkupi (48). Në krahasim me moshën 89,2% e të vdekurve janë mbi 60 vjeç.

Sipas raportit të të sëmurëve, për momentin janë hospitalizuar 671 persona (22,0% më shumë nga java paraprake), ndërsa prej tyre 390 janë në mbështetje të oksigjenit dhe 31 në ventilim mekanik invaziv/joinvaziv.

Duke e përfshirë edhe 30 janarin, janë regjistruar gjithsej 268.901 raste me Kovid-19. Janë regjistruar 8.409 raste të vdekjes. Aktivë për momentin janë 13.628 persona, ndërsa 246.864 udhëhiqen si të shëruar.

Gjithsej 866.227 persona janë vaksinuar paktën me një dozë vaksinë. Komplet me dy doza janë vaksinuar 842.917, ndërsa dozën e tretë e kanë marrë 128.268 persona.

Përfshirja me dy doza të vaksinës kundër Kovid-19 te popullata mbi 18 vjeç arrin 50,6%, gjegjësisht 46,7% mbi 12 vjeç. Përfshirja me dy doza te popullsia e përgjithshme është 40,7%.

Continue Reading

Lajme

Edhe në sondazhin e ri Taravari shumë pranë Ahmetit

Published

on

By

Lideri i ASH-së, Arben Taravari sërish i afrohet me popullaritet atij të BDI-së, Ali Ahmeti. Në sondazhin e fundit realizuar nga Instituti për Politika Publike (IPP) “Arbën Xhaferi”, Taravari është katër përqind pas Ahmetit.

Sondazhi i Institutit për Politika Publike Arbën Xhaferi për matjen e opinionit publik shqiptar në Maqedoninë e Veriut


“Sondazhi i IPP Arbën Xhaferi i realizuar ekskluzivisht me shqiptarë në Maqedoninë e Veriut tregon se kur bëhet fjalë për opinionin publik për liderët partiakë, Ali Ahmeti (BDI) është më i popullarizuari, me besueshmëri neto prej zero (neutrale) dhe 49.7% të opinioneve pozitive. Arben Taravari (ASh) qëndron afër si i dyti, me besueshmëri neto prej -9.4 dhe 45% të opinioneve pozitive”, thuhet në sondazhin e relaizuar nga IPP “Arbën Xhaferi”.
Pas Ahmetit dhe Taravarit radhitet Izet Mexhi, si figure politike e popullarizuar te shqiptarët edhe pse nuk është kryetar partie. Pas Mexhitit janë Kasami i Besës dhe lideri i Alternativës, Gashi radhitet i fundit.
“Pas tensioneve të brendshme në BDI, Izet Mexhiti, lideri i fraksionit brenda BDI-së i njohur si “Grupi i Zjarrit” është lideri i tretë partiak më i popullarizuar me besueshmëri neto prej -28.8% dhe 35.3% të opinioneve pozitive. Bilall Kasami (Lëvizja Besa) renditet i katërti, me besueshmëri neto prej -43% dhe 28.2% të opinioneve pozitive. Lideri partiak me përkrahjen më të vogël popullore është Afrim Gashi (Alternativa), me besueshmëri neto prej -74.6% dhe vetëm 12.4% të opinioneve pozitive”, thuhet më tej në sondazhin e relaizuar nga IPP “Arbën Xhaferi”.
30.8% e shqiptarëve kanë thënë se do të votonin për BDI-në nëse zgjedhjet parlamentare do mbaheshin nesër. ASh renditet e dyta me 14.9%, e ndjekur nga Lëvizja Besa me 9.6%. Alternativa do të merrte vetëm 2% të votave, ndërsa PDSH është fare afër zeros (0.3%). Ndër partitë maqedone, 1.6% e shqiptarëve do të votonin për LSDM-në dhe vetëm 0.1% për VMRO-DPMNE-në.

Sondazhi i Institutit për Politika Publike Arbën Xhaferi për matjen e opinionit publik shqiptar në Maqedoninë e Veriut


“Interesante është se në mesin e atyre që kanë thënë se do të votonin për BDI-në, një e treta prej tyre (31.7%) do të zgjidhnin të votonin për “Grupin e Zjarrit” në rast se ky fraksion do të kandidonte si i pavarur nga BDI-ja. Kjo do të ndikonte seriozisht në skenën politike shqiptare, duke ulur përqindjen e votave të BDI-së në 19.5%, ndërsa “Grupi i Zjarrit” do të renditej si forca e katërt politike me 9.3%”, qendron në sondazhin e relaizuar nga IPP “Arbën Xhaferi”.
Sondazhi është realizuar me 1,000 të anketuar të moshës 18 vjeç e lart ku pjesëmarrësit janë anketuar ndërmjet 15 dhe 21 marsit përmes intervistave telefonike. Hulumtimi është kryer duke përdorur metodologjinë e përzgjedhjes rastësore, duke siguruar një përfaqësim gjithëpërfshirës të popullatës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, bazuar në karakteristikat demografike si gjinia, mosha, arsimi, si dhe njësia zgjedhore dhe komuna ku ata jetojnë. Margjina e gabimit është 3.1 pikë, me një nivel besimi 95 për qind.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është bërë shtet i sigurt

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, thotë se me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është shtet i sigurt dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit.
Në Facebook ai shkruan se RMV si anëtare e NATO-s jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore.
“Më 27 mars të vitit 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare më e re në NATO. Nga ky moment RMV, si pjesë e Aleancës më të fuqishme Veriatlantike, është shtet i sigurtë dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit të vendit. RMV, si anëtare e NATO-s, jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore. Agresioni rus kundër Ukrainës duke rrezikuar sigurinë globale, edhe njëherë dëshmoi se duke qenë pjesë e NATO-s, qytetarët tanë dhe vendi janë të mbrojtur nga ana e aleancës së shteteve më të fuqishme në botë”.
“Aleanca për Shqiptarët kishte fatin që të kontribuojë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. ASh me dinamikë dhe seriozitet të njëjtë do të japë kontributin politik dhe programor në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE së bashku me sfidat e ndryshimeve kushtetuese që janë parakusht dhe objektiv parësor i anëtarësimit të vendit në BE”, ka shkruar Taravari me rastin e 3 vjetorit të anëtarësimit të RMV-së në NATO.

Continue Reading

Lajme

Anëtarë te Besës nga Gostivari kalojnë në ASH

Published

on

By

Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.
Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe  simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.

Continue Reading

Aktuale