Bota
Hovenier: SHBA-ja dhe Kosova, të përkushtuara për ta mbështetur Ukrainën


Hovenier: SHBA-ja dhe Kosova, të përkushtuara për ta mbështetur Ukrainën
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se Shtetet e Bashkuara dhe Kosova janë të përkushtuara për të mbështetur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.
Në një shkrim të publikuar në ueb-faqen e Ambasadës amerikane, Hovenier tha se veprimet e Rusisë paraqesin kërcënim jo vetëm për Ukrainën, por edhe për Evropën dhe për rendin ndërkombëtar.
“Së bashku me aleatët dhe partnerët tanë, ne do ta ndihmojmë Ukrainën në përpjekjet e saj për t’u mbrojtur nga agresioni i mëtejmë rus”, tha Hovenier.
Pas grumbullimit të mbi 100,000 trupave ruse përgjatë kufirit me Ukrainën, Perëndimi ka ngritur alarmin se Moska mund të jetë duke u përgatitur që ta pushtojë Ukrainën.
Në kohën e rritjes së tensioneve Rusi-Ukrainë, Kosova ka shprehur mbështetjen për Ukrainën. Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka shprehur gatishmërinë që komponentë të caktuar të Forcës së Sigurisë së Kosovës t’i vendosë në dispozicion të SHBA-së, në rast se i kërkohet për ndonjë mision.
Vitin e kaluar, Forca e Sigurisë e Kosovës ka qenë për herë të parë pjesë e misionit paqeruajtës ndërkombëtar në Kuvajt, së bashku me trupat amerikane.
Një ushtar ukrainas në vijën e frontit në Avdiivka, në juglindje të Ukrainës, ku forcat ukrainase po luftojnë me separatistët e mbështetur nga Rusia. 8 janar 2022.
Ambasadori Hovenier tha se Uashingtoni po vazhdon që të ndërtojë një koalicion ndërkombëtar të partnerëve në Evropë dhe gjetkë, për t’iu kundërvënë kërcënimit rus.
“Miqtë tanë në Kosovë janë thelbësorë në këtë përpjekje. Uniteti dhe vendosmëria jonë e përbashkët transatlantike janë mjeti më efektiv që kemi për të kundërshtuar agresionin rus. Jemi të përkushtuar ndaj diplomacisë dhe e kemi bërë të qartë se rruga diplomatike mundëson zgjidhjen e vetme të qëndrueshme për të gjithë”, tha Hovenier.
Sipas ambasadorit amerikan në Prishtinë, kërcënimi i Rusisë ndaj Ukrainës është kërcënim nga vlerave demokratike kudo në botë. Ai shtoi se SHBA-ja dhe Kosova qëndrojnë së bashku me Ukrainën “për të siguruar një Evropë të lirë dhe të qëndrueshme, e cila është në interesin më të mirë të popujve të demokracive, qofshin ata amerikanë, kosovarë apo të tjerë anembanë globit”.
Rusia mohon se po planifikon që ta sulmojë Ukrainën dhe ka paraqitur një sërë kërkesash të sigurisë, përmes së cilave kërkohet që Kievi të mos anëtarësohet në NATO dhe që aleanca ushtarake të ndalojë zgjerimin drejt lindjes.
Bota
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë


Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë nga një grua gjatë një bisede që ai kishte me qytetarët në rrugët e Parisit.
Në videon që është bërë virale në rrjetet sociale, shihet presidenti francez Macron teksa i afrohet një grupi personash për t’i përshëndetur, por një grua nis ta qortojë dhe menjëherë i afrohet dhe e godet me shuplakë. Pas këtij veprimi, shihet se gruaja është neutralizuar nga persona të tjerë si dhe punonjës të sigurisë.
Durante su visita a París, una mujer le dio una cachetada al presidente de Francia, @EmmanuelMacron por la crisis económica que se vive en el país. pic.twitter.com/UOeQPDVfz3
— Político MX (@politicomx) November 21, 2022
Kjo nuk do të ishte hera e parë që Macron merr një sulm të këtij lloji, ai i mëparshmi ishte në vitin 2021. Në rastin e vitit të shkuar, Macron iu afrua një grupi për t’i përshëndetur kur një person i veshur me një bluzë të gjelbër e tërhoqi me një dorë, ndërsa me tjetrën e goditi në fytyrë. Qytetari që qëlloi presidentin u neutralizua, ndërsa mediat franceze raportuan se ai thirri “Poshtë Makronizmi”. Ende janë të paqarta, shkaqet që provokuan incidentin. Pas goditjes së kreut të shtetit francez, dy persona u arrestuan nga policia lokale.
Bota
Është zgjidhur misteri i deleve që bënin rrethin në Kinë!


Është zgjidhur misteri i deleve që bënin rrethin në Kinë!
Javën e kaluar, një video e deleve në Kinë duke lëvizur në rrathë për 12 ditë u bë virale në mediat sociale
Pronari i fermës tha në atë kohë se nuk mund ta kuptonte pse kjo sjellje ishte zhvilluar tek delet dhe pasi videoja origjinale u publikua nga kanali shtetëror kinez People’s Daily, ai tha se delet ishin të shëndetshme.
Menjëherë pas publikimit të videos, u zhvilluan teori konspirative që shkuan aq larg sa flisnin për shenja që tregonin “fundin e botës”.
Sipas shkencëtarëve, megjithatë, shpjegimi për sjelljen e deleve ka shkaqe krejtësisht natyrale dhe sigurisht që nuk lidhet me sëmundjen listeriozë, e cila mund të shkaktojë çorientim te kafshët, pasi të gjitha kafshët e prekura prej saj ngordhin brenda 48 orëve.
“Duket se këto dele janë mbajtur në një vend për një kohë të gjatë dhe kjo mund të ketë bërë që ato të sillen në mënyrë të çuditshme, pra të qarkullojnë për shkak të stresit të shkaktuar nga burgimi i tyre i gjatë”, tha profesori Matt Bell nga Departamenti i Bujqësisë i Universitetit. në Gloucester.
“Sapo filluan disa dele, pastaj u bashkuan të tjerat sepse janë kafshë tufe dhe duan të jenë me “miqtë” e tyre”, shtoi profesori britanik.
Bota
Makina futet brenda një dyqani në SHBA, 1 viktimë dhe 19 të plagosur


Makina futet brenda një dyqani në SHBA, 1 viktimë dhe 19 të plagosur
Një makinë ka përfunduar brenda një dyqani “Apple” në SHBA, duke i marrë jetën një personi dhe duke plagosur 19 të tjerë. Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit, ndërsa autori dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit
“Një SUV me ngjyrë të errët kaloi me një shpejtësi marramendëse dhe goditi shumë njerëz”, tha prokurori i qarkut, ndërsa drejtuesi është ende i paidentifikuar.
Njësitë reaguese gjetën “shumë pacientë të plagosur para dyqanit dhe brenda në dyqan, ndërsa disa të tjerë ishin ngjitur pas murit nga automjeti”, tha shefi i zjarrfikësve gjatë një konference shtypi të hënën.
Apple lëshoi një deklaratë duke thënë se “zemrat tona janë me anëtarët e ekipit dhe klientët tanë që u plagosën dhe të gjithë ata që u prekën nga ky incident i tmerrshëm”.
Dyqani Apple ndodhet në këndin e pasmë të dyqaneve luksoze Derby Street. Hyrja e dyqanit përballet me një parking të madh ku qindra vizitorë ecin çdo ditë.
Zona e blerjeve është veçanërisht e ngarkuar gjatë sezonit të festave, me dyqanin Apple dhe restorantet dhe dyqanet përreth që mbledhin turma të mëdha këtë kohë të vitit.
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare