Lajme
Takim i parë i grupit punues maqedono-bullgar për ekonomi, tregti dhe inovacion


Shkup, 31 janar 2022 (MIA) – Ministria e Financave sot dhe nesër është nikoqir i delegacionit qeveritar bullgar të udhëhequr nga ministri i Inovacionit dhe Zhvillimit, Daniell Lorer, i cili së bashku me ministrin e Financave, Fatmir Besimi do të bashkëkryesojë me takimin e parë të Grupit Punues për ekonomi, tregti dhe inovacion.
Siç informojnë nga Ministria e Financave, në takimin në Shkup, Grupi Punues do të shqyrtojë mundësitë për tërheqjen e investimeve, mundësitë e inovacionit, financimin e projekteve, rritjen e tregtisë ndërmjet dy vendeve, si dhe prioritetet për zhvillimin e rajonit, fushat në të cilat duhet të zhvillojnë projekte të përbashkëta dhe të ngjashme.
Para pjesëmarrësve do të prezantohet Plani për rritje të përshpejtuar ekonomike me rishikim të instrumenteve financiare, programet strategjike për inovacion, politikën industriale dhe konkurrencën, prezantime mbi punën e fondeve për inovacion dhe zhvillim teknologjik të dy vendeve, punën e këshillit kombëtar start-ap, si dhe Programet e punës dhe mundësitë e ofruara nga bankat zhvillimore të dy vendeve, Agjencia ekzekutive për promovimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nga Bullgaria dhe Agjencia për promovimin e sipërmarrjes së Maqedonisë së Veriut, si dhe programet e zhvillimit rural të të dy vendeve”, kumtoi Ministria e Financave.
Në takimin në Shkup përveç Besimit, do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi dhe ministrat e Ekonomisë dhe Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Kreshnik Bekteshi dhe Lupço Nikolovski, si dhe drejtorët e Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut Kire Naumov, të Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik Festim Halili, Agjencia për Investime të Huaja, Bekim Emini.
Në përbërje të delegacionit bullgare që do të marrë pjesë në takim, përveç ministrit Lorer, do të jenë edhe zëvendësministrat e Financave dhe Bujqësisë, Andrei Cekov dhe Atanas Dobrev, drejtorët e Agjencisë ekzekutive për promovimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe bankës bullgare për zhvillim , Bojko Takov dhe Valentin Mihov, si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera.
Grupi punues ndërqeveritar u krijua javën e kaluar në Sofje gjatë seancës së qeverive të dy vendeve, në të cilën u përcaktuan prioritetet për punë dhe dinamika e mbajtjes së takimeve, sipas të cilave do të takohet një herë në muaj.
Aktivitetet e Grupit të Punës do të synojnë përforcimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e tregtisë, investimeve, inovacionit dhe financave, paraqitje të përbashkët në programet dhe fondet e BE-së, si dhe bashkëpunimin me odat ekonomike.
Lajme
Gostivari pushton mediat e Shqipërisë
Dje, në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Bashkisë së Tiranës z.Erion Veliaj, ishte në Gostivar. Atij ju akordua titulli Qytetar Nderi i Gostivarit me motivacionin promovim dhe mbështetje e jashtëzakonshme për qytetin e Gostivarit.
Në fjalën e tij kryetari Komunës z.Arben Taravari tregoi miqësinë e veçantë që e lidh me kryebashkiakun tiranas, dhe shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë projektet e mbështetura nga Veliaj në Gostivar.
Nga ana e tij Erion Veliaj tregoi se dashuria e dedikimi i tij për Gostivarin, ishte e natyrshme për të, sepse ky qytet në drejtimin e Taravarit është një histori suksesi dhe është e lehtë të afeksinohesh pas komunave të sukseshme.
Më poshtë ju sjellim vegëzat dhe video nga ngjarja e cila u trajtua nga mediat më të rëndesishme të Shqipërise, kjo padyshim është një mjeshtri e Taravarit për promovimin e Gostivarit në arenën rajonale.
Veliaj nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Gostivarit: Krenar të kontribuoj për këtë qytet. Taravari: Tirana, qyteti më dinamik në Ballkan
Veliaj “Qytetar Nderi” i Gostivarit: “Krenar të kontribuoj për këtë qytet”; Taravari: “Tirana, qyteti më dinamik në ballkan” – Vizion Plus
Veliaj nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Gostivarit – Tv Klan
Lajme
Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit publik Vullnet Selimi zgjidh problemin e 163 të punësuarve pa kontrata
163 punonjës shëndetësor në Shtëpitë e Shëndetit publik – Shkup që javën e kaluar protestuan në shenjë pa kënaqësie për faktin se kishin disa muaj që punonin pa kontrata pune tashmë çështja e tyre është zgjidhur.
Edhe pse ka vetëm pak ditë që është emëruar në krye të detyrës së drejtorit organizativ në Shtëpinë e Shëndetit publik- Shkup, drejtori Vullnet Selimi ka njoftuar se në koordinim me Ministrinë e Financave ka arritur të zgjidh çështjen e këtyre punonjësve.
“Pas pëlqimit të marrë nga Ministria e Financave gjatë javës së ardhshme do tu paguhen pagat për këto muaj si dhe do tu përgatisim kontratat për muajt vijues”, ka shkruar Selimi në rrjetin social Facebook.
https://www.facebook.com/1461036551/posts/pfbid064nfVH252tzRrKFk4qE13g3EuSFEis637cn3m7PemKZPsNkUbAUBSP4XosuDoHerl/?mibextid=cr9u03
Lajme
Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë
Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24
“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare