Connect with us

Kulturë

Zbulimi i Marin Memës, Vjena dhe Oxford-i e konfirmojnë! (Video)

Published

on

Gazetari Marin Mema, në ciklin e dokumentarëve “Gjurmë Shqiptare” ka bërë një zbulim të rrallë dhe shumë të rëndësishëm, i cili tashmë është konfirmuar edhe nga ekspertët ndërkombëtarë.

Në maj të vitit 2021, “Gjurmë Shqiptare” solli pamjet e një shpelle të mbushur me eshtra njerëzore e cila ndodhej rreth 15 kilometra nga qyteti i Peshkopisë në Dibër. Historia u prit jo vetëm me zhurmë, por edhe me kuriozitetin e asaj që fshihej pas këtyre eshtrave.

Disa muaj pas zbulimit të tyre në “Gjurmë Shqiptare”, Universiteti i Vjenës si rrjedhojë e një marrëveshje me institucionet përkatëse dërgoi në Shqipëri një antropologe franceze. Misioni i saj ishte të merrte kampionë nga këto eshtra të cilat u dërguan nga Universiteti i Vjenës për analiza më të specializuara në një laborator pranë Universitetit të Oxford-it në Britaninë e Madhe. Rezultatet ishin mbreslënëse.

Analizat kanë treguar se këto eshtra i përkasin njerëzve që kanë jetuar nga 1600 deri 1700 vjet më parë, pra mes shekujve të IV dhe të V. Zbulimi i tyre në një shpellë në formë kaq masive dhe kushte të tilla fare enigmatike është i rrallë, madje shkon edhe përtej kësaj.

Sipas arkeologut Rudenc Ruka, pjesë e Institutit të Arkeologjisë deri më sot në Shqipëri, nuk ka asnjë rast tjetër të njohur të një shpelle me një numër kaq të madh eshtrat që i përkasin kësaj periudhe.

Vetë gazetari Marin Mema ka theksuar se pavarësisht mosbesimit fillestar të disa prej profesorëve të fushës, rezultatet treguan se shkenca duhet bërë me fakte dhe jo me fjalë. Ai kërkoi që institucionet përkatëse të vijojnë më tej kërkimet në këtë shpellë duke kryer edhe analizat e ADN-së, por edhe gërmime arkeologjike në të gjithë zonën.

Askush nuk e di se çfarë fshihet ende në këtë vend të panjohur më parë nga arkeologët, por është fakt se “Gjurmë Shqiptare” e gazetarit Marin Mema ka sjellë një zbulim të jashtëzakonshëm. Për më shumë ndiqni videon e dokumentarit:

Continue Reading

Kulturë

Përgatitet ligji i ri për Kulturë, Sindikata e Kulturës ka reaguar ndaj mënyrës se si zhvillohet procedura (Video)

Published

on

By

Sindikata e Kulturës e Republikës së Maqedonisë (SKRM) ka reaguar ndaj mënyrës se si zhvillohet procedura për projekt-versionin e Ligjit të ri për Kulturë, duke alarmuar se nuk janë të kyçur në grupet e punës, me cka sipas tyre, cënohen raportet e mira që me vite janë ndërtuar me Ministrinë e Kulturës, përcjell in7

“Përmes procesit jotransparent, që në thelb nuk dallon shumë nga ligji skandaloz I vitit 2014, sinqerisht dhe publikisht pyesim nëse diksuh me qëllim në atë Ministri dëshiron të cënojë raportet e partneriteit dhe nëse dikush përmes këtij propozim ligji përpiqet ta sabotojë dialogun social” – tha Vera Atanasovska, kryetare e Sindikatës për Kulturë të Republikës së Maqedonisë.

Ministria e Kulturës ka njoftuar se Propozimligji për realizimin e interesit publik në kulturë, që është dorëzuar në Kuvend në Janar të vitit 2020, për shkak të vërejtjeve të shumta është tërhequr nga procedura e mëtejshme.

“Teksti është dërguar tek sindikatat me kërkesë që të japin mendime dhe vërejtje deri më 8 nëntor 2022. Në periudhën e ardhshme do të punohet në këtë projekt-version konform propozimeve, vërejtjeve dhe mendimeve të sindikatës. Periudha kohore nuk është e kufizuar dhe kur teksti të harmonizohet me sindikatat, do të nis procedura për debat të gjerë publik” – thonë nga ministria e Kulturës.

Ministria e Kulturës beson se sindikatat me pjesëmarrjen e tyre në përgatitjen e ligjit të ri për Kulturë, do të japin një kontribut cilësor për të rregulluar këtë sferë dhe do të kontribuojnë për një ligj të ri, bashkëkohor dhe evropian për kulturë./in7.tv/

Continue Reading

Kulturë

Akuzohet nga prindërit për sjellje agresive, arrestohet nga policia

Published

on

By

Akuzohet nga prindërit për sjellje agresive, arrestohet nga policia

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se mbrëmë ka arrestuar 43 vjeçarin nga Tetova, të cilin paraprakisht e denoncuan prindërit e tij për sjellje agresive ndaj tyre. Policia merret me zbardhjen e rastit.

“Dje në mbrëmje (11-gusht) rreth orës 22:35, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë ndaluar 43-vjeçarin O.S. nga Tetova, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga prindërit e tij se po sillej agresive ndaj tyre. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të përpilohet raport përkatës”, deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB-Tetovë.

Continue Reading

Kulturë

Sërish raketa drejt centralit bërthamor në Ukrainë

Published

on

By

Sërish raketa drejt centralit bërthamor në Ukrainë

Sulme të tjera me raketa janë raportuar mbrëmjen e së enjtes dhe mëngjesin e së premtes në drejtim të centralit bërthamor të Zaporizhzhia, mes Rusinë dhe Ukrainën që akuzojnë njëra-tjetrën për përgjegjësinë.

Mediat raportojnë se të paktën 10 raketa ranë pranë zyrës dhe stacionit të zjarrfikësve në termocentralin bërthamor më të madh në Europë.

Në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i thirrur për të diskutuar situatën, kreu i Agjencisë Bërthamore, Rafael Grossi paralajmëruar kjo është diçka e rëndë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres tha gjithashtu ngjarja mund të çojë në një katastrofë të rëndë.

Kina dhe SHBA kërkuan që ekspertët e OKB-së të lejohen urgjentisht të vizitojnë centralin, por kërkesa të ngjashme në të kaluarën deri më tani nuk janë pranuar.

Më herët, SHBA-ja bëri thirrje gjithashtu për krijimin e një zone të çmilitarizuar rreth tij, por përfaqësuesi i Rusisë në OKB tha se çmilitarizimi nuk është një opsion, pasi ai do ta bënte centralin më të prekshëm ndaj provokimeve dhe sulmeve terroriste.

Continue Reading

Aktuale