Connect with us

Spektakël dhe Yje

Yon Idy (Jon Ajdini) gjithnjë e më afër realizimit të ëndrrës së tij të Eurovisionit, Dreams është rruga drejt Torinos

Published

on

Pas hyrjes në garë me pesë kandidatë të tjerë, Yon Idy e promovoi këngën Dreams në emisionin Stisni Play, në kuadër të përzgjedhjes kombëtare për këngë dhe përfaqësues në Eurovision 2022, përcjell in7

Këtë vit publiku i Maqedonisë do të marrë pjesë me votim online në përzgjedhjen e këngës e cila do ta përfaqësojë vendin tonë në Torino.

Yon Idy është autor komplet i këngës Dreams, ndërsa në orkestrim i ndihmoi Angel Qosevi. Është mirënjohës për besimin dhe mundësinë për të qenë përfaqësues potencial i Maqedonisë. Sipas tij, Eurovisioni është një ngjarje në të cilën shfaqen kulturat e ndryshme në mënyrën më të bukur, dhe kjo është muzika. “Të gjithë ëndërrojmë për një dashuri të përsosur dhe në refrenin e këngës Dreams flitet për një dashuri pikërisht të tillë – të përsosur, nga ëndrrat.

Strofat pasqyrojnë çaste reale, konflikte dhe mosmarrëveshje të jetës sime private dhe na kthejnë në realitet dhe na e kujtojnë se për të qenë diçka kaq e përsosur, duhet vërtet të përpiqemi”, thotë Yon Idy.
Ky është linku në të cilin mund ta dëgjoni këngën Dreams përsëri dhe të votoni për Yon Idy-n. Linku për të votuar

https://evrovizija.mrt.com.mk/

Me stilin e tij të veçantë të interpretimit, Yon Idy duket si një muzikant i huaj i cili rastësisht është gjetur në skenën tonë. “Si nga Shkupi?!”, “Po kjo tingëllon botërore!”, “Mendoja se është ndonjë i huaj”, janë pjesë e reagimeve në portalet dhe rrjetet sociale, ndërsa “Botërore, por e jona” tashmë i është bërë emri i dytë gjatë paralajmërimit të këngëve të tija në stacionet e radiove, si dhe gjatë prezantimit të tij në portalet vendore.

Tërësisht origjinal, modest, por sharmant, në mënyrë emotive i krijon tekstet të cilat i këndon, shoqëruar nga kitara e tij. Këngët i ka në gjuhën angleze. Dhe, sipas shumëkujt, bota shumë shpejt do ta njohtojë.

Yon Idy është emri artistik i Jon Ajdinit, i lindur në Shkup në vitin 1995. Deri më tani ka publikuar tetë këngë, të cilat, krahas në mediet e vendit, emetohen edhe në shumë stacione të radiove anembanë botës, si në SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Zvicra, Greqia, Kroacia e të tjerë dhe, gjithsesi, në Shqipëri dhe Kosovë.

Është rritur i rrethuar nga muzika në qytetin e tij të vendlindjes. Ai dashurohet dhe mëson nga artistët klasik, si Beatles dhe Leonard Cohen, më vonë nën ndikimin e Muse, me doza të shëndosha të bluzit dhe skenës indie. Këndon para publikut disa herë në javë dhe me padurim pret që ta publikojë albumin e tij të plotë gjatë vitit 2022./in7.tv/

Lidhuni me Yon-in në rrjetet sociale:
Facebook | Instagram | Twitter

Profile në platformat muzikore:
Spotify | Apple Music | YouTube

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Aktori i parë që do të xhirojë një film në hapësirë, Tom Cruise hyn në histori!

Published

on

By

Aktori i parë që do të xhirojë një film në hapësirë, Tom Cruise hyn në histori!

Aktori i njohur Tom Cruise do të bashkëpunojë me regjisorin Doug Lyman për një projekt të ri në hapësirë.

60-vjeçari filloi përgatitjen e projektit pak para pandemisë. Sipas mediave amerikane, ai dhe regjisori kontaktuan me ‘Universal Filmed Entertainment Group’ (UFEG) për të paraqitur idenë e tyre për një raketë që do ta dërgonte aktorin në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Pjesa më e madhe e filmit do të xhirohet në Tokë dhe më pas personazhi duhet të ngjitet në hapësirë. Nëse kërkesa për filmin në hapësirë miratohet, Tom Cruise do të jetë aktori i parë në histori që xhiron një film në hapësirë.

Rikujtojmë se “Top Gun: Maverick” fitoi një sukses të jashtëzakonshëm. “Top Gun: Maverick”, vazhdim i filmit të vitit 1986, përsëri me Tom Cruise, pas shfaqjes së premierës në Kanë, mblodhi 124 milionë dollarë në fund të javës së Memorial Day, debutimi më i mirë i karrierës 40-vjeçare të aktorit. Filmi, me regji të Joseph Kosinski, bëri që të zbresë në vendin e dytë “Doctor Strange”, me Benedict Cumberbatch, i cili në fundjavën e katërt në kinema fitoi 16.4 milionë dollarë duke prekur një total prej 371 milionë dollarësh.

Në vendin e tretë debutimi i filmit të ri të animuar nga shekulli 20, “Bob’s Burgers The Film”, me 12.6 milionë dollarë. Ndërkaq, me më shumë se tre dekada i lidhur me Hollywoodin, Tom Cruise, është një nga aktorët me fitimet më të larta në botë. Falë pjesëmarrjes së tij në filma të tillë si “Top Gun”, “Jerry Maguire”, “Born on the Fourth of July”, “Interview with the Vampire”, “Mission Impossible” dhe “Thomas Cruise Mapother IV” është një nga aktorët më të njohur sot.

Megjithëse lindi në Syracuse, New York, familja e tij emigroi në Kanada dhe ndërsa studionte në shkollën publike “Robert Hopkins”, Tom u interesua për aktrim. Cruise është një nga aktorët më të paguar në industri me një vlerë neto të vlerësuar prej 600,000,000 dollarë.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Rina nuk e lë askënd indiferent me pozën nga shtrati

Published

on

By

Rina nuk e lë askënd indiferent me pozën nga shtrati

Rina Balaj ka qenë mjaft aktive në javët e fundit duke sjellë imazhe që nuk e lënë askënd indiferent.

Pozat me bikini nga pushimet kanë vënë në pah hiret e këngëtares duke marrë dhjetëra mijëra pëlqime nga fansat e saj të shumtë.

Ajo nuk ka rreshtuar së publikuar edhe të tjera fotografi këtë fundjavë për të ngacmuar sërish imagjinatën.

(Foto: Instagram/isyourgirlrina)

Gjatë të dielës, Rina ka pozuar nga shtrati e veshur me të brendshme me ngjyrë të kuqe.

“Karmin i kuq, petale trëndafili, zemërthyerje.. Unë isha Marilyn Monroe e tij”, është përshkrimi i kësaj fotografie.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Luana Vjollca blen shtëpi luksoze në Kosovë

Published

on

By

Luana Vjollca blen shtëpi luksoze në Kosovë

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Luana Vjollca, është bërë me shtëpi në Kosovë.
Ajo është bërë pronare e një shtëpie në fshatin Makresh.

Lajmin e zbuloi vetë Luana, përmes një postimi në ‘Instagram’ ku u shpreh tejet e entuziazmuar për shtëpinë e re.

Luana shtëpinë e saj e zgjodhi në një zonë malore.

“U bëra me shtëpi në Kosovën time. Zgjodha ta kem në një zonë malore, me ajër të pastër, për të shijuar borën e malet e bukura të Kosovës sa herë që kam nevojë të shkëputem nga smogu i qytetit!”, shkroi ajo.

Continue Reading

Aktuale