Connect with us

Lajme

Gjuha shqipe në uniformat e policisë – qeveria duhet ta miratojë dekretin

Published

on

Sekretariati për Legjislacion në kuadër të Qeverisë i ka dhënë mendim pozitiv përdorimit të gjuhës shqipe në uniformat e policisë. Një dokument të cilin e ka siguruar Alsat, thirret në kërkesën e dorëzuar në Qeveri më 10 gusht të vitit 2020 ku kërkohet mendim për përdorimin e Ligjit të gjuhëve në uniformat e policisë.

“Bashkëngjitur ju dërgojmë Dekretin për ndryshimin dhe plotësimin e Dekretit për uniformat dhe emblemat e uniformave të policisë dhe Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për mbajtjen, vlefshmërinë dhe shpërndarjen e uniformave dhe emblemat e uniformave të policisë dhe ju lutem të jepni mendimin tuaj mbi përmbajtjen e tyre”, thuhet në Kërkesën për mendim, nr: 13.1.1-63237/1.

Legjislacioni i organit ekzekutiv ka kthyer përgjigje pozitive më datën 12 gusht.

“Ju kujtojmë për nevojën e plotësimit të neneve 6, 7, 8 dhe 9 duke formuar tabela për çdo nen në të cilët do të konkretizohen të gjitha emblemat të cilave i atribuohet vlefshmëria, ku do të mungojë fjalia hyrëse e cila i referohet territorit të Shkupit dhe komunave ku të paktën 20% e qytetarëve flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase. Në Rregullore duhet shtuar edhe fjalitë “dhe alfabetin e saj”, thuhet në Mendimin, nr: 09-2821/2.

Qeveria duhet ta miratojë dekretin, ndërsa i njëjti më pas me vendim të ministrit duhet përfshirë në Rregulloren për përdorimin e uniformave të policisë. Edhe pse mendimi pozitiv i thirret Ligjit për përdorimin e gjuhëve, i njëjti që nga miratimi nuk gjen zbatim. Dispozitat e tij përcaktojnë qartë zbatimin e gjuhës shqipe në raport me uniformat e forcave të rendit.

“(3) Uniformat e policisë, të zjarrfikësve, të shëndetësisë; në Shkup dhe në komunat në të cilat së paku 20% e qytetarëve flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase janë të shkruara në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik, si dhe në gjuhën që e flasin së paku 20% të qytetarëve në Republikën e Maqedonisë dhe alfabetin e saj”, theksohet në Ligjin për përdorimin e gjuhëve, Neni 8.

Gati katër vite pas hyrjes në fuqi të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, i njëjti përveç se në uniformat e policisë pyjore nuk gjen zbatim në uniformat e asnjë force tjetër, përfshi policinë, ushtrinë, doganat dhe njësitë tjera në kuadër të Qytetit të Shkupit dhe komunat ku shqiptarët janë mbi 20 për qind.

Continue Reading

Lajme

Krenar Lloga kockë e fortë në Qeveri!?

Published

on

By

Motoja e Aleancës për Shqiptarët që nga hyrja në Qeveri ishte për të bërë dallimin. Me të nisur punën ministrat e ASH-së vërshuan takimet me ambasadorë të ndryshëm të vendeve evropiane por edhe me përfaqësues amerikanë, e edhe me grupe dhe faktorë të tjerë të rëndësishëm në vendin tonë.
SmartNews në këtë editorial konstaton se më i zëshëm dhe me performancë të jashtzakonshme tani po paraqitet edhe Krenar Lloga, ministër i drejtësisë. Ai ka bërë bujë me deklaratat dhe qëndrimet e tij të cilat bëjnë dallimin në qëndrime nga partitë e tjera të koalicionit.
Vetingu në drejtësi u paraqit si prioritet dhe po punohet me faktorin ndërkombetarë.

Lloga: Pa ndërkombëtarët nuk ka veting


Mund të dallojmë fokusin e veçantë të tij në rastet e montuata politike, ku Lloga tha se beson se ka njerëz të pafajshëm në burgjet e Maqedonisë. Ai tha se për rastin “Alfa” jam i interesuar edhe para emërimit si ministër.

Lloga: Besoj se ka njerëz të pafajshëm në burgjet e Maqedonisë, për rastin “Alfa” jam interesuar edhe para emërimit si ministër


Ai foli edhe për kërkesën për ekstradim të ish-kryeministrit Gruevski, si dhe vendimi për amnesti të të dënuarve gjatë pandemisë.

Lloga jep lajmin e madh, mijëra qytetarë lirohen nga burgu, amnistia për shkeljet e Covid miratohet ekspress në Kuvend


Por së fundmi qëndrimi i tij për hapjen e preambules dhe heqjen e 20% nga kushtetuta siç duket ishtë kafshatë e vështirë për partnerët e koalicionit të cilët reaguan njëzëri kundër kësaj ideje të ministrit të Drejtësisë.
Ai tha se nuk heq dorë nga qendrimi i tij dhe sot ka përsëritur se ndryshimi i preambulës është prioritet, ndërsa me hapjen e Kushtetutës duhet të përmirësohen edhe zbrastirat kushtetuese dhe të hiqet termi 20%.

Lloga: Unë mbes në qëndrimin tim!


Ai tha se këto kanë qenë propozimet e tij gjatë takimit me kryeministrin dhe faktorët e tjera, ndërsa vendimet do të duhet të merren me konsensus.SmartNews.mk

Continue Reading

Lajme

Lloga: Unë mbes në qëndrimin tim!

Published

on

By

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, ka pesëritur sot qëndrimin e tij se ndryshimi i preambulës është prioritet, ndërsa me hapjen e Kushtetutës duhet të përmirësohen edhe zbrastirat kushtetuese dhe të hiqet termi 20%.
Ai tha se këto kanë qenë propozimet e tik gjatë takimit me kryeministrin dhe faktorët e tjera, ndërsa vendimet do të duhet të merren me koncenzus.

Continue Reading

Lajme

Lloga dhe Ministrja e Drejtësisë e Austrisë, Alma Zadiq, nënshkruan një deklaratë të përbashkët për fuqizimin e bashkëpunimit për reformat në gjyqësor

Published

on

By

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, zhvilloi një takim pune me Ministren e Drejtësisë së Austrisë, Alma Zadiq. Austria mbështet Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Lloga dhe Zadiq nënshkruan një deklaratë të përbashkët për bashkëpunim të të dy ministrive në fushën e mbrojtjes së zbatimit dhe të parimeve të sundimit të ligjit, reformave në fushën e ligjit civil dhe penal, luftën kundër korrupsionit dhe digjitalizimin e gjyqësorit. Të dy ministrat u pajtuan, Austria nëpërmjet të ekspertëve të saj të bart diturinë dhe përvojën, duke përfshirë dhe trajnime profesionale të gjykatësve dhe prokurorëve. Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, tha se çdo ndihmë e Austrisë është e mirëseardhur për zhvillimin e mëtutjeshëm të shtetit. Ministrja e Drejtësisë e Austrisë, Alma Zadiq, i dëshiroi punë të suksesshme Ministrit Lloga dhe e porositi se përqëndrimi i rajonit duhet të jetë në luftën kundër korrupsionit dhe zbatimin e reformave.
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid031M7FHbLEZ3ejuiCTazN2kcE4Nt1fBfjbR3nj4n3vtsKrjpexCnJPGRJyrn7JmGWil/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Aktuale