Connect with us

Lajme

Regjistrohen 1.908 raste të reja me Covid-19, 22 të vdekur dhe 1.129 pacientë të shëruar në Maqedoni

Published

on

Sipas të dhënave të Institutit Publik të Shëndetit, gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 5.834 teste, ndërsa janë regjistruar 1.908 raste të reja me Kovid-19, kanë ndërruar jetë 22 persona ndërsa janë shëruar 1.129 pacientë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Nga 1.908 të porsasëmurët në Shkup janë 972, Kavadar 112, Kumanovë 111, Manastir 105, Veles 62, Tetovë 58, Prilep 54, Negotinë 46, Strumicë 45, Ohër 43, Gostivar 34, Gjevgjeli 30, Shtip 27, Kërçovë 221, Radovish 17, Kriva Pallankë 16, Strugë 15, Sveti Nikollë 12, Berovë dhe Bogdanci nga 10, Dellçevë 9, Vinicë 5, Demir Kapi dhe Pehçevë nga 4, Dibër, Probishtip dhe Makedonski Brod nga 3, Kratovë, Krushevë dhe Makedonska Kamenicë nga 2 dhe Dojran 1.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (1.908), janë regjistruar 254 riinfeksione.

Nga 22 të vdekur, pesë janë nga Shkupi (53, 69, 69, 75 dhe 75), nga dy në Manastir (74 dhe 85), Veles (68 dhe 93), Kumanovë (78 dhe 82) dhe Sveti Nikollë (52 dhe 78) dhe nga një vdekje në Kavadar (57), Kërçovë (65), Makedonski Brod (60), Negotinë (73), Ohri (65), Prilep (82), Radovish (81), Resnjë (63) dhe Strugë ( 83). Të gjithë personat e raportuar kanë ndërruar jetë në spital.

Janë regjistruar 1.129 pacientë të shëruar nga: Shkupi 77, Manastiri 61, Prilepi 52, Kumanova 30, Ohri 26, Koçani 23, Tetova 18, Negotina dhe Gostivari nga 17, Strumica 16, Kavadari dhe Gjevgjelia nga 14, Kërçova, Resnja dhe Kriva Pallanka nga 12, Struga dhe Dellçeva nga 10, Velesi dhe Shtipi nga 9, Vinica, Kratova dhe Krusheva nga 8, Radovishi dhe Makedonska Kamenica nga 7, Berova 4, Bogdanci, Makedonski Brodi dhe Demir Hisari nga 3, Demir Kapia dhe Pehçeva nga 2 dhe Sveti Nikolla, Dibra, Probishtipi dhe Dojrani nga 1.

Sipas regjistrit të personave të vdekur me diagnozë Kovid-19 nga “Termini Im”, janë regjistruar katër persona të vdekur nga: Dellçeva (2), Shkupi (1) dhe Probishtipi (1) të moshës prej 56 deri 79 vjet. Të regjistruarit kanë ndërruar jetë në periudhën prej 04.01.2022 deri 26.01.2022. Nga personat e regjistruar dy kanë ndërruar jetë në spital, ndërsa dy në shtëpi.

Nga numri i përgjithshëm i personave të vdekur (n=26), shtatë persona janë vaksinuar plotësisht, ndërsa te 19 janë regjistruar komorbiditete.

Janë bërë 5.834 teste përmes: ISHP-636, QSHP Shkup-85, QSHP Manastir-92, QSHP Prilep-48, QSHP Tetovë-15, QSHP Kumanovë-105, Klinika për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile-2, Spitali Laborator Kozle-15 , Instituti i Mikrobiologjisë-157, Zhan Mitrev (Filipi i Dytë) -160, Avicena-214, Biotek-263, Sistina-117, laboratori Laor-137, Sinlab-45, Remedika-13, Fertiliti-72, Genea-27, Nikob Lab-683, VFV Medical-100, Eli Medika-43, Royal Medica-27, Spektra-MM-45, Rapid Lab-38, Zhan Mitrev Strumicë-24, Nova Lab Diagnostics-16, Ramush-46, ISHSH dhe IPSH ( test i shpejtë) – gjithsej 2609.

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 1.773.325 teste me Kovid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid në vend që nga fillimi i epidemisë është 265.101, numri i pacientëve të shëruar është 239.581, i të vdekurve është 8.338, ndërsa i rasteve aktive është 17.182.

Sipas analizave epidemiologjike për momentin, shpërndarja nëpër qytete është si në vijim:

Shkup 120433, Aktiv 8755
Kumanovë 14689, Aktiv 759
Prilep 12640, Aktiv 539
Manastir 12595, Aktiv 1266
Tetovë 12289, Aktiv 515
Kavadar 8823, Aktiv 768
Gostivar 8711, Aktiv 331
Veles 8391, Aktiv 472
Ohër 7874, Aktiv 384
Shtip 7464, Aktiv 316
Strumicë 7123, Aktiv 384
Kërçovë 4894, Aktiv 271
Koçan 4584, Aktiv 218
Strugë 4339, Aktiv 181
Gjevgjeli 3698, Aktiv 384
Negotinë 3123, Aktiv 259
Sveti Nikollë 2407, Aktiv 133
Resnjë 2333, Aktiv 216
Radovish 2212, Aktiv 174
Kriva Pallankë 2184, Aktiv 88
Dellçevë 1742, Aktiv 126
Berovë 1640, Aktiv 79
Dibër 1499, Aktiv 20
Vallandovë 1346, Aktiv 134
Vinicë 1280, Aktiv 45
Probishtip 1246, Aktiv 32
Kratovë 872, Aktiv 24
Bogdanci 853, Aktiv 86
Krushevë 816, Aktiv 42
Demir Hisar 761, Aktiv 51
Makedonski Brod 628, Aktiv 28
Makedonska Kamenicë 494, Aktiv 31
Demir Kapi 487, Aktiv 28
Pehçevë 422, Aktiv 32
Dojran 209, Aktiv 11.

Continue Reading

Lajme

Edhe në sondazhin e ri Taravari shumë pranë Ahmetit

Published

on

By

Lideri i ASH-së, Arben Taravari sërish i afrohet me popullaritet atij të BDI-së, Ali Ahmeti. Në sondazhin e fundit realizuar nga Instituti për Politika Publike (IPP) “Arbën Xhaferi”, Taravari është katër përqind pas Ahmetit.

Sondazhi i Institutit për Politika Publike Arbën Xhaferi për matjen e opinionit publik shqiptar në Maqedoninë e Veriut


“Sondazhi i IPP Arbën Xhaferi i realizuar ekskluzivisht me shqiptarë në Maqedoninë e Veriut tregon se kur bëhet fjalë për opinionin publik për liderët partiakë, Ali Ahmeti (BDI) është më i popullarizuari, me besueshmëri neto prej zero (neutrale) dhe 49.7% të opinioneve pozitive. Arben Taravari (ASh) qëndron afër si i dyti, me besueshmëri neto prej -9.4 dhe 45% të opinioneve pozitive”, thuhet në sondazhin e relaizuar nga IPP “Arbën Xhaferi”.
Pas Ahmetit dhe Taravarit radhitet Izet Mexhi, si figure politike e popullarizuar te shqiptarët edhe pse nuk është kryetar partie. Pas Mexhitit janë Kasami i Besës dhe lideri i Alternativës, Gashi radhitet i fundit.
“Pas tensioneve të brendshme në BDI, Izet Mexhiti, lideri i fraksionit brenda BDI-së i njohur si “Grupi i Zjarrit” është lideri i tretë partiak më i popullarizuar me besueshmëri neto prej -28.8% dhe 35.3% të opinioneve pozitive. Bilall Kasami (Lëvizja Besa) renditet i katërti, me besueshmëri neto prej -43% dhe 28.2% të opinioneve pozitive. Lideri partiak me përkrahjen më të vogël popullore është Afrim Gashi (Alternativa), me besueshmëri neto prej -74.6% dhe vetëm 12.4% të opinioneve pozitive”, thuhet më tej në sondazhin e relaizuar nga IPP “Arbën Xhaferi”.
30.8% e shqiptarëve kanë thënë se do të votonin për BDI-në nëse zgjedhjet parlamentare do mbaheshin nesër. ASh renditet e dyta me 14.9%, e ndjekur nga Lëvizja Besa me 9.6%. Alternativa do të merrte vetëm 2% të votave, ndërsa PDSH është fare afër zeros (0.3%). Ndër partitë maqedone, 1.6% e shqiptarëve do të votonin për LSDM-në dhe vetëm 0.1% për VMRO-DPMNE-në.

Sondazhi i Institutit për Politika Publike Arbën Xhaferi për matjen e opinionit publik shqiptar në Maqedoninë e Veriut


“Interesante është se në mesin e atyre që kanë thënë se do të votonin për BDI-në, një e treta prej tyre (31.7%) do të zgjidhnin të votonin për “Grupin e Zjarrit” në rast se ky fraksion do të kandidonte si i pavarur nga BDI-ja. Kjo do të ndikonte seriozisht në skenën politike shqiptare, duke ulur përqindjen e votave të BDI-së në 19.5%, ndërsa “Grupi i Zjarrit” do të renditej si forca e katërt politike me 9.3%”, qendron në sondazhin e relaizuar nga IPP “Arbën Xhaferi”.
Sondazhi është realizuar me 1,000 të anketuar të moshës 18 vjeç e lart ku pjesëmarrësit janë anketuar ndërmjet 15 dhe 21 marsit përmes intervistave telefonike. Hulumtimi është kryer duke përdorur metodologjinë e përzgjedhjes rastësore, duke siguruar një përfaqësim gjithëpërfshirës të popullatës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, bazuar në karakteristikat demografike si gjinia, mosha, arsimi, si dhe njësia zgjedhore dhe komuna ku ata jetojnë. Margjina e gabimit është 3.1 pikë, me një nivel besimi 95 për qind.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është bërë shtet i sigurt

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, thotë se me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është shtet i sigurt dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit.
Në Facebook ai shkruan se RMV si anëtare e NATO-s jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore.
“Më 27 mars të vitit 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare më e re në NATO. Nga ky moment RMV, si pjesë e Aleancës më të fuqishme Veriatlantike, është shtet i sigurtë dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit të vendit. RMV, si anëtare e NATO-s, jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore. Agresioni rus kundër Ukrainës duke rrezikuar sigurinë globale, edhe njëherë dëshmoi se duke qenë pjesë e NATO-s, qytetarët tanë dhe vendi janë të mbrojtur nga ana e aleancës së shteteve më të fuqishme në botë”.
“Aleanca për Shqiptarët kishte fatin që të kontribuojë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. ASh me dinamikë dhe seriozitet të njëjtë do të japë kontributin politik dhe programor në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE së bashku me sfidat e ndryshimeve kushtetuese që janë parakusht dhe objektiv parësor i anëtarësimit të vendit në BE”, ka shkruar Taravari me rastin e 3 vjetorit të anëtarësimit të RMV-së në NATO.

Continue Reading

Lajme

Anëtarë te Besës nga Gostivari kalojnë në ASH

Published

on

By

Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.
Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe  simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.

Continue Reading

Aktuale