Connect with us

Lajme

Megjashi”: Të rishqyrtohet vendimi për fillim të gjysmëvjetorit të dytë me prani fizike

Published

on

Ambasada e parë e fëmijëve në botë “Megjashi” kumtoi se ka dërguar kërkesë te Qeveria dhe Komisioni për Sëmundje Infektive me qëllim që të rishqyrtohet vendimi për fillim të gjysmëvjetorit të dytë me prani fizike të nxënësve.

Nga “Megjashi” potencojnë se kanë organizuar debat publik me temën “Interesi më i mirë për fëmijët – pro dhe kundër mbajtjes së maskës dhe testimit në shkolla”, i emituar në rrjetet sociale më 27 janar në të cilën përveç mediumeve ishte ftuar edhe gjithë opinioni. Në debat diskutuan dr. Mimi Kimovska Hristov nga Klinika Universitare për Sëmundje të Fëmijëve, dr. Zllate Mehmedoviq nga Shtëpia Shëndetësore Shkup, dr. Besnik Zeqiri nga Instituti për Sëmundje të Mushkërive te Fëmijët, prof.dr. Nikolla Panovski nga Fakulteti i Mjekësisë pranë USHCM-së dhe Ana Poprizova, psokologe shkollore.

“Në një pjesë të konkluzioneve nga debati i djeshëm citohet se numri i fëmijëve të sëmurë që janë paraqitur në Institutin për Sëmundje të mushkërive në periudhën nga fundi i dhjetorit të vitit 2021 – fillimi i gjysmëvjetorit të dytë në janar është rritur dyfish nga numri i zakonshëm gjatë valëve paraprake të virusit. Duke e marrë parasysh gjendjen rrjedhëse të të sëmurëve nga koronavirusi të gjithë panelistët u dakorduan se e domosdoshme është të mendohet nëse fillimi i mësimit me prani fizike është mënyra më adekuate e vazhdimit të mësimit ose është më mirë të fillohet të paktën dy javë më vonë ose onlajn. Qëndrimet e shumicës së panelistëve rreth mbajtjes së maskave është se duhet të mbahen në hapësira të mbyllura, ndërsa të gjithë janë kundër mbajtjes së obligueshme të maskave në vend të hapur dhe se është e dëshirueshme të bëhen testime një herë në javë në shkolla.

Continue Reading

Bota

Putin raportohet se është operuar fshehurazi

Published

on

Presidenti rus Vladimir Putin raportohet se së fundi i është nënshtruar një operacioni kirurgjik për të hequr lëngun nga barku mes spekulimeve në rritje se shëndeti po i përkeqësohet, shkruan në një llogari anti-Kremlin në Telegram.

Putini iu nënshtrua operacionit të enjten mbrëma, i cili zgjati deri të premten në mëngjes, sipas kanalit në Telegram, “General SVR“, i cili pretendohet se drejtohet nga një ish-spiun rus.

Kanali më tej pretendon se operacioni i liderit rus dhe shërimi i mëvonshëm u mbuluan të nesërmen duke përdorur teknologjinë “deepfake” për të simuluar praninë në videot e një takimi të planifikuar të këshillit të sigurisë së Rusisë, raporton nypost.

Kanali pretendoi javën e kaluar se presidenti rus kishte regjistruar paraprakisht pamjet në një përpjekje për të mbuluar operacionet e ardhshme dhe po planifikonte të përdorte dyshe trupore nëse ishte e nevojshme.

Në prill, gazeta investigative ruse “The Project” raportoi se Putini ishte vizituar rregullisht nga një onkolog dhe spekuloi se lideri vuante nga kanceri i tiroides.

Raporti përfshinte gjithashtu një listë të sëmundjeve të tjera me të cilat përballej rusi, nga lëndimet e hokejit deri te dhimbja e shpinës nga një incident me kuaj.Sipas raportit, Putin thuhet se lahet me gjak të nxjerrë nga brirët e drerit, të cilat janë prerë ndërsa janë duke u rritur dhe janë me gjak të freskët. “Banjat e pështira me brirë” janë një terapi alternative në rajonin Altai të Rusisë, i cili kufizohet me Kazakistanin dhe Mongolinë.

Besimtarët thonë se banjat përmirësojnë sistemin kardiovaskular dhe rinovojnë lëkurën.Spekulimet rreth shëndetit të liderit kanë vazhduar teksa ai shihet mbajtur distancë me vartësit e tij ose duke vepruar në mënyrë të çuditshme gjatë paraqitjeve publike. /Telegrafi

Continue Reading

Lajme

E tmerrshme, në Maqedoni arrestohen dy prindër sepse shitën vajzën e tyre

Published

on

Policia e Maqedonisë ka ngritur padi penale kundër personave E.A. (33) fhe F.B. (38), si dhe një shtetasi belg ne iniciale L.D.S. (38), nën akuzën për tregti me fëmijë nën moshë 14 vjeçare.

EA dhe FB, burrë e grua me qëndrim të përkohshëm në Strugë dhe prind të vajzës kanë bë marrëveshje me shtetasin belg për martesë të detyrueshme të vajzës së tyre. Sipas MPB, për këtë shtetasi belg u ka paguar 2.500 euro dhe disa herë u ka dërguar para përmes Western Union.

Qëllimi i tij ka qenë të rregullojë dokumentacionet e vajzës dhe ta marë në Belgjikē për të bashkëjetuar.

Prindët e vajzës janë arrestuar më 16 maj, pasi është bastisur vendqëndrimi i tyre dhe janë siguruar dëshmi për veprën, kurse shtetasi belg është arrestuar në aeroportin e Shkupit.

Continue Reading

Lajme

Vazhdon shembja e gurëve në afërsi të kufirit me Kosovën

Published

on

Në mesditën e së martes janë shembur disa gurë të mëdhenj pranë pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, në Bllacë.

Si pasojë, rruga kryesore është bllokuar dhe automjetet janë detyruar të gjejnë rrugë alternative për qarkullim.

Mirëpo, shembja e gurëve ka vazhduar edhe më tej.

Ndryshe, gjatë ditës nga Ministria e Infrastrukturës kanë deklaruar se kjo pjesë gjendet në Maqedoninë e Veriut.

“Sipas informacioneve tona, kjo rrëshqitje është në pjesën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sidoqoftë. Menaxheri rajonal është atje dhe presim konfirmimin e tij”, thanë nga MI.

Continue Reading

Aktuale