Connect with us

Teknologji

Facebook do të bëjë një ndryshim në miliarda profile – veproni tani

Published

on

Përdoruesit e Facebook-ut mund të vërejnë diçka që mungon në profilet e tyre muajin e ardhshëm.

Gjigandi i rrjeteve sociale me sa duket po bën ndryshime në fotot e profilit dhe nëse nuk veproni tani, do të zgjidhet një foto e re për ju. Kjo për shkak se Facebook do të heqë qafe plotësisht videot e profilit nga 7 shkurti, transmeton rtv21.tv.

Në vend të kësaj, 2.9 miliardë përdorues të faqes do të jenë në gjendje të përdorin vetëm një imazh tradicional.

Ata që aktualisht kanë një video profili do ta heqin atë pas datës së fundit dhe do ta zëvendësojnë me një foto nga videoja, derisa të vendosin të ngarkojnë diçka tjetër.

Videot e profilit u prezantuan në vitin 2015 për të sjellë pak argëtim në faqet e njerëzve në formën e një klipi 7 sekondash.

Facebook tashmë ka hequr në heshtje mundësinë për të ngarkuar një video të re të profilit.

Një pamje e ekranit e shpërndarë nga eksperti i mediave sociale Matt Navarra paralajmëron përdoruesit se “videot e profilit do të zhduken së shpejti”.

Nuk është e qartë pse Facebook ka vendosur të heqë dorë nga funksioni, por zakonisht vjen si pasojë e mungesës së popullaritetit./21Media/

Continue Reading

Teknologji

Play Store heq mbi 850 mijë aplikacione

Published

on

Aplikacionet që nuk janë përditësuar në dy vjetët e fundit do të hiqen nga Play Store, të gjitha për shkak të kushteve të fundit të përdorimit që Google Play ka ndryshuar, njoftoi Bloomberg të martën.

Ky është rezultat i ndryshimeve të fundit në aspektin e përdorimit, të implementuara së fundi nga Google Play. Rreth 860 mijë aplikacione janë pjesë e këtij spastrimi.

Apple mori masa të ngjashme në App Store në prill, duke paralajmëruar zhvilluesit se do të hiqnin aplikacionet që nuk ishin përditësuar gjatë një periudhe të konsiderueshme. Zhvilluesve u janë dhënë 30 ditë për të përditësuar aplikacionet e tyre për të përmbushur kërkesat.

Në Google Play Store, aplikacionet e prekura nga ky vendim do të fshihen nga rezultatet e kërkimit ose do të hiqen fare. Megjithatë, kjo nuk do të ndodhë përpara datës 1 nëntor, kur Android 13 pritet të jetë i disponueshëm në telefonat Google Pixel.

Arsyeja pse zbatohen këto masa është mbrojtja e përdoruesve nga instalimi i aplikacioneve që mund të mos kenë veçoritë dhe opsionet më të fundit të sigurisë.

Sipas firmës analitike Pixalate, 68 për qind e aplikacioneve nga Play Store dhe App Store janë përditësuar në dy vjetët e fundit.

Continue Reading

Teknologji

Çmimet e veturave të përdorura: Këto janë 10 modelet më të kërkuara në tregun gjerman

Published

on

Ndërsa automjetet e përdorura kushtonin mesatarisht 21.793 euro në mars 2021, në mars 2022 mesatarja u rrit në 26.817 euro. Makina deri në 20 vjeç me një kilometrazh maksimal deri në 200.000 kilometra u analizuan.

Edhe pse çmimet janë duke u përmirësuar minimalisht, nuk duhet pritur një ndryshim i trendit, për shkak të normës së lartë të inflacionit.

Ekskluzivisht për Focusonline, motori më i madh gjerman i kërkimit për tregun e makinave të përdorura Mobile.de ka përzgjedhur 10 modele në të cilat rritja e çmimit është më e theksuar.

Krahasimi është bërë ndërmjet marsit 2021 dhe marsit 2022.

Rritja mesatare e çmimeve të të gjitha makinave të përdorura të listuara në Mobile.de gjatë kësaj periudhe ishte 23.1 për qind, dhe interesant është se numri i reklamave ra me 24.3 për qind. Kjo tregon se tregu i makinave të përdorura po zbrazet dalëngadalë.

Këto janë dhjetë modelet me rritjen më të lartë të çmimeve:

1) Volkswagen Polo

Çmimi mesatar për një Polo të përdorur (motor benzine) është rritur me 38 për qind brenda një viti. Në mars 2021, një makinë e vogël qyteti ishte në dispozicion për një mesatare prej 10.105 euro, dhe aktualisht është mesatarisht 13.941 euro.

2) Volkswagen Golf

Çmimet u rritën me 31 për qind. Një Golf i përdorur me naftë kushton sot mesatarisht 20.018 euro – pothuajse po aq sa Golf 8 i ri me motor benzine (20.395 euro).

3) Volkswagen Touran

Çmimi mesatar i Touran në një vit u rrit me 24 për qind në 21.653 euro.

4) Audi A6

Numri i Audi A6-ve të përdorura në njoftime ra me rreth 21 për qind gjatë vitit dhe çmimet u rritën me 24.5 për qind në një mesatare prej 36.000 euro.

5) Mercedes S Class

Mercedes S-Class po bëhet edhe më i rrallë në reklama, është ulur oferta e dizelit (minus 38 për qind), për të cilin kërkohen mesatarisht 72.622 euro (rritje prej 11.4 për qind).

6) Mercedes G Class

Me një rritje çmimi prej 38 për qind – shuma mesatare për një G-Class të përdorur është 166.689 euro.

7) Fiat 500

Çmimet e vogëlushit italian janë rritur me 18.8 për qind – që do të thotë se duhet të lini mënjanë mesatarisht mbi 13,400 euro për versionin me benzinë.

8) Mini Cooper

Mini është mesatarisht 21.3 për qind më i shtrenjtë, oferta është ulur për 11 për qind, ndërsa çmimi mesatar është 15.789 euro.

9) Toyota Prius

Një makinë e përballueshme si Toyota Prius duhet të jetë një magnet për klientët për momentin. Sipas portalit Mobile.de, çmimi mesatar është rritur me “vetëm” 13.6 për qind.

10) Tesla Model 3

Çmimet e makinës elektrike më të kërkuar në treg janë befasuese. Edhe pse ne prisnim rritje të lartë, çmimi mesatar i Tesla Model 3 u rrit me vetëm 6.3 për qind në 48.721 euro.

Continue Reading

Teknologji

Robot që lexojnë trurin dhe rroba që dëgjojnë? Ja si do të duket teknologjia në të ardhmen

Published

on

E ardhmja po vjen, madje më shpejt se sa mund ta mendoni. Teknologjitë që për momentin janë në zhvillim e sipër, do ta ndryshojnë mënyrën se si jetojmë, mënyrën si kujdesemi për trupin tonë, dhe do të na ndihmojnë të shmangim katastrofën për shkak të ndryshimeve klimatike.

Pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo, teknologjia po përmirësohet me shpejtësi, duke ofruar risi të reja dhe projekte revolucionare. Disa nga mendjet më të mprehta janë duke krijuar një pjesë tjetër të teknologjisë së ardhshme, e cila do ta ndryshojë plotësisht mënyrën se si e jetojmë jetën tonë.

Mund të duket sikur përparimi shkencor është i qëndrueshëm. Por gjysmë shekullin e fundit, ne kemi përjetuar një periudhë të përmirësimeve teknologjike të jashtëzakonshme. Aktualisht po ndodhin risi të tjera që janë frymëzuar direkt nga ajo që deri dje quhej fantashkencë. Ja cilat janë disa prej tyre:

Gjenerimi i imazheve përmes Inteligjencës Artificiale

Ndërsa Inteligjenca Artificiale vazhdon t’i kryejë punët po aq mirë sa edhe njerëzit, asaj i është shtuar një industri e re: bota e artit. Studiuesit në kompaninë “OpenAI”, kanë krijuar një softuer që është në gjendje të krijojë imazhe sipas kërkesave të formuluara nga njeriu.

Mjafton të shkruani “një qen me një kapele kauboji që këndon nën shi”, dhe do të keni një mori imazhesh krejtësisht origjinale që i përshtaten atij përshkrimi. Madje, mund të zgjidhni se në çfarë stili të artit do të realizohet kërkesa juaj.

Megjithatë, kjo teknologji nuk është e përsosur dhe ka ende probleme, si për shembull kur japim kërkesa të paqarta për dizajnimin e personazheve vizatimorë. Kjo teknologji e njohur si Dall-E është versioni i dytë pas atij të parë, dhe ekipi që merret me të planifikon të vazhdojë ta zhvillojë më tej.

Në të ardhmen, ne mund ta shohim këtë teknologji të përdorur për të krijuar ekspozita arti. Po ashtu ajo mund të përdoret nga kompanitë për të bërë ilustrime të shpejta, origjinale apo sigurisht, për të revolucionarizuar mënyrën se si krijojmë meme në internet.

Robotë që lexojnë trurin e njeriut

Nuk është më një libër i fantashkencës. Përdorimi i teknologjisë së leximit të trurit është përmirësuar jashtëzakonisht shumë vitet e fundit. Një nga përdorimet më interesante dhe praktike që kemi parë të testuar deri më tani vjen nga studiuesit e “Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë” në Lozanë (EPFL).

Falë një algoritmi të mësimit të makinerisë, një krahu robotik dhe një pajisje ndërvepruese tru-kompjuter, këta studiues kanë arritur të krijojnë një mjet për pacientët tetraplegjikë (ata që nuk mund të lëvizin pjesën e sipërme ose të poshtme të trupit) për të ndërvepruar me botën.

Gjatë testeve, krahu robotik kryente detyra të thjeshta si lëvizja rreth një pengese. Më pas, algoritmi do të interpretojë sinjalet nga truri duke përdorur një pajisje EEG për të përcaktuar automatikisht se kur krahu bën një lëvizje që truri e konsideronte të pasaktë, për shembull duke lëvizur shumë afër pengesës ose duke ecur shumë shpejt.

Me kalimin e kohës, algoritmi mund t’i përshtatet preferencave individuale dhe sinjaleve të trurit. Në të ardhmen, kjo mund të çojë në krijimin e karrigeve me rrota të kontrolluara nga truri apo një makineri ndihmëse për pacientët tetraplegjikë.

Kockat e printuara në 3D

Printimi 3D është një industri që premton gjithçka, nga ndërtimi i lirë i shtëpive, deri tek armatura e fortë e përballueshme në aspektin ekonomik. Por një nga përdorimet më interesante të teknologjisë është ndërtimi i kockave të printuara 3D.

Kompania “Ossiform” është e specializuar në printimin 3D për qëllime mjekësore, duke krijuar zëvendësime specifike për zëvendësimin e kockave të ndryshme tek pacientët, nëpërmjet fosfatit të trikalciumit, një material me veti të ngjashme me kockat e njeriut. Përdorimi i këtyre kockave të printuara 3D është çuditërisht i lehtë. Një spital mund të kryejë një skaner MRI, që më pas dërgohet tek “Ossiform”, i cili krijon një model 3D të implantit specifik për pacientin që i nevojitet. Kirurgu e pranon dizajnin dhe më pas, pasi të jetë printuar, kocka mund të përdoret në kirurgji.

E veçantë tek këto kocka të printuara 3D, është fakti se për shkak të përdorimit të fosfatit trikalcium, trupi do të rimodelojë impiantet. Kjo do të thotë se ato do të mundësojnë rivendosjen e plotë të funksionit që kishte kocka që do të zëvendësohet.

Holograme shumë realiste

Hologramet mbushnin dikur librat dhe filmat fantastiko-shkencorë. Sot megjithëse ekziston, mbetet një gjë e vështirë për t’u përdorur nga të gjithë. Gjithsesi, një teknologji e mundshme që mund ta ndryshojë këtë quhet “holobricks”. E zhvilluar nga studiuesit e “Universitetit të Kembrixhit” dhe “Disney Research”, holobricks janë një mënyrë për të bashkuar holograme

të shumta për të prodhuar një imazh 3D të madh dhe pa probleme.

Problemi me shumicën e hologrameve të sotme, është sasia e të dhënave që kërkojnë të përdorin, sidomos në një shkallë të gjerë. Një ekran i rregullt HD për një imazh 2D kërkon rreth 3 GB në sekondë për t’u gjeneruar. Një hologram me madhësi dhe rezolucion të ngjashëm do të ishte më afër 3 Terrabajt (TB) për sekondë, që është një sasi e madhe të dhënash.

Për ta shmangur problemin, holobrick sigurojnë seksione individuale të një imazhi të madh holografik, duke e reduktuar shumë sasinë e të dhënave të nevojshme. Kjo përfundimisht mund të çojë në përdorimin e hologrameve për argëtimin e përditshëm të konsumatorëve si filmat, lojërat dhe ekranet dixhitale.

Rroba që mund të dëgjojnë

Teknologjia e veshjes ka bërë hapa të mëdhenj me kalimin e viteve, duke i shtuar funksione të reja aksesorëve dhe rrobat që veshim çdo ditë. Një rrugë premtuese përfshin prodhimin e rrobave që dëgjojnë. Studiuesit në “Massachusetts Institute of Technology” (MIT) kanë krijuar një pëlhurë, e cila është në gjendje të dallojë një rrahje zemre, duartrokitje apo edhe tinguj shumë të dobët.

Ekipi pretendon se ajo mund të përdoret në teknologjinë e prodhimit të rrobave për të verbrit. Po ashtu mund të përdoret në ndërtesa për të zbuluar çarje apo tendosje, apo edhe në prodhimin e rrjetave të peshkut për të zbuluar zhurmën që bën peshku nën ujë. Për momentin, materiali i përdorur është i trashë dhe është një punë ende në progres. Por shkencëtarët shpresojnë ta hedhin në treg për përdorim nga konsumatorët gjatë viteve të ardhshme./ Bota.al

Continue Reading

Aktuale