Connect with us

Sport

Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Portugali

Published

on

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, e ka nisur vitin 2022 si kampione. Ajo e ka fituar medaljen e artë në garën Grand Prix që po mbahet në Portugali.

Në finale ajo e mposhti me ippon kroaten Ana Viktorija Puljiz.Xhudistja kosovare ka zhvilluar garën në kategorinë 52 kilogramë dhe ka shënuar katër fitore për të marrë medaljen e artë.

Continue Reading

Sport

Media serbe shkruan për pagën e Xherdan Shaqirit, kështu e quan qytetin ku jeton ai!

Published

on

Mediat në Serbi frikësohen kur përmendet emri i yllit nga Republika e Kosovës, Xherdan Shaqiri.

Ende e kanë të freskët Kaliningradin, kur Xherdan Shaqiri me Granit Xhakën shënuan golat për Kombëtaren e Zvicrës dhe e rrëzuan Serbinë, duke e mposhtur me rezultat 2:1 pikërisht me 22 qershor të vitit 2018 në kuadër të Kampionatit Borëror.

Media serbe “Kurir” shkruan me titull cinik: “Zbulohet sa fiton Xherdan Shaqiri në “qytetin serb””. Chicagon e quan “qytet serb”, sipas tyre ka shumë serb që jetojnë aty.

“Shoqata e Futbollit MLS ka zbuluar se sa fitojnë lojtarët në Amerikë dhe Xherdan Shaqiri është në krye të listës për sa i përket fitimeve.

Ish-futbollisti i Liverpool-it dhe Lyonit, këtë dimër u transferua në Chicago, paga që merr është 7.35 milionë dollarë, sipas të dhënave të publikuara nga MLS.

Djaloshi i lindur në Gjilan luan për Zvicrën dhe në disa raste ka shprehur intolerancë dhe urrejtje ndaj popullit serb.

Ai i feston rregullisht golat ndaj kombëtares sonë me “shqiponjë dykrenare”, e shpesh herë në daljet publike lavdëron UÇK-në.

Shaqiri këtë sezon ka shënuar vetëm dy gola në nëntë ndeshje dhe ka një asistim. Ai ka nënshkruar kontratë me klubin e ri deri në vitin 2024.

Ai mund të humbasë titullin e më të paguarit këtë verë dhe do ta kalojë Lorenzo Insigne, i cili këtë verë kalon nga Napoli te Toronto.

Futbollisti i Los Angeles Galaxy, Javier Hernandez e nisi sezonin me një pagë prej gjashtë milionë dollarësh dhe sulmuesi i Interit nga Miami, Gonzalo Higuain, me 5.1 milionë, me një kompensim total pak më pak se 5.8 milionë dollarë”, shkruan media serbe./BotaSot/

Continue Reading

Sport

Liverpooli fiton, shpreson ende në titull

Published

on

Liverpooli ka shënuar fitore me rezultat 2:1 në konak të Southampton-it.

“Reds-at” ende shpresojnë se do të fitojnë titullin e kampionit, ekip që ka një pikë me pak se lideri Manchester City.

Për Liverpoolin shënuan Minamino (27′) e Matip (67′) dhe për Southampton Redmond (13′).

Reprezentuesi i Shqipërisë, Armando Broja, u paraqit 82 minuta për ekiopin e Southamptonin

Manchester City kryeson me 90 pikë pas 37 jave në Premier League, ka një më shumë se Liverpooli dhe Southampton është i 15-ti me 40.

Continue Reading

Sport

Broja kërcënon Liverpool-in

Published

on

Southamptoni ka fatin e titullit të Premier League-s në dorë, Armando Broja kërcënon Liverpool-in!

Liverpool-i luan sot një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Të kuqtë do të përballen me Southampton-in, që tashmë ka në dorë edhe fatin e titullit në Premier League.

Nëse bardhekuqtë fitojnë këtë mbrëmje, atëherë Manchester City shpallet matematikisht kampion.

Në të kundërt fitorja e Liverpool-it e dërgon diferencën në një pikë.

Continue Reading

Aktuale