Connect with us

Lajme

Detaje nga zjarri në Tetovë, është lënduar pronari i shtëpisë së djegur

Published

on

Është lënduar pronari i shtëpisë në të cilën ka shpërthyer zjarri rreth orës 19:00 në vendbanimin Koltuk të Tetovës, janë informacionet fillestare të njoftuara nga SPB-ja e Tetovës.

Zjarri ka përfshirë dy shtëpi dhe është vënë nën kontroll nga zjarrfikësit për rreth një orë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në SPB Tetovë në orën 19:20 është raportuar zjarri në një shtëpi në pronësi të I.S (50). Zjarri u përhap në shtëpinë fqinje ku nuk banonte askush. Pronari I.S ka marrë djegie dhe më pas është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore”, njofton policia e Tetovës.

Fqinjët në lagjen Koltuk janë trembur nga forca e zjarrit për shkak të një flake të fortë. Po ashtu, të gjitha shtëpitë e këtij vendbanimi në një pjesë kodrinore janë të lidhura me njëra-tjetrën, gjë që ka qenë shkak për frikë shtesë tek ata nga zgjerimi i mundshëm i zjarrit.

“Rreth orës 19:00 dëgjova një sirenë, dola të shikoja si ishte dhe pashë një flakë. Pashë që këta ishin fqinjët sipër meje, vrapova, pashë tym dhe flakë 15 metra nga çatia lart. Me fqinjët u përpoqëm të ndihmonim me ujin nga cisternat, ju e dini që këtu është specifike për ujin. Zjarrfikësit kanë mbërritur në kohë, falë tyre, nëse do të vonoheshin pesë minuta, një shtëpi tjetër do të digjej. Nuk pati shpërthim, por u prishën kabllot e rrymës. E gjithë lagjja Koltuk dhe ‘Dva Bresta’ dhe Çarshia e Epërme nuk kanë rrymë”, tha Ivica Gjorgjeski.

Zjarri shpërtheu në një shtëpi në rrugën “Vukashin Simovski”. Nga Njësia Territoriale Zjarrfikëse e Tetovës kanë bërë të ditur se janë dërguar katër makina zjarrfikëse për të intervenuar në këtë zjarr./Telegrafi/

Continue Reading

Bota

Putin raportohet se është operuar fshehurazi

Published

on

Presidenti rus Vladimir Putin raportohet se së fundi i është nënshtruar një operacioni kirurgjik për të hequr lëngun nga barku mes spekulimeve në rritje se shëndeti po i përkeqësohet, shkruan në një llogari anti-Kremlin në Telegram.

Putini iu nënshtrua operacionit të enjten mbrëma, i cili zgjati deri të premten në mëngjes, sipas kanalit në Telegram, “General SVR“, i cili pretendohet se drejtohet nga një ish-spiun rus.

Kanali më tej pretendon se operacioni i liderit rus dhe shërimi i mëvonshëm u mbuluan të nesërmen duke përdorur teknologjinë “deepfake” për të simuluar praninë në videot e një takimi të planifikuar të këshillit të sigurisë së Rusisë, raporton nypost.

Kanali pretendoi javën e kaluar se presidenti rus kishte regjistruar paraprakisht pamjet në një përpjekje për të mbuluar operacionet e ardhshme dhe po planifikonte të përdorte dyshe trupore nëse ishte e nevojshme.

Në prill, gazeta investigative ruse “The Project” raportoi se Putini ishte vizituar rregullisht nga një onkolog dhe spekuloi se lideri vuante nga kanceri i tiroides.

Raporti përfshinte gjithashtu një listë të sëmundjeve të tjera me të cilat përballej rusi, nga lëndimet e hokejit deri te dhimbja e shpinës nga një incident me kuaj.Sipas raportit, Putin thuhet se lahet me gjak të nxjerrë nga brirët e drerit, të cilat janë prerë ndërsa janë duke u rritur dhe janë me gjak të freskët. “Banjat e pështira me brirë” janë një terapi alternative në rajonin Altai të Rusisë, i cili kufizohet me Kazakistanin dhe Mongolinë.

Besimtarët thonë se banjat përmirësojnë sistemin kardiovaskular dhe rinovojnë lëkurën.Spekulimet rreth shëndetit të liderit kanë vazhduar teksa ai shihet mbajtur distancë me vartësit e tij ose duke vepruar në mënyrë të çuditshme gjatë paraqitjeve publike. /Telegrafi

Continue Reading

Lajme

E tmerrshme, në Maqedoni arrestohen dy prindër sepse shitën vajzën e tyre

Published

on

Policia e Maqedonisë ka ngritur padi penale kundër personave E.A. (33) fhe F.B. (38), si dhe një shtetasi belg ne iniciale L.D.S. (38), nën akuzën për tregti me fëmijë nën moshë 14 vjeçare.

EA dhe FB, burrë e grua me qëndrim të përkohshëm në Strugë dhe prind të vajzës kanë bë marrëveshje me shtetasin belg për martesë të detyrueshme të vajzës së tyre. Sipas MPB, për këtë shtetasi belg u ka paguar 2.500 euro dhe disa herë u ka dërguar para përmes Western Union.

Qëllimi i tij ka qenë të rregullojë dokumentacionet e vajzës dhe ta marë në Belgjikē për të bashkëjetuar.

Prindët e vajzës janë arrestuar më 16 maj, pasi është bastisur vendqëndrimi i tyre dhe janë siguruar dëshmi për veprën, kurse shtetasi belg është arrestuar në aeroportin e Shkupit.

Continue Reading

Lajme

Vazhdon shembja e gurëve në afërsi të kufirit me Kosovën

Published

on

Në mesditën e së martes janë shembur disa gurë të mëdhenj pranë pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, në Bllacë.

Si pasojë, rruga kryesore është bllokuar dhe automjetet janë detyruar të gjejnë rrugë alternative për qarkullim.

Mirëpo, shembja e gurëve ka vazhduar edhe më tej.

Ndryshe, gjatë ditës nga Ministria e Infrastrukturës kanë deklaruar se kjo pjesë gjendet në Maqedoninë e Veriut.

“Sipas informacioneve tona, kjo rrëshqitje është në pjesën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sidoqoftë. Menaxheri rajonal është atje dhe presim konfirmimin e tij”, thanë nga MI.

Continue Reading

Aktuale