Connect with us

Kosovë

Ushtruan dhunë ndaj një femre, arrestohen tre persona

Published

on

Ushtruan dhunë ndaj një femre, arrestohen tre persona
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se janë arrestuar tre të dyshuar në Obiliq, dy meshkuj dhe një femër, pasi që dyshohet se kanë ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare.

Sipas raportit, viktima është dërguar në strehimore.

Të dyshuarit pas intervistimit me rekomandim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet.

Continue Reading

Kosovë

Nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe Turqisë për furnizimin e FSK-së

Published

on

Kosova dhe Turqia kanë nënshkruar një marrëveshje ndërshtetërore në fushën e mbrojtjes, përkatësisht për furnizim me artikuj dhe produkte për shërbime të mbrojtjes. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ministri kosovar, Armend Mehaj, e nënshkroi këtë marrëveshje me udhëheqësin e Presidencës së Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Ismail Demir.

“Kjo marrëveshje ka rol të jashtëzakonshëm në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës. Minsitri Mehaj ka falënderuar shtetin e Turqisë për mbështetjen në fushën e mbrojtjes dhe ka thënë se një mbështetje e tillë është e rëndësishme për synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO. Turqia, vend anëtar i NATO-s, viteve të fundit e ka ndihmuar FSK-në, kryesisht përmes donacioneve.

Continue Reading

Kosovë

Kurti takohet me shqiptarët në Michigan

Published

on

Kurti po vazhdon takimet në SHBA.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është duke vazhduar vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa gjatë qëndrimit në Michigan ka takuar bashkatdhetarët që punojnë në këtë shtet.

Kurti vlerësoi kontributin e mërgatës në shtetet e Bashkuara të Amerikës për çështjen e Kosovës, për ndihmën në financimin e sistemit shëndetësor dhe arsimor në vitet e ’90-ta, pasuar me luftën çlirimtare të vitit 1999 dhe me përpjekjet për rindërtim të pasluftës.

Duke vlerësuar rolin e mërgatës sonë, kryeministri theksoi se në programin qeverisës mërgata llogaritet si pjesë thelbësore e zhvillimit të qëndrueshëm të Republikës së Kosovës.

“U bisedua për mundësitë dhe potencialin për zhvillim të partneritetit dhe thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe transferim të dijes dhe përvojës nga mërgata në Kosovë, gjë që synohet të arrihet nëpërmjet dialogut me mërgatën” thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Continue Reading

Kosovë

Alarm për bombë në Rektoratin e UP-së, policia rrethon objektin

Published

on

Policia e Kosovës e ka rrethuar Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, pasi që dyshohet për bombë.

E gjithë kjo ka ndodhur pasi që në rektorat është pranuar një e-mail anonim me përmbajtje kërcënuese.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar rektori i UP-së, Naser Sahiti.

“Administrata (e Universitetit) e ka pranuar një e-mail anonim për një bombë, prandaj policia e kanë rrethuar objektin”, ka thënë Sahiti për Demokracia.com.

Ai ka shtuar se nuk e dinë se prej kujt ka ardhur ky kërcënim.

Demokracia.com do t’ju mbajë të informuar për këtë zhvillim…

Continue Reading

Aktuale