Connect with us

Bota

Raketa e Elon Musk që mbeti në hapësirë është rrugës për t’u përplasur në Hënë

Published

on

Një raketë e lëshuar nga kompania e eksplorimit të hapësirës së Elon Musk është rrugës për t’u përplasur në Hënë dhe për të shpërthyer.

Sipas BBC, përforcuesi Falcon 9 u lansua në vitin 2015, por pas përfundimit të misionit të tij, nuk kishte karburant të mjaftueshëm për t’u rikthyer drejt Tokës dhe kështu mbeti në hapësirë.

Astronomi Jonathan McDowell tha për BBC News se do të jetë përplasja e parë dhe e pakontrolluar – që dihet – e raketave me Hënën.

Por efektet do të jenë të vogla, thotë ai.

Raketa u braktisë në orbitë të lartë shtatë vjet më parë pasi përfundoi një mision për të dërguar një satelit të motit hapësinor në një udhëtim milion milje.

Pajisja ishte pjesë e programit të Musk për eksplorimin e hapësirës, SpaceX, një kompani tregtare që synon përfundimisht t’u ofrojë njerëzve mundësinë për të jetuar në planetë të tjera.

Continue Reading

Bota

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Published

on

By

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë nga një grua gjatë një bisede që ai kishte me qytetarët në rrugët e Parisit.

Në videon që është bërë virale në rrjetet sociale, shihet presidenti francez Macron teksa i afrohet një grupi personash për t’i përshëndetur, por një grua nis ta qortojë dhe menjëherë i afrohet dhe e godet me shuplakë. Pas këtij veprimi, shihet se gruaja është neutralizuar nga persona të tjerë si dhe punonjës të sigurisë.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që Macron merr një sulm të këtij lloji, ai i mëparshmi ishte në vitin 2021. Në rastin e vitit të shkuar, Macron iu afrua një grupi për t’i përshëndetur kur një person i veshur me një bluzë të gjelbër e tërhoqi me një dorë, ndërsa me tjetrën e goditi në fytyrë. Qytetari që qëlloi presidentin u neutralizua, ndërsa mediat franceze raportuan se ai thirri “Poshtë Makronizmi”. Ende janë të paqarta, shkaqet që provokuan incidentin. Pas goditjes së kreut të shtetit francez, dy persona u arrestuan nga policia lokale.

Continue Reading

Bota

Është zgjidhur misteri i deleve që bënin rrethin në Kinë!

Published

on

By

Është zgjidhur misteri i deleve që bënin rrethin në Kinë!

Javën e kaluar, një video e deleve në Kinë duke lëvizur në rrathë për 12 ditë u bë virale në mediat sociale

Pronari i fermës tha në atë kohë se nuk mund ta kuptonte pse kjo sjellje ishte zhvilluar tek delet dhe pasi videoja origjinale u publikua nga kanali shtetëror kinez People’s Daily, ai tha se delet ishin të shëndetshme.

Menjëherë pas publikimit të videos, u zhvilluan teori konspirative që shkuan aq larg sa flisnin për shenja që tregonin “fundin e botës”.

Sipas shkencëtarëve, megjithatë, shpjegimi për sjelljen e deleve ka shkaqe krejtësisht natyrale dhe sigurisht që nuk lidhet me sëmundjen listeriozë, e cila mund të shkaktojë çorientim te kafshët, pasi të gjitha kafshët e prekura prej saj ngordhin brenda 48 orëve.

“Duket se këto dele janë mbajtur në një vend për një kohë të gjatë dhe kjo mund të ketë bërë që ato të sillen në mënyrë të çuditshme, pra të qarkullojnë për shkak të stresit të shkaktuar nga burgimi i tyre i gjatë”, tha profesori Matt Bell nga Departamenti i Bujqësisë i Universitetit. në Gloucester.

“Sapo filluan disa dele, pastaj u bashkuan të tjerat sepse janë kafshë tufe dhe duan të jenë me “miqtë” e tyre”, shtoi profesori britanik.

Continue Reading

Bota

Makina futet brenda një dyqani në SHBA, 1 viktimë dhe 19 të plagosur

Published

on

By

Makina futet brenda një dyqani në SHBA, 1 viktimë dhe 19 të plagosur

Një makinë ka përfunduar brenda një dyqani “Apple” në SHBA, duke i marrë jetën një personi dhe duke plagosur 19 të tjerë. Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit, ndërsa autori dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit

“Një SUV me ngjyrë të errët kaloi me një shpejtësi marramendëse dhe goditi shumë njerëz”, tha prokurori i qarkut, ndërsa drejtuesi është ende i paidentifikuar.

Njësitë reaguese gjetën “shumë pacientë të plagosur para dyqanit dhe brenda në dyqan, ndërsa disa të tjerë ishin ngjitur pas murit nga automjeti”, tha shefi i zjarrfikësve gjatë një konference shtypi të hënën.

Apple lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se “zemrat tona janë me anëtarët e ekipit dhe klientët tanë që u plagosën dhe të gjithë ata që u prekën nga ky incident i tmerrshëm”.

Dyqani Apple ndodhet në këndin e pasmë të dyqaneve luksoze Derby Street. Hyrja e dyqanit përballet me një parking të madh ku qindra vizitorë ecin çdo ditë.

Zona e blerjeve është veçanërisht e ngarkuar gjatë sezonit të festave, me dyqanin Apple dhe restorantet dhe dyqanet përreth që mbledhin turma të mëdha këtë kohë të vitit.

Continue Reading

Aktuale