Connect with us

Lajme

Pendarovski: Do t’i afrohemi rekordit të Turqisë nëse nuk fillojmë bisedimet me BE-në sivjet

Published

on

Është zvogëluar mbështetja e qytetarëve për anëtarësimin në BE, besimi po bie, ndërsa edhe në tërësi – nuk ka lajme të mira në rajon rreth zgjerimit. Integrimi ekonomik duhet të shkojë paralelisht me atë politik. Nëse këto procese lëvizin të ndara, ashtu siç ekzistojnë angazhime, është e mundur të kemi një rritje ekonomike të caktuar, por të menaxhohemi nga autokratët. Baza për këtë është hedhur poshtë, retorika antiperëndimore në mediume në të gjithë rajonin është në rritje të pabesueshme dhe ka tendencë të bëhet dominante nëse tashmë nuk është, ndërsa edhe si rajon po shkojmë prapa në demokraci, tha presidenti Stevo Pendarovski në tryezën e sotme të rrumbullakët të ambasadorëve “Inkuadrimi i Ballkanit Perëndimor drejt BE-së: tregim i gjatë i (pa)përfunduar – Qëndrueshmëria e kursit të politikës së jashtme të Maqedonisë”.

Sipas Pendarovskit, nëse vendi edhe këtë vit nuk i fillon negociatat me BE-në, do të plotësojë 17 vite pritje para derës që dukshëm do t’i afrohet rekordit famëkeq të Turqisë.

Ai porositi se BE-ja nuk ka asnjë arsye racionale, strategjike ose taktike të frikohet nga inkuadrimi i Ballkanit Perëndimor sepse edhe efekti ekonomik dhe demografik i të gjashtë vendeve do të ishte shumë më i vogël se inkuadrimi i çdo shteti tjetër anëtar.

“Zgjerimi në tërësi është de fakto i ngrirë disa vite përpara. Nëse jemi real, duhet të tregojmë se BE-ja ende për fat të keq, është kthyer dhe ka debate se si duhet të duket e ardhmja e Evropës. Një pjesë e mirë e politikës së jashtme për momentin është e preokupuar me krizën në Ukrainë, por nevojitet angazhim i veçantë i Ballkanit Perëndimor”, theksoi presidenti.

Për qëndrueshmërinë e kursit të jashtëm politik të Maqedonisë, tha se për fat të keq, ekzistojnë tendenca të caktuara negative.

“Gjithnjë e më shumë anketat tregojnë se mbështetja për integrimin evropian po zvogëlohet, po zvogëlohet më shumë se mesatarja në Ballkanin Perëndimor ose thënë ndryshe, gjithnjë e më shumë qytetarë tanë janë pro njërës prej alternativave të mundshme të BE-së. Në përgjithësi, imazhi nuk është aq i errët dhe i keq. Ne jemi ende mirë në atë pjesë sepse kemi bërë kompromise mjaft të vështira për të cilat kemi paguar një çmim të lartë dhe pjesë e këtij çmimi është edhe mbështetja e reduktuar nga qytetarët që mendojnë se tashmë jemi thellë në negociata me BE-në. Ai çmim, nëse vazhdon bllokada, pres të rritet sepse këtë vit do të plotësojmë 17 vjet si vend kandidat për anëtarësim. “Ne po i afrohemi rekordit famëkeq të Turqisë, e cila ka negociuar me dekada dhe praktikisht është e ngrirë në negociata”, tha Pendarovski.

Ai përmendi se pa mbështetjen e qytetarëve, kursi i politikës së jashtme nuk mund të jetë i qëndrueshëm. Por, segment i rëndësishëm për qëndrueshmërinë është edhe lufta kundër korrupsionit dhe klientelizmit.

“Nëse duam të jemi pjesë e organizatave perëndimore evropiane dhe të kemi mbështetje nga qytetarët, këtu duhet të tregojmë rezultate të mira”, potencoi Pendarovski.

Sipas tij, lajme të mira arrijnë nga të dy motorët – Gjermania dhe Franca. Qeveria e re gjermane vazhdon me tempo të pandërprerë ta mbështesë integrimin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht të vendit tonë, ndërsa Franca edhe kundrejt faktit se do të ketë zgjedhje presidenciale, vjen me një retorikë krejtësisht të ndryshme.

“Në vlerësimin tim, dy fjalimet e fundit të presidentit francez janë retorikë disa nivele më lartë në favor të integrimit të rajonit. Ai thotë se Ballkani Perëndimor nuk është vetëm një pjesë gjeografike e Evropës dhe se nuk duhet t’i kthehet shpina. Kjo është mirë, theksoi Pendarovski.

Për nonpejperët me origjinë të panjohur të cilët qarkullojnë në rajon, vlerësoi se nuk kanë arritur të reflektojnë mbi politikat e jashtme të shteteve evropiane, përveç në mediume.

“Megjithatë, nuk ndikuan mbi politikat e qendrave të mëdha evropiane apo të gjithë anëtareve të BE-së, veçanërisht në nonpejperin fillestar në të cilin flitet gjoja për zgjidhje përfundimtare të shpërbërjes së Jugosllavisë. Në tërësi flitet për ndryshim të kufijve. Është mirë që për mendimin tim tregon se ndoshta iniciatori joformal i atyre nonpejperëve vjen nga rajoni, jo nga Evropa dhe më gjerë, tha Pendarovski.

Ai mendon se është lajm i shkëlqyer angazhimi i përforcuar i bashkësisë evropiane në Ballkanin Perëndimor. Për herë të parë pas 30 vitesh pavarësi, ai theksoi se deputetë të posaçëm nga tre shtete po merren njëkohësisht me rajonin.

Pendarovski u kthye edhe në sigurinë e rajonit, duke e përmendur situatën në BeH, por edhe dialogun Prishtinë-Beograd i cili, siç theksoi, zhvillohet me tempo të ngadaltë dhe kryesisht në nivel teknik.

Në fund përfundoi se nuk mund të ketë bashkëpunim rajonal më të mirë nëse nuk ka infrastrukturë të mirë rajonale, porositi Pendarovski dhe i bëri thirrje BE-së sa më shpejtë ta realizojë Planin për rindërtim sepse kontribuon për mbështetje më të madhe dhe besim nga qytetarët.

Në fjalën hyrëse, kryetari i Këshillit të ambasadorëve, Muhamed Halili theksoi se titulli i debatit është bazuar në dy supozime dhe një përfundim.

“Supozimi i parë është se asnjëherë nuk do të përfundojë integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa i dyti është se procesi do të përfundojë. Të dy supozimet janë bazuar në deklaratat e samiteve të Këshillit Evropian, nga viti 2003 deri në 2020. Supozimi i parë nuk ka arsye të mbijetojë sepse e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE dhe këtu nuk ka dilema. Mendoj se dilema e dytë është zgjidhur sepse është shprehur qartë përkushtimi i vendeve anëtare të BE-së që vendet e Ballkanit Perëndimor të kenë perspektivë evropiane”, nënvizoi Halili.

Tryeza e rrumbullakët e ambasadorëve “Inkuadrimi i Ballkanit Perëndimor drejt BE-së: tregim i gjatë i (pa)përfunduar – Qëndrueshmëri e kursit të jashtëm politik të Maqedonisë”, mbahet në Klubin e deputetëve në Shkup, në organizim të Këshillit të ambasadorëve. Folës janë edhe zëvendëskryeministri për Eurointegrime Bojan Mariçiq, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, kryetari i Komisionit kuvendor për Punë të Jashtme Antonio Milloshoski, si dhe euroambasadori Dejvid Gir. Do të flasin edhe ambasadorët e Italisë, Sllovenisë, Francës, Holandës, zëvendëshefat e misioneve nga ambasadat e Gjermanisë dhe të SHBA-së, si dhe ish ambasadorët Muhamed Halili, Aleksandra Naqeva-Ruzhin, Lupço Arsovski, Tihomir Ilievski dhe Gjorgji Filipov.

Continue Reading

Lajme

Gostivari pushton mediat e Shqipërisë

Published

on

By

Dje, në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Bashkisë së Tiranës z.Erion Veliaj, ishte në Gostivar. Atij ju akordua titulli Qytetar Nderi i Gostivarit me motivacionin promovim dhe mbështetje e jashtëzakonshme për qytetin e Gostivarit.
Në fjalën e tij kryetari Komunës z.Arben Taravari tregoi miqësinë e veçantë që e lidh me kryebashkiakun tiranas, dhe shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë projektet e mbështetura nga Veliaj në Gostivar.
Nga ana e tij Erion Veliaj tregoi se dashuria e dedikimi i tij për Gostivarin, ishte e natyrshme për të, sepse ky qytet në drejtimin e Taravarit është një histori suksesi dhe është e lehtë të afeksinohesh pas komunave të sukseshme.
Më poshtë ju sjellim vegëzat dhe video nga ngjarja e cila u trajtua nga mediat më të rëndesishme të Shqipërise, kjo padyshim është një mjeshtri e Taravarit për promovimin e Gostivarit në arenën rajonale.



Veliaj nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Gostivarit: Krenar të kontribuoj për këtë qytet. Taravari: Tirana, qyteti më dinamik në Ballkan
Veliaj “Qytetar Nderi” i Gostivarit: “Krenar të kontribuoj për këtë qytet”; Taravari: “Tirana, qyteti më dinamik në ballkan” – Vizion Plus
Veliaj nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Gostivarit – Tv Klan

Continue Reading

Lajme

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit publik Vullnet Selimi zgjidh problemin e 163 të punësuarve pa kontrata

Published

on

By

163 punonjës shëndetësor në Shtëpitë e Shëndetit publik – Shkup që javën e kaluar protestuan në shenjë pa kënaqësie për faktin se kishin disa muaj që punonin pa kontrata pune tashmë çështja e tyre është zgjidhur.
Edhe pse ka vetëm pak ditë që është emëruar në krye të detyrës së drejtorit organizativ në Shtëpinë e Shëndetit publik- Shkup, drejtori Vullnet Selimi ka njoftuar se në koordinim me Ministrinë e Financave ka arritur të zgjidh çështjen e këtyre punonjësve.
“Pas pëlqimit të marrë nga Ministria e Financave gjatë javës së ardhshme do tu paguhen pagat për këto muaj si dhe do tu përgatisim kontratat për muajt vijues”, ka shkruar Selimi në rrjetin social Facebook.
https://www.facebook.com/1461036551/posts/pfbid064nfVH252tzRrKFk4qE13g3EuSFEis637cn3m7PemKZPsNkUbAUBSP4XosuDoHerl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë

Published

on

By

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24

“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Aktuale