Lajme
Si të shmangni shenjat e plakjes rreth syve


Lëkura rreth syve është më e hollë dhe më e ndjeshme, gjë që e bën atë më të prirur ndaj dëmtimit dhe shenjave të plakjes. Në fakt, lëkura rreth syve tanë është zakonisht vendi i parë ku njerëzit tregojnë shenja të plakjes me sy të fryrë, vija të holla poshtë syve, rrudha rreth syve dhe rrathë të errët.
Hidratimi dhe heqja e rrudhave
Rrudhat dhe rrudhat rreth syve janë shenjat më të zakonshme të hershme të plakjes. Gjërat që bëjmë çdo ditë, si fërkimi i syve, mund të krijojnë rrudha në këmbët e patës dhe rrudha të tjera në sy, edhe nëse nuk jemi të kujdesshëm për atë që bëjmë.
Është gjithashtu e rëndësishme të përdorni produktet e duhura dhe të ndiqni rutinën e duhur, të tilla si heqja e duhur e grimit, aplikimi i një kremi hidratues dhe kundër plakjes dhe kremi kundër diellit.
Pini ujë
Sado e thjeshtë që tingëllon, pirja e ujit është një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëni. Uji mund të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, shkaku kryesor i ënjtjes së syve. Duke shmangur gjithashtu ushqimet e kripura dhe duke rritur marrjen e ujit, ju mund të reduktoni mbajtjen e ujit për të reduktuar fryrjen. Përveç pirjes së ujit, në mëngjes kur zgjoheni para se të përdorni ndonjë produkt kujdesi, derdhni ujë të ftohtë në fytyrë për të reduktuar ënjtjen rreth syve.
Flini mirë
Një nga ndryshimet më të thjeshta, por ndonjëherë më të vështira në stilin e jetës që duhet të bëni për të parandaluar shenjat e plakjes është të vazhdoni me një orar të qëndrueshëm të gjumit. Kur mbani një model të qëndrueshëm të gjumit, hormonet dhe bioritmet në trupin tuaj çlirohen gjatë fazave të ndryshme të gjumit dhe duke ndryshuar shpesh gjumin, trupi juaj do të jetë i hutuar se kur t’i lëshojë ato. Kjo, nga ana tjetër, prish procesin biologjik, duke çuar në substanca inflamatore në gjak, të cilat mund të dëmtojnë lëkurën dhe të çojnë në plakje të parakohshme. Përveç kësaj, gjumi i vazhdueshëm u jep produkteve kundër plakjes mundësinë për të punuar më mirë. Qëndrimi që flini mund të ndikojë gjithashtu në lëkurën tuaj. Për të parandaluar bllokimin e poreve dhe akumulimin në lëkurën tuaj,
Hani ushqimet e duhura
Përveç pirjes së madhe të ujit dhe gjumit të mirë, ngrënia e ushqimeve të duhura mund të ndihmojë në parandalimin e shenjave të plakjes. Ushqimet e pasura me vitaminë C, si specat e verdhë, ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit të lëkurës nga radikalet e lira. Proteinat e dobëta, të tilla si ato që gjenden në vezë, ndihmojnë në ndërtimin e kolagjenit për të parandaluar relaksimin. Ushqimet e pasura me selen, si elbi me drithëra të plota, ndihmojnë në luftimin e dëmtimit UVA/UVB. Salmoni ka një sërë agjentësh kundër plakjes, duke përfshirë acidet yndyrore omega-3 që reduktojnë inflamacionin dhe i japin lëkurës një pamje më rinore.
Lajme
Edhe në sondazhin e ri Taravari shumë pranë Ahmetit
Lideri i ASH-së, Arben Taravari sërish i afrohet me popullaritet atij të BDI-së, Ali Ahmeti. Në sondazhin e fundit realizuar nga Instituti për Politika Publike (IPP) “Arbën Xhaferi”, Taravari është katër përqind pas Ahmetit.
“Sondazhi i IPP Arbën Xhaferi i realizuar ekskluzivisht me shqiptarë në Maqedoninë e Veriut tregon se kur bëhet fjalë për opinionin publik për liderët partiakë, Ali Ahmeti (BDI) është më i popullarizuari, me besueshmëri neto prej zero (neutrale) dhe 49.7% të opinioneve pozitive. Arben Taravari (ASh) qëndron afër si i dyti, me besueshmëri neto prej -9.4 dhe 45% të opinioneve pozitive”, thuhet në sondazhin e relaizuar nga IPP “Arbën Xhaferi”.
Pas Ahmetit dhe Taravarit radhitet Izet Mexhi, si figure politike e popullarizuar te shqiptarët edhe pse nuk është kryetar partie. Pas Mexhitit janë Kasami i Besës dhe lideri i Alternativës, Gashi radhitet i fundit.
“Pas tensioneve të brendshme në BDI, Izet Mexhiti, lideri i fraksionit brenda BDI-së i njohur si “Grupi i Zjarrit” është lideri i tretë partiak më i popullarizuar me besueshmëri neto prej -28.8% dhe 35.3% të opinioneve pozitive. Bilall Kasami (Lëvizja Besa) renditet i katërti, me besueshmëri neto prej -43% dhe 28.2% të opinioneve pozitive. Lideri partiak me përkrahjen më të vogël popullore është Afrim Gashi (Alternativa), me besueshmëri neto prej -74.6% dhe vetëm 12.4% të opinioneve pozitive”, thuhet më tej në sondazhin e relaizuar nga IPP “Arbën Xhaferi”.
30.8% e shqiptarëve kanë thënë se do të votonin për BDI-në nëse zgjedhjet parlamentare do mbaheshin nesër. ASh renditet e dyta me 14.9%, e ndjekur nga Lëvizja Besa me 9.6%. Alternativa do të merrte vetëm 2% të votave, ndërsa PDSH është fare afër zeros (0.3%). Ndër partitë maqedone, 1.6% e shqiptarëve do të votonin për LSDM-në dhe vetëm 0.1% për VMRO-DPMNE-në.
“Interesante është se në mesin e atyre që kanë thënë se do të votonin për BDI-në, një e treta prej tyre (31.7%) do të zgjidhnin të votonin për “Grupin e Zjarrit” në rast se ky fraksion do të kandidonte si i pavarur nga BDI-ja. Kjo do të ndikonte seriozisht në skenën politike shqiptare, duke ulur përqindjen e votave të BDI-së në 19.5%, ndërsa “Grupi i Zjarrit” do të renditej si forca e katërt politike me 9.3%”, qendron në sondazhin e relaizuar nga IPP “Arbën Xhaferi”.
Sondazhi është realizuar me 1,000 të anketuar të moshës 18 vjeç e lart ku pjesëmarrësit janë anketuar ndërmjet 15 dhe 21 marsit përmes intervistave telefonike. Hulumtimi është kryer duke përdorur metodologjinë e përzgjedhjes rastësore, duke siguruar një përfaqësim gjithëpërfshirës të popullatës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, bazuar në karakteristikat demografike si gjinia, mosha, arsimi, si dhe njësia zgjedhore dhe komuna ku ata jetojnë. Margjina e gabimit është 3.1 pikë, me një nivel besimi 95 për qind.
Lajme
Taravari: Me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është bërë shtet i sigurt
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, thotë se me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është shtet i sigurt dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit.
Në Facebook ai shkruan se RMV si anëtare e NATO-s jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore.
“Më 27 mars të vitit 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare më e re në NATO. Nga ky moment RMV, si pjesë e Aleancës më të fuqishme Veriatlantike, është shtet i sigurtë dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit të vendit. RMV, si anëtare e NATO-s, jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore. Agresioni rus kundër Ukrainës duke rrezikuar sigurinë globale, edhe njëherë dëshmoi se duke qenë pjesë e NATO-s, qytetarët tanë dhe vendi janë të mbrojtur nga ana e aleancës së shteteve më të fuqishme në botë”.
“Aleanca për Shqiptarët kishte fatin që të kontribuojë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. ASh me dinamikë dhe seriozitet të njëjtë do të japë kontributin politik dhe programor në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE së bashku me sfidat e ndryshimeve kushtetuese që janë parakusht dhe objektiv parësor i anëtarësimit të vendit në BE”, ka shkruar Taravari me rastin e 3 vjetorit të anëtarësimit të RMV-së në NATO.
Lajme
Anëtarë te Besës nga Gostivari kalojnë në ASH
Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.
Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare