Komente
Nesimi: Diplomacia e Maqedonisë së Veriut është shkurtëpamëse dhe nuk shikon “pas maleve”


Çështjet e mëdha dhe teër senzitve për vendin, në këtë rast edhe për kombin, nuk është mirë t’i zhvilojnë politikanë të emëruar nga ndonjë parti e caktuar.
Qëndrimet për çështje të tilla duhet të ndërtohen nga elita intelektuale e vendit, pa marë parasysh përcatimet e tyre partiake, vlerëson ish publicist dhe politikani shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Mahi Nesimi.
“Problemet që trajtohen nuk i tagojnë vetëm përkrahësit e pushtetit, por qytetarët e mbarë vendit, e në këtë rast ara së gjithash të maqedonasve. Sa kam unë informacione, grupet punuese të plës maqedonase janë të përbëra vetëm nga përfaqësues të pushtetit”, thotë Nesimi në një intervstë për mkd.mk.
Sipas tij diplomacia e Maqedonisë së Veriut është shkurtëpamëse dhe nuk shikon “pas maleve”.
“Rrugëtimin drejt BE-së ne e filluam në vitin 2005, bashkë me Kroacinë. Në atë koha unë isha ambassador i Republikës së Maqedonisë në Zagreb. Në vitin 2013 Kroacia u bë anëtare e plotë e BE-së. Ne ende nuk i kemi filluar negociatat. Kam përshtypjes se me anëtarësimin e Kroacisë në BE është rrumbullakësur dëshir e përbashkët e të gjitha vendeve anëtare për zgjerim. Kuptohet se këtë nuk do ta thotë asnjë vend antar, por punët si duket lëvizin n atë drejtim”, shprehet Nesimi.
Komente
Jahiu: Sa poshtë ka rënë BFI, kujdeset për EVN-në e jo për popullin


Jahiu: Sa poshtë ka rënë BFI, kujdeset për EVN-në jo për popullin
Gazetari Ylber Jahiu ka reaguar pas deklaratave të kreut të BFI-së, të cilat i bëri gjatë takimit me ministrin e Ekonomisë. Jahiu thotë se BFI ka rënë në nivel të ulët, duke lejuar që të reduktohet ezani dhe ndriçimet e xhamive dhe ua mban dertin kompanive energjetike.
Postimi i plotë i Ylber Jahiut:
Të nderuar miq!
E lexuat me siguri edhe ju nivelin në të cilin ka rënë BFI-Maqedoni!
Imagjinoni në ditën më të madhe të javës të Premten ose (e Xhuma) në xhami do të flitet se si të kursehet rryma.
Por, çfarë në fakt do të sugjeroj BFI dhe kryetari i myftinisë?
Do të sugjeroj hoxhallarët që për të kursyer rrymën të Premten të mos e thirin Ezanin me autoparlant por të ngjiten në Sherife, të mos përdorin mikrofonat por të ligjërojnë pa to, të shuajn dritat e minareve për të kursyer…
BFI duhet të kujdeset për jetën fetare të besimtarëve Musliman në RMV e jo të kujdeset për interesin e EVN-së, MEPSO-s dhe ELEM-it.
Hajr inshallah…
Post: https://www.facebook.com/100000170813438/posts/pfbid0nLMsN2bh1wyfdcK1V9wLovPeA8Byg6cCoQsKrP15PHkVSSAWgUmFjRPh1hz9Z12kl/
Komente
Driton Nebiu: Aleanca më e bashkuar se kurrë, nuk ka kush na përçan


Driton Nebiu, ish funksionar shtetëror nga radhët e Aleancës për Shqiptarët dhe njëri nga zërat më aktiv të kësaj partie ka kundërshtuar zërat për përçarje apo largime nga kjo parti.
Sipas Nebiut, këto janë thashetheme të përgatitura nga partitë kundërshtare, ndërsa shton se vendimet i marrin organet e partisë. Ish drejtori nga radhët e ASH-së, thotë se Aleanca nuk mund të përçahet pasi aktivistët e themeluesit e saj janë të “ngjitur si thoji me mishin”.
“Mos u merrni me thashetheme sepse Aleanca për Shqiptarët ka organet e saj partiake që marrin vendime, konkretisht Kuvendi i Partisë. Andaj rrini të qetë se nuk ka kush e përçan një Aleancë, që i ka të lidhur të gjithë aktivistë e themelues mes vete si thoji me mishin”, ka shkruar Driton Nebiu nga Haraçina.
Sipas Nebiut, Aleanca për Shqiptarët vazhdon të jetë e bashkuar rreth idesë dhe qëllimit kryesor të saj.
Komente
Hajredini: Sela bëri gjestin që se bëri asnjë kryetar tjetër shqiptar


Hajredini: Sela bëri gjestin që se bëri asnjë kryetar tjetër shqiptar
Xhevdet Hajredini përmes një postimi në profilin e tij ka kujtuar se Ziadin Sela nuk duhet haruar veprimet e mëdha të Ziadin Selës si përzgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi dhe shumë gjëra të tjera shkruan Top24.
“Me rastin e dorëheqjes së Ziadin Selës, vetëm me qëllim që të mos harrohet, ka nevojë të theksohet se edhe zgjedhja e Talat Xhaferit u bë me votën e tij dhe pa votën e Ali Ametit.
Ka pas raste, përkundrazi, dorëheqje të mos japin edhe kryetarë partie të cilët shumë herë, ose përherë ti kenë humb zgjedhjet, dhe për shkaqe tjera dorëheqje të kenë premtuar dhe premtimin kurrë nuk e kanë zbatuar.”
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare