Connect with us

Shkupi

Disa lagje dhe fshatra të Shkupit nesër pa energji elektrike

Published

on

Një pjesë e shfrytëzuesve të lagjes Petrovec, në rrugët “5”, “7”, “9” dhe një pjesë e rrugës “1”, nesër nga ora 8:00 deri në ora 11:00: 30 do të mbeten pa furnizim me energji elektrike.

Nga ora 9:00 deri në ora 14:00, pa energji elektrike do të jenë pjesë e konsumatorëve nga rruga “22” dhe “20” në lagjën Kisella Jabuka, nga ora 9:00 deri në ora 14:00 shfrytëzuesit nga një pjesë e fshatit Idrizovë, nga ora 10:00 deri në ora 14:00 pjesa nga rruga “Anton Dimitrov” në lëvizje nga rruga “Skender Beg” në rrugën “Robespjerova”, si dhe rrugët “Radoe Dakiq” dhe “Skender Beg” në lagjen Draçevë, ndërsa nga ora 11:00 deri në ora 14:00 pjesë e fshatit Haraçinë afër marketit SEID.

Siç informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave të Qytetit të Shkupit, shkak për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike është kryerja e intervenimeve të planifikuara teknike në rrjetin shpërndarës nga ekipet e EVN Maqedoni SHA.

Continue Reading

Lajme

Së shpejti linjë e re autobusi nga Saraji në Radushë dhe anasjelltas

Published

on

By

Drejtori i NTP -Shkup, Aleksandar Stojkovski, sot në seancën e Këshillit të Qytetit të Shkupit për pyetje të këshilltarëve njoftoi se ndërmarrja është duke punuar për futjen e linjës së re të autobusëve Radushë – Saraj.

Kjo linjë futet me kërkesë të banorëve, dhe pas analizës së përgatitur e cila është në fazën përfundimtare nga NTP- Shkup. Linja e re do të përmirësojë dukshëm lidhjen e vendbanimit të Radushës me Sarajin, ndërsa banorët e Radushës do të kenë transport të rregullt.

Drejtori Stojkovski në seancën e sotme theksoi se nuk ka vonesa në linjat e rregullta të autobusëve për komunën e Sarajit, dhe se bëhet fjalë për praktikë e rregullt të qarkullimit të autobusëve sipas orarit veror me numër të reduktuar të linjave.

Me qëllim të përmirësimit të transportit publik, Qyteti i Shkupit me përkushtim po punon në futjen e linjave të reja të autobusëve, ndërsa në seancën e sotme të Këshillit është miratuar Vendim që të futen edhe dy linja të rregullta autobusësh.

Continue Reading

Shkupi

Nesër do të bëhet dezinsektimi i hapësirave të Shkupit

Published

on

By

Qyteti i Shkupit ka njoftuar qytetarët se nesër në orët e hershme të mëngjesit do të bëhet dezisenktimi i hapësirave të Shkupit, për çka ka alarmuar edhe qytetarët që merren me bletari, transmeton Portalb.mk.

“Njoftojmë qytetarët se me datë 29.04.2021 do të fillojë dezinsektimi me aeroplan në territorin e qytetit të Shkupit kundër larvave të mushkonjave”, deklarojnë nga Qyteti i Shkupit.

Kjo është faza e parë e dezinsketimi, ndërsa në rast të kushteve jo të favorshme atmosferike, një proces i tillë mund të anulohet për nesër.

Continue Reading

Shkupi

Regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup me 27 dhe 28 prill

Published

on

By

Ministria e Brendshme njofton qytetarët se në datat 27 dhe 28.04.2022 (e mërkurë dhe e enjte), për shkak të vizitës zyrtare të vendit tonë nga ana e Presidentit të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Republikës së Turqisë, N.E. Mustafa Shenton do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në rrugët qendrore të qytetit të Shkupit.

Për këto arsye, SPB Shkup apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që t’u binden urdhrave të dhëna nga punonjësit e uniformuar policor./KlanMacedonia/

Continue Reading

Aktuale