Connect with us

Shëndeti

Ja se çka përmban suxhuku që në Kosovë kushton 99 centë

Published

on

Në një debat ku është diskutuar për sigurinë e mishit të përpunuar në vend, nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë janë deklaruar edhe për përmbajtjen e suxhukut që kushton 99 centë.

Zëdhënësi i AUV’it, Lamir Thaçi, ka thënë se ky lloj suxhuku nuk e ka shumicën mish.

Sipas tij, shumica është sojë që është e lejueshme për konsum human.

“Në deklaracion të atij suxhuku shkruan saktë se çka ka në përbërjen e tij. Unë s’mund të jap spekulime sepse nuk kam me vete shifra të inspektimeve për testimin e përbërësve të ushqimeve.

Suxhuku që kushton 99 centë nuk e ka shumicën mish. Shumica është sojë që është e lejueshme për konsum human dhe ka përbërës të tjerë, ka imitime”, ka thënë Thaçi në kallxo.com.

Continue Reading

Shëndeti

Si të rikupëroheni nga helmimi prej ushqimit?

Published

on

Pasojat e helmimit ushqimor janë të ndryshme për çdo njeri. Disa përjetojnë ngërçe në stomak, kurse të tjerë diarre dhe të vjella. Gjithashtu mund të përjetohet edhe marrje mendsh dhe dehidratim. Në listën më poshtë do të gjeni ushqimet që janë provuar se u bëjnë mirë personave të helmuar nga ushqimi.

Çaji i mentes

Mentja përdoret shumë në aromaterapi. Vaji i saj ka efekt relaksues dhe qetëson trupin. Kjo cilësi e saj është perfekte për ata që vuajnë nga helmimi ushqimor, pasi lehtëson spazmat dhe dhimjen. Përgatisni një filxhan të ngrohtë çaj menteje dhe spazmat në stomak do t’ju largohen.

Uthulla e mollës

Uthulla e mollës në stomak qetëson traktin gastro-intestinal. Ajo ka natyrë alkaline dhe nuk i lejon bakteret të popullojnë stomakun. Është perfekte për të parandaluar edhe shumimin e mikroorganizmave që kanë shkaktar helmimin ushqimor.

Uji

Diarreja është një prej pasojave të helmimit ushqimor. Gjatë kësaj kohe, trupi humbet shumë lëngje dhe dehidratohet. Pirja e sa më shumë uji e ndihmon trupin të hidratohet përsëri. Gjithashtu eliminon toksinat dhe bakteret e tjera që do të përshpejtojnë shërimin.

Karbon aktiv (ushqimor)

Karboni aktiv është ideal për gazrat dhe substancat e padëshëriuara që dëmtojnë trupin dhe ju shpëton prej tyre.

Limoni

Bakteret mund të zhduken në praninë e aciditetit duke përshpejtuar kështu shërimin nga helmimi ushqimor. Përgatisni një lëng me limon dhe shtoni pak mjaltë ose sheqer. Mund t’i shtoni gjithashtu pak limon çajit.

Mollët

Lehtësojnë urthin dhe parnadalojnë acidin refluks. Mollët përmbajnë susbastnca që shkatërrojnë bakteret shkaktare të diarresë dhe mikroorganizmat që shkaktojnë dhimbje stomaku.

Bananet

Kaliumi ndihmon në lehtësimin e efekteve anësore të helmimit ushqimor. Ndihmon gjithashtu të merrni veten shpejt.

Borziloku

Gjethet e borzilokut të përziera me një lugë gjelle mjaltë janë një trajtim efektiv për infeksionet në fyt dhe stomak. Vetëm pas disa orësh do ta ndieni veten shumë më mirë.

Kumini

Farat e tij qetësojnë lëngjet në stomak. Shtoni disa fara në supë për të përshpejtuar procesin e shërimit.

Xhinxheri

Xhinxheri ka efekte të shkëlqyera kundër sëmundjeve të aparatit tretës. I kombinuar me mjaltin ai është një trajtim i mirë për dhimbjen dhe reduktimin e inflamacionit.

Continue Reading

Shëndeti

Pacienti më i ri me kancer lëkure në Maqedoni është 11 vjeç

Published

on

Pacineti me i ri me kancer në lëkurë tek ne është 11 vjeçar, thonë nga Klinika për sëmundje të lëkurës. Në Parkun e Qytetit të Shkupit sot kishte kontrolle falas ku u zbulua kanceri i lëkurës te 30 persona. Pa dhimbje dhe e shkurtë është procedura për të zbuluar ndryshimet e lëkurës në dermatoskop.

Ky aparat e zbulon se vallë ndryshimet në lëkurë janë beninje ose malinje. Sot qindra kontrolle falas janë bërë në Parkun e Shkupit me moton “Të mbrohemi nga dielli, të parandalojmë kancerin e lëkurës”, organizuar nga shoqata e dermatologëvr me rastin e javës për Luftë kundër kancerit të lëkurës.
Doktorët thonë se ekspozimi i gjatë në diell është shkak për paraqitjen e kancerit në lëkurë. Lëkura nuk mbrohet vetëm në plazhë, por gjatë gjithë verës, thotë doctor Silvia Duma nga Klinika e Lëkurës.
Në klinikë ka edhe ambulantë të veçantë ku kontrollohen këto ndryshime.

Qytetarët thonë se këto kontrolla janë të shkëlqyeshme dhe relaksusese pa termin. Në vitin 2022 mbi 100 mijë qytetarë të BE janë diagonstikuar me melanom.

Continue Reading

Shëndeti

Mbroni sytë dhe trurin nga lodhja e ekranit me këto tri lloje ushqimesh

Published

on

E mbyllni ditën me dhimbje koke nga përdorimi i tepërt i kompjuterit apo telefonit?

Shikimi juaj është dobësuar dhe keni vështirësi në fokusim?

Ju mund të jeni duke vuajtur simptomat ndaj ekspozimit të madh ndaj dritës së ekraneve.

Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj ekraneve të kompjuterit, televizorit apo telefonit mund të shkaktojë probleme duke filluar që nga shëndeti i syve deri tek problemet me pagjumësinë.

Muskujt e syve tuaj do të dobësohen më shpejt duke ju sjellë problem në fokusim.

Një problem ky që mund të ju shkaktojë vështirësi të përhershme në shikim.

Mënyrat më mtë mira dhe efiskase për t’u mbrojtur nga këto simptoma janë ato natyrale.

Sigurohuni të merni sa më shumë vitamina nga ushqimet.

Tri lloje Ushqime Që Mbrojnë Sytë dhe Trurin
AgroWeb.org në këtë artikull do t’ju tregojë tre lloje ushqimesh të cilat mbrojnë sytë dhe trurin

Studimet e fundit tregojnë se për të përforcuar shikimin dhe për të shamngur lodhjen duhet të konsumoni sa më shumë fruta e perime.

Përdorni ushqime që përmbajnë karotenoide dhe antioksidantë të cilat ndihmojnë në përmirësimin e shkimit dhe shplodhjen e syrit.

Ato lidhen edhe me veti të tjera kuruese siç janë parandalimi i dhimbjes së kokës, lodhjes apo pagjumësisë.

Ekspertët rekomandojnë tre lloje ushqimesh ato me ngjyrë të gjelbër, portokalli dhe të kuqe.

Perimet jeshile që përmbajnë burime të mira të karotenoideve janë lakra, spinaqi dhe brokoli.

Vitamina të tjera të vlefshme mund të gjeni edhe tek produktet shumëngjyrshe siç janë porokalli, karrotat apo patatet e ëmbla.

Tek ushqimet e kuqe rekomandohet shumë speci i kuq, domatja, salmoni apo mishi i kuq.

Continue Reading

Aktuale