Bota
Gjermani: Nuk ndryshojnë masat aktuale ndaj koronavirusit


Për shkak të përhapjes së vrullshme të varianit omikron të virusit federata dhe landet i përmbahen masave aktuale kufizuese ndaj pandemisë, por japin edhe një perspektivë hapjeje.
Federata dhe landet duan t’i përmbahen kursit aktual të masave ndaj pandemisë së koronavirusit. „Eshtë e drejtë ta vazhdojmë këtë kurs”, tha kancelari Olaf Scholz pas konsultimeve (24.01) me kryeministrat e landeve. Kësisoj do të vazhdojë të jetë në fuqi kufizimi i kontakteve, „kudo ku grumbullohen shumë njerëz bashkë”. Kancelari shtoi, se: „Ne nuk e dimë se si do të zhvillohen më tej shifrat e infeksioneve”,nëse do të ketë zhvillime dramatike” apo nëse Gjermania do ta kalojë relativisht mirë këtë periudhë. Ndaj është e rëndësishme, “që të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm”.
Federata dhe landet kanë arritur gjithashtu „në përfundimin, se në thelb javët e ardhshm gjithçka do të mbetet kështu siç është aktualisht”, tha kryeministri i Saksonisë, Michael Kretschmer. “Pra nuk do të ketë ashpërsim të masave, por as zbutje të tyre.” Fakti që dinamika e përhapjes së variantit shumë ngjitës Omikron deri tani në Gjermani ka qenë e ulët krahasuar me vendet e tjera, ka të bëjë me masat mbrojtëse të aplikuara me vendosmëri, thanë Scholz dhe Kretschmer njëzëri. Kryeministri i Saksonisë iu referua së ashtuquajturësrregullorja 2G (i shëruar ose i vaksinuar) për aksesin në mjediset e tregtisë me pakicë (përpos supermerkatove) dhe kufizimeve në gastronomi.
Kryeministri i landit të Renanisë Verior-Vestfalisë, Hendrik Wüst pas konsultimeve theksoi angazhimin e dyfishtë për luftimin e pandemisë. „Ne duhet që javët e ardhëshme të orientohemi në dy drejtime”, tha politikani kristiandemokrat. Federata dhe landet do të verifikojnë eventualisht edhe ashpërsimin e masave, por njëkohësisht do të kujdesen edhe për perspektivën e hapjes. Ministria e Shëndetësisë pret që vala omikron të arrijë kulmin në mes të shkurtit.
Sipas të dhënave të kryebashkiakes që qeverisës në Berlin Franziska Giffey federata dhe landet ranë dakord për luftimin e pandemisë në tre drejtime: në sfondin e rritjes së shifrave të infeksioneve synohet mbrojtja e infrastrukturës kritike, rishqyrtimi i sistemit të gjurmimit të kontakteve dhe ndryshimi i strategjisë së testimeve.
Federata dhe landet vendosën gjithashtu ndryshim të dukshëm të strategjisë së ndjekur deri tani me testet. Paraqitja e vërtetimit për testin më të sigurtë PCR ndaj infeksionit me koronavirus do të aplikohet për grupet më të rrezikuara si personeli i klinikave dhe strehimoreve të kujdesit. Të gjithë personat e tjerë në të ardhmen edhe pas një testi pozitiv mund ta verifikojnë atë me një test të dytë të shpejtë. Arsyeja e këtij ndryshimi ka të bëjë me posedimin jo mjaftueshëm të testeteve PCR. Kapacitete aktuale të këtyre testeteve janë rreth 300.000 në ditë, por me rritjen e mundshme të infeksioneve ato do të jenë të pamjaftueshme. Landet i kërkojnë federatës që „sa më shpejt të rrisë kapacitetet me teste PCR”.
Kancelari njëkohësisht prezantoi një fushatë të re për përforcimin e vaksinimit me dozën e tretë. Kjo fushatë sensibilizimi synon t’u drejtohet edhe atyre njerëzve, që deri më sot nuk janë sensibilizuar. Në pllakata, në radio e në rrjetet sociale, sipas të dhënave, përdoret sllogani: „Vaksinimi ndihmon. Edhe të gjithë ata, që ti i do”. Qëllimi është që në ditët e javët e ardhëshme mundësisht sa më shumë njerëz të binden për vaksinimin – kryesisht për vaksinën e parë dhe të tretën përforcuese.
Në Gjermani janë vaksinuar gati 75 përqind e popullsisë me dy dozat e para. „Duhet të jenë shumë më tepër”. Krahasuar me vende të tjera Gjermania është më dobët.
Incidenca shtatë ditore sipas Institutit Robert Koch (RKI) ka arritur vlerën me të lartë me 894,3 (datë 25.01.)0,3 – Qendrat shëndetësore publike njoftuan të martën 126.955 raste të reja në një ditë. Numri i pacientëve në pavionet e trajtimit intensiv ka shërish rritje të lehtë, Sipas të dhënave të hënën (24.01) ishin 2438 pacientë nën kujdes intensiv. Në pikun e valës së katërt në dhjetor kanë qenë rreth 5000 pacientë në trajtim intensiv./DW
Bota
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë


Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë nga një grua gjatë një bisede që ai kishte me qytetarët në rrugët e Parisit.
Në videon që është bërë virale në rrjetet sociale, shihet presidenti francez Macron teksa i afrohet një grupi personash për t’i përshëndetur, por një grua nis ta qortojë dhe menjëherë i afrohet dhe e godet me shuplakë. Pas këtij veprimi, shihet se gruaja është neutralizuar nga persona të tjerë si dhe punonjës të sigurisë.
Durante su visita a París, una mujer le dio una cachetada al presidente de Francia, @EmmanuelMacron por la crisis económica que se vive en el país. pic.twitter.com/UOeQPDVfz3
— Político MX (@politicomx) November 21, 2022
Kjo nuk do të ishte hera e parë që Macron merr një sulm të këtij lloji, ai i mëparshmi ishte në vitin 2021. Në rastin e vitit të shkuar, Macron iu afrua një grupi për t’i përshëndetur kur një person i veshur me një bluzë të gjelbër e tërhoqi me një dorë, ndërsa me tjetrën e goditi në fytyrë. Qytetari që qëlloi presidentin u neutralizua, ndërsa mediat franceze raportuan se ai thirri “Poshtë Makronizmi”. Ende janë të paqarta, shkaqet që provokuan incidentin. Pas goditjes së kreut të shtetit francez, dy persona u arrestuan nga policia lokale.
Bota
Është zgjidhur misteri i deleve që bënin rrethin në Kinë!


Është zgjidhur misteri i deleve që bënin rrethin në Kinë!
Javën e kaluar, një video e deleve në Kinë duke lëvizur në rrathë për 12 ditë u bë virale në mediat sociale
Pronari i fermës tha në atë kohë se nuk mund ta kuptonte pse kjo sjellje ishte zhvilluar tek delet dhe pasi videoja origjinale u publikua nga kanali shtetëror kinez People’s Daily, ai tha se delet ishin të shëndetshme.
Menjëherë pas publikimit të videos, u zhvilluan teori konspirative që shkuan aq larg sa flisnin për shenja që tregonin “fundin e botës”.
Sipas shkencëtarëve, megjithatë, shpjegimi për sjelljen e deleve ka shkaqe krejtësisht natyrale dhe sigurisht që nuk lidhet me sëmundjen listeriozë, e cila mund të shkaktojë çorientim te kafshët, pasi të gjitha kafshët e prekura prej saj ngordhin brenda 48 orëve.
“Duket se këto dele janë mbajtur në një vend për një kohë të gjatë dhe kjo mund të ketë bërë që ato të sillen në mënyrë të çuditshme, pra të qarkullojnë për shkak të stresit të shkaktuar nga burgimi i tyre i gjatë”, tha profesori Matt Bell nga Departamenti i Bujqësisë i Universitetit. në Gloucester.
“Sapo filluan disa dele, pastaj u bashkuan të tjerat sepse janë kafshë tufe dhe duan të jenë me “miqtë” e tyre”, shtoi profesori britanik.
Bota
Makina futet brenda një dyqani në SHBA, 1 viktimë dhe 19 të plagosur


Makina futet brenda një dyqani në SHBA, 1 viktimë dhe 19 të plagosur
Një makinë ka përfunduar brenda një dyqani “Apple” në SHBA, duke i marrë jetën një personi dhe duke plagosur 19 të tjerë. Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit, ndërsa autori dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit
“Një SUV me ngjyrë të errët kaloi me një shpejtësi marramendëse dhe goditi shumë njerëz”, tha prokurori i qarkut, ndërsa drejtuesi është ende i paidentifikuar.
Njësitë reaguese gjetën “shumë pacientë të plagosur para dyqanit dhe brenda në dyqan, ndërsa disa të tjerë ishin ngjitur pas murit nga automjeti”, tha shefi i zjarrfikësve gjatë një konference shtypi të hënën.
Apple lëshoi një deklaratë duke thënë se “zemrat tona janë me anëtarët e ekipit dhe klientët tanë që u plagosën dhe të gjithë ata që u prekën nga ky incident i tmerrshëm”.
Dyqani Apple ndodhet në këndin e pasmë të dyqaneve luksoze Derby Street. Hyrja e dyqanit përballet me një parking të madh ku qindra vizitorë ecin çdo ditë.
Zona e blerjeve është veçanërisht e ngarkuar gjatë sezonit të festave, me dyqanin Apple dhe restorantet dhe dyqanet përreth që mbledhin turma të mëdha këtë kohë të vitit.
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare